Aktualitet

Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me 30 për qind

Svyrydenko tha gjithashtu se inflacioni dhe papunësia ishin në 30 përqind këtë vit

Published

on

Ndërsa pushtimi i Rusisë hyn në muajin e nëntë, ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me 30 për qind këtë vit, tha zëvendëskryeministrja e parë Yulia Svyrydenko.

Në fillim të këtij muaji, ministria e ekonomisë tha se ekonomia ishte tkurrur me rreth 30 për qind në tre tremujorët e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Svyrydenko tha gjithashtu në një konferencë biznesi Ukrainë-Gjermani se inflacioni dhe papunësia ishin në 30 përqind këtë vit./UBTNews/

Vendi

Prodhuesit vendorë i bashkohen aksionit të PDK-së te ndërtesa e Qeverisë

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon aksionin e saj për të pestën ditë me radhë, duke bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës së Qeverisë në shenjë pakënaqësie per mosthirrjen e seancës konstituive.

Mëngjesin e sotëm kësaj proteste i janë bashkuar për herë të parë edhe prodhuesit vendorë, të cilët së bashku me deputetët e PDK-së kanë qëndruar para hyrjes së ndërtesës qeveritare.

PDK-ja ka përsëritur thirrjen që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, me qëllim që të formohen institucionet dhe vendi të dalë nga ngërçi politik. Deputetët e këtij subjekti paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të procesit./ E,A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Lajmet

Kurti nis takimin me Abdixhikun, në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë në takim së bashku me nënkryetaren e LVV-së, Arbërie Nagavci, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist se bisedimet me LDK-në do të mund të kontribuojnë në ecjen përpara dhe në konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Do të shohim se si do të mund të ecim përpara bashkë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive”, ka deklaruar Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Vendi

Asociacioni i Komunave paralajmëron protestë para Qeverisë më 1 shtator

Published

on

By

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vendosur që më 1 shtator, në orën 11:00, të organizojë një protestë përballë ndërtesës së Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, AKK bëri të ditur se protesta organizohet për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Po ashtu, kërkohet zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti qendror, financim i drejtë për komunat dhe ndalimi i ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Lidhur me këtë vendim, Asociacioni i Komunave të Kosovës deklaroi zyrtarisht: “Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi ka nxitur edhe reagime të ndryshme mes krerëve të komunave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë për qasje totalitare dhe për ndëshkimin e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, duke deklaruar se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara