Kulturë

Pozicioni i fjetjes tregon për personalitetin dhe shëndetin tuaj

Fjetja në bark me duart rreth jastëkut.

Published

on

Një nga mënyrat se si t’ju zërë më shpejt gjumi është edhe gjetja e një pozicioni të duhur. Kjo praktikë mjaft personale dhe shumë e dashur për disa, përtej rehatisë së momentit ka edhe efekte konkrete në shëndetin tuaj.

Ju si flini në kurriz, me bark apo në anë, keni menduar ndonjëherë se çdo të thotë kjo për trupin tuaj? Ndiqni të gjitha këshillat e më poshtme për të mësuar më shumë rreth këtij zakoni që e bëni çdo natë.

Fjetja në bark
Nëse flini me bark dhe keni probleme me të fjeturën, pikërisht kjo është arsyeja. Kjo për shkak se mesi dhe qafa nuk janë në nivelet e duhura për të pushuar të qeta gjatë natës. Për të gjithë ata që preferojnë të flenë në këtë pozicion, këshillohet të përdorin një jastëk dhe dyshek shumë të butë në mënyrë që të elemimojnë sadopak presionin në qafë dhe mes. Idealja do të ishte të flini pa jastëk në mënyrë që qafa të jetë në një pozicion sa më të rehatshëm dhe të mos ju krijojë probleme të mëvonshme.

Fjetja në bark me duart rreth jastëkut
E dini se 7% e njerëzve në botë flenë në këtë mënyrë? Bëhet fjalë për pizicionin e fjetjes me bark, kokën e kthyer në anë dhe duart rreth jastëkut. Sipas ekspertëve personat që kanë këtë mënyrë fjetje janë të vendosur dhe nuk janë shumë të hapur ndaj kritikave. Përtej kësaj bëni kujdes me pozicionimin e duhur të qafës pasi mund të shkaktoni dëmtime. Gjithashtu zgjidhni një jastëk të butë dhe jo shumë të lartë për të ulur presionin.

Fjetja me shpinë dhe shumë jastekë
Për të gjithë ju që flini me shpinën e mbështetur mirë në dyshek dhe përjetoni dhimbje të vazhdueshme mesi, ky mund të jetë një nga shkaqet. Kjo mënyrë të fjeturi mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të tjera si ato me gërhitjen. Në këto raste është mirë të flisni me një mejk specialist për ta përmirësuar këtë gjendje.

Fjetja drejt në shpinë
Kjo lloj e fjeturë ndryshe quhet “e fjetura e ushtarit” për shkak të pozicionit që trupi merr. Nëse ju pëlqen të flini të mbështetur në shpinë me kurrizin drejtë dhe duart po ashtu të ngjitura pas trupi me siguri jeni një person i mbyllur. Sipas ekspertëve vetëm 8% e personave në botë flenë në këtë mënyrë dhe studimet kanë treguar se në përditshmëri kanë tendëncën të jenë më të tërhequr.

Pozicioni ylli i detit
Nëse flini në kurriz me duart dhe këmbët e hapura në krevat, dijeni që po flini në një pozicion ylli. Sipas studimeve me gjasë jeni një person që nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe i dëgjoni shumë të tjerët.

E fjetura në anë
Nëse ju pëlqen të rehatoheni në një anë të krevatit me këmbët e mbledhura rreth vetes, atëherë preferoni të jeni sa më rehat. Ndryshe quhet pozicioni i fetusit dhe nuk shkakton ndonjë problem në organizmin tuaj./AgroWeb

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja nën mbrojtje të përkohshme

Published

on

By

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme në Kosovë është pasuruar me 13 asete të reja, pas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit. Kjo listë përfshin një gamë të gjerë lokacionesh, nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, deri te kullat, shtëpitë historike si dhe komplekset industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike në vend.

Në mesin e objekteve dhe lokaliteteve të reja të përfshira në mbrojtje janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky proces do të vazhdojë me identifikimin dhe vlerësimin e mëtutjeshëm të aseteve që bartin vlera të rëndësishme historike e kulturore, me synim përfshirjen e tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes shtetërore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Imazhe Migruese”, ekspozita personale e Bora Baboçit hapet në Prishtinë

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Përmes veprave të saj, ekspozita trajton mënyrën se si imazhet kalojnë nga një material në tjetrin, duke ndryshuar formën, kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Ajo sjell në vëmendje rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe kompozimeve artistike mes periudhave dhe konteksteve të ndryshme kulturore.

Ekspozita synon të nxisë reflektimin mbi transformimin e imazheve dhe kuptimet e reja që ato marrin gjatë këtij procesi.

“Imazhe Migruese” mund të vizitohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026./A.K/

Continue Reading

Lajmet

13 asete të reja të trashëgimisë kulturore përfshihen në listën e mbrojtjes së përkohshme

Published

on

Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e aseteve të përfshira janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia-muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Procesi i identifikimit dhe vlerësimit të aseteve me vlera historike e kulturore do të vazhdojë, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara