Botë

Politika e Uashingtonit ndaj Iranit, ja si do të ndikojë rezultati zgjedhor

Published

on

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në politikën e Uashingtonit kundrejt Iranit.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente në këto zgjedhje, pritet të çojë përpara politikën me fokus në diplomaci, kanë thënë ekspertët.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidat i republikanëve, pati udhëhequr me politikën e “presionit maksimal” gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, dhe pritet të ketë qasje të ngjashme të ashpër, thonë analistët.

Ashpërsi e kalkuluar e Harrisit?

Në fillim të tetorit, Harris ka habitur jo pak njerëz kur e ka përshkruar Iranin si “armikun më të madh” të Uashingtonit, duke lënë mbrapa Rusinë dhe Kinën.

Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington, ka thënë se komentet e saj nuk duhet të shihen me vlerë nominale. Harris ka thënë “atë që është dashur të thotë”, për hir të politikave të brendshme, dhe për të qetësuar lobin pro-izraelit.

Fushata e Harrisit synon “ta pozicionojë atë gati në një linjë me Trumpin kur është fjala për Iranin”, ka thënë Gregory Brew, analist i lartë në Grupin e Euroazisë me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Harris pritet të vazhdojë qasjen e Bidenit, të çojë përpara diplomacinë, pa ofruar koncesione të mëdha, dhe duke pasur kujdes që të mos nxisë reagime të brendshme politike”, ka thënë Brew.

Ekspertët thonë se konflikti në Lindje të Mesme, ku Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani në Rripin e Gazës dhe Liban, mund të ndikojë që Harris të krijojë një politikë më të vrazhdë kundrejt Teheranit.

Diplomacia me Teheranin do të mbetet si opsion nën presidencën e Harrisit, kanë thënë ekspertët, mirëpo secila negociatë do të duhej t’i kishte në qendër çështjet rajonale, dhe jo programin bërthamor të Iranit.

Dialogun apo distancën – kë do ta zgjedhë Trumpi?

Përgjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, 2017 – 2021, Trump i ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore – e nënshkruar mes Teheranit dhe fuqive botërore – i ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit, dhe ka urdhëruar vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani.

Mirëpo, është e paqartë nëse Trump do të adoptojë sërish politikë të ngjashme ndaj Iranit, nëse fiton zgjedhjet, kanë thënë ekspertët, duke përmendur jostabilitetin e ish-presidentit.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump ka sugjeruar, pa ofruar dëshmi, se Irani është i përfshirë në tentimet e fundit për vrasje të tij, dhe ka kërcënuar se do ta copëtojë shtetin në “thërrmija”.

Mirëpo, Trump ka thënë edhe se është i gatshëm të bisedojë me Iranin, përfshirë edhe çështjet bërthamore.

Nën presidencën e Trumpit, do të ketë shumë më pak interes për diplomaci me Teheranin, ka thënë Brew.

Sipas tij, në mesin e republikanëve ekziston “gatishmëri më e madhe për të toleruar veprim ushtarak kundër Iranit”, sidomos pas sulmit të parë të Izraelit kundër Iranit, më 26 tetor.

Mirëpo, mundësitë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftë kundër Iranit, mbesin të vogla.

“Është e vështirë për mua që të shoh në këtë momente të historisë amerikane, një president amerikan që planifikon një luftë të madhe”, kla thënë Vatanka.

Sipas tij, Irani do të jetë më i gatshëm të bisedojë me Trumpin, sepse “mund t’i duket më i përshtatshëm për të arritur marrëveshje” me një ish-president, dhe me një qasje joshëse, “mund t’ia ushqejë egon”.

Vatanka beson se në përgjithësi, politika amerikane kundrejt Iranit do të funksiononte më shumë “përmes një konsensusi institucional të vendimmarrjes”, nën presidencën e Harrisit, ndërsa me Trumpin, situata do të kishte në qendër “mendjen dhe ndjenjat e një njeriu”./REL/

Lajmet

Izraeli nis sulmin kundër Iranit, shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend

Published

on

By

Izraeli nisi atë që e quajti një “sulm parandalues” kundër Iranit të shtunën në mëngjes, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Një burim izraelit i tha CNN se sulmi ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Sulmi vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi javë duke kërcënuar se do ta godiste Iranin për programin e tij bërthamor , si dhe një shtypje të brendshme që ka vrarë mijëra protestues.

Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit, shkruan CNN.

Ende nuk është e qartë se si do të reagojë Irani. Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar më parë se trupat amerikane në rajon mund të jenë në shënjestër nëse sulmohet.

(more…)

Continue Reading

Aktualitet

Amerikanët dyshojnë në pretendimet e Trumpit për ekonomi “në lulëzim”

Published

on

By

Edhe pse presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekonomia amerikane po lulëzon dhe inflacioni është zgjidhur, një sondazh i Reuters/Ipsos tregon se shumica e amerikanëve nuk pajtohen me këtë.

Sipas sondazhit, 68% e të anketuarve nuk besojnë se ekonomia po përjeton rritje të madhe, përfshirë edhe shumë republikanë. Brenda Partisë Republikane, opinionet janë të ndara: 56% mendojnë se ekonomia po lulëzon, ndërsa 43% nuk pajtohen.

Rezultatet vijnë ndërsa afrojnë zgjedhjet e pjesshme të Kongresit më 3 nëntor, ku republikanët do të mbrojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Pakistani nis sulme në Afganistan, ministri: “Luftë e hapur”

Published

on

By

Pakistani ka bombarduar caqe qeveritare në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në Kandahar, ku është e vendosur udhëheqja talibane, thanë zyrtarë nga të dyja vendet të premten, ndërsa ministri pakistanez i Mbrojtjes e cilësoi konfliktin si “luftë të hapur”.

Sulmet ajrore pakistaneze shënojnë herën e parë që Islamabadi ka vënë në shënjestër drejtpërdrejt instalime të talibanëve, e jo militantë që pretendohet se mbështeten prej tyre, duke sinjalizuar një përçarje të thellë në marrëdhëniet mes dy fqinjëve islamikë, dikur aleatë të afërt.

Burime të sigurisë në Pakistan thanë se sulmet përfshinë raketa ajër-tokë ndaj zyrave dhe pikave ushtarake talibane në Kabul, Kandahar, si dhe në provincën Paktia. Gjithashtu, janë raportuar përleshje tokësore në disa sektorë përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Talibanët thanë se kanë nisur sulme hakmarrëse ndaj objekteve ushtarake pakistaneze.

Të dyja palët raportuan humbje të mëdha, duke dhënë shifra dukshëm të ndryshme, të cilat Reuters nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

“Durimit tonë i ka ardhur fundi. Tani është luftë e hapur mes nesh dhe jush (Afganistanit)”, deklaroi ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Si krahasohen ushtritë e Pakistanit dhe talibanëve afganë mes rritjes së tensioneve?

Published

on

By

Përleshjet ndërkufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit janë intensifikuar gjatë natës, me të dyja palët që pretendojnë humbje të mëdha, ndërsa ministri pakistanez i Mbrojtjes ka deklaruar se vendi i tij ndodhet në një “luftë të hapur” me fqinjin.

Ndërsa tensionet vazhdojnë, ja një vështrim se si Pakistani e tejkalon ndjeshëm Afganistanin për nga forcat ushtarake dhe arsenali, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Londër.

Forcat e armatosura të Pakistanit përfitojnë nga rekrutimi dhe mbajtja e mirë e personelit, të mbështetura nga pajisje ushtarake të furnizuara nga partneri i tij kryesor në mbrojtje, Kina. Islamabadi vazhdon të investojë në programet e tij bërthamore dhe po modernizon gjithashtu marinën dhe forcën ajrore.

Ndërkohë, kapacitetet e forcave të armatosura të talibanëve afganë janë në rënie, për shkak të dobësimit të aftësisë për të përdorur pajisjet e huaja që grupi islamist mori pas rikthimit në pushtet në vitin 2021. Mungesa e njohjes ndërkombëtare të administratës talibane ka ndikuar po ashtu negativisht në modernizimin ushtarak.

Personeli

Pakistani ka rreth 660 mijë trupa aktive në forcat e tij të mbrojtjes, prej të cilëve 560 mijë në ushtri, 70 mijë në forcën ajrore dhe 30 mijë në marinë.

Forcat e talibanëve afganë janë dukshëm më të vogla, me rreth 172 mijë trupa aktive. Megjithatë, grupi ka njoftuar plane për ta rritur numrin në 200 mijë.

Mjetet luftarake dhe artileria

Pakistani disponon më shumë se 6 mijë mjete të blinduara luftarake dhe mbi 4,600 njësi artilerie.

Forcat afgane posedojnë gjithashtu mjete të blinduara, përfshirë tanke kryesore beteje të epokës sovjetike, transportues të blinduar personeli dhe mjete të tjera, por numri i saktë i tyre nuk dihet. Edhe numri i artilerisë që zotërojnë – të paktën tre lloje të ndryshme – mbetet i panjohur.

Forca ajrore

Pakistani ka një flotë prej 465 avionësh luftarakë dhe më shumë se 260 helikopterë, përfshirë helikopterë shumëfunksionalë, sulmues dhe transportues.

Afganistani nuk ka avionë luftarakë dhe praktikisht nuk ka një forcë ajrore funksionale. Dihet se posedon të paktën gjashtë avionë – disa prej tyre që datojnë nga periudha sovjetike – dhe 23 helikopterë, por nuk është e qartë sa prej tyre janë në gjendje funksionale.

Arsenali bërthamor

Pakistani është një shtet me armë bërthamore dhe posedon rreth 170 koka bërthamore, ndërsa Afganistani nuk ka arsenal bërthamor. /Retuers/

 

Continue Reading

Të kërkuara