Aktualitet

Porti i Durrësit dhe Tivarit kanë rëndësi strategjike për transportin detar të Evropës

Porti i Vlorës është përcaktuar si i vetmi port detar gjithëpërfshirës i rrjetit të zgjeruar TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

Published

on

Bashkimi Evropian përmes Komunitetit të Transportit vlerësoi së fundmi se, Porti i Durrësit në Shqipëri dhe Porti i Tivarit në Malin e Zi kanë rëndësi strategjike për transportin detar në rajon pasi e lidhin atë me rrjetin kryesor Europian të transportit.

Në rishikimin e fundit të planit Rajonal të Transportit, Bashkimi Europian vuri në dukje se, Shqipëria do të zhvendosë shërbimet e përpunimit të mallrave nga portet e Durrësit dhe Vlorës, por ndërkohë vlerësoi se është e rëndësishme që vendndodhjet të kenë lidhje hekurudhore dhe rrugore.

Për sa i përket Porteve Detare të Rrjetit Kryesor Europian (TEN-T) Ballkani Perëndimor, ka dy porte detare, përkatësisht Porti i Tivarit në Mal të Zi”, thuhet në analizën e Komunitetit të transportit.

Por përveç këtyre, porti i Vlorës në Shqipëri është përcaktuar si i vetmi port detar gjithëpërfshirës i rrjetit të zgjeruar TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

BE vë në dukje se, komponentët e infrastrukturës së transportit detar janë përcaktuar në nenin 20 të Rregullores TEN-T, ndërsa nenet 22 dhe 23 përcaktojnë kërkesat e infrastrukturës së transportit detar dhe prioritetet për zhvillimin e infrastrukturës, shkruan monitor.al.

Komponentët e infrastrukturës që lidhen me transportin detar përbëhen nga hapësira detare, kanalet detare, kalatat duke përfshirë infrastrukturën e nevojshme për operacionet e transportit brenda zonës së portit, lidhja e porteve me mënyra të tjera në rrjetin e transportit trans-evropian, diga, etj.

Kërkesat për infrastrukturën e transportit detar sipas Rregullores TEN-T duhet të sigurojë që portet detare të lidhen me linja hekurudhore, linja rrugore, me rrugë ujore të brendshme, përveç rasteve kur kufizimet fizike e pengojnë një lidhje të tillë.

Në raportin vjetor të TEN-T, BE vlerësoi se portet detare në Ballkanin Perëndimor u vlerësuan në pajtueshmëri me kërkesat kryesore infrastrukturore të përcaktuar nga rregullorja TEN-T.

Mospërputhja për Portin e Durrësi i referohet lidhjes së pjesshme hekurudhore, pasi aktualisht vetëm terminali i portit lindor është i lidhur me rrjeti hekurudhor kombëtar, pra dimensioni multimodal i tij për momentin është shumë i kufizuar.

Porti i Durrësit është aktualisht në përputhje me rregulloren e TENT për lidhjen rrugore. Lidhja me rrugët ujore të brendshme nuk është ende e aplikueshme për Portin e Durrësit.

BE thekson se, lidhur me portet e Durrësit dhe Vlorës në Shqipëri, autoritet vendase kanë vendosur që të dy portet ë shndërrohen në marina të mëdha moderne.

Porti aktual tregtar do të transferohet në Portin e Integruar Tregtar i Durrësit ne Porto Romano (9 km në VP të Durrësit) dhe Porti aktual i Vlorës do të transferohet në Portin e integruar Tregtar të Triportit, Vlorë (11 km në veri të Vlorës).

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara