Lajmet

Polonia ndalon hyrjen e gazetarëve në kufirin me Bjellorusinë

Ligji është një goditje për partitë opozitare, të cilat mbrojnë qasje të pakufizuar në media.

Published

on

Presidenti polak Andrzej Duda nënshkroi sot një ligj që kufizon qasjen për organizatat humanitare dhe gazetarët në kufirin me Bjellorusinë, ku po ndodh kriza e emigrantëve.

Ligji është një goditje për partitë opozitare, të cilat mbrojnë qasje të pakufizuar në media.

Sipas gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u shpall në kufi në shtator, ajo skadon në mesnatë, mediave dhe organizatave humanitare u ndaluan plotësisht qasja, përcjell Reuters.

Opozita polake pretendon se qëllimi i ndalimit është mbulimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndërsa qeveria thotë se masat kufizuese janë të nevojshme për arsye sigurie.

Sipas rregullave të reja, ministri i brendshëm mund të kufizojë hyrjen në zonën kufitare, pas konsultimit me kreun e shërbimit kufitar.

Megjithatë, gazetarët dhe OJQ-të mund të hyjnë në bazë të vendimit të drejtuesve të kontrollit vendor të kufirit.

Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski tha se do të urdhëronte një ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën përreth kufirit.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Minskun për provokim të krizës së emigrantëve për shkak të sanksioneve që janë vendosur.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka akuzuar BE-në për provokim të qëllimshëm të një krize humanitare në kufi.

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania për në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Procedura e ekstradimit u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet përkatëse policore. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Monodramë, Dokumentarë dhe Muzikë: Çfarë shënoi ditën e tretë të “Etno Fest”

Published

on

By

Dita e tretë e festivalit “Etno Fest” solli një gërshetim të arteve skenike, trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kolektive, duke përfshirë shfaqje teatrale, demonstrime tradicionale, dokumentarë historikë dhe muzikë live.

Programi artistik nisi me monodramën “No Surprises”, me regji të Endrit Gashit dhe interpretim të Ergjan Mehmetit. Shfaqja u prezantua përmes një qasjeje skenike interesante, duke trajtuar përjetimet e individit, raportin e tij me realitetin bashkëkohor dhe dimensionin emocional të dashurisë.

Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore u prezantua etno-performanca “Zeje në zhdukje: Farkëtari”. Përmes demonstrimit praktik të mjeshtërisë së farkëtimit, performanca vuri në pah rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të zanateve tradicionale.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e dy dokumentarëve me tematikë nga historia e Kosovës:

“Ferdonija” me autorë Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti: Një rrëfim për historinë dhe qëndresën e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila jeton me kujtimin e bashkëshortit dhe katër djemve të saj të humbur gjatë luftës.

“Pesë lulet, një notë e humbur” me autor Fatlum Haziri: Dokumentar që trajton temën e helmimeve të nxënësve në shkollat e Kosovës gjatë viteve ’90, i ndërtuar mbi dëshmi, intervista dhe materiale arkivore.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën me “Etno Nejën”, ku interpretoi grupi “Ardian Behrami CIPA & Band”, duke sjellë përpunime muzikore për publikun pranishëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara