Aktualitet

Policia jep detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend

Published

on

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se sot në orët e paraditës është pranuar një informatë me mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës. 

Kelani tha se me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. 

Kelani bënë të ditur se Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.”, tha Kelani për KosovaPress. 

Deputetët u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të. 

Aktualitet

Edmond Hajrizi, profesori ndërmarrës – Pa Komplekse me Elionin

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Pa Komplekse – me Elionin”, ku përmes një bisede të hapur dhe inspiruese ndau reflektime personale dhe profesionale mbi rrugëtimin e tij akademik, sipërmarrës dhe institucional.

Në këtë episod, Prof. Dr. Hajrizi foli për mënyrën se si UBT ka arritur të pozicionohet si një institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë. Gjatë bisedës, u diskutuan edhe raportet e UBT-së me universitetet tjera në Kosovë, duke vënë theksin në nevojën për bashkëpunim akademik, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të një ekosistemi arsimor që i shërben zhvillimit të vendit.

Përveç dimensionit profesional, episodi solli edhe një anë më personale të Rektorit Hajrizi, i cili foli për Fisneten, bashkërrugëtuesen e tij në jetë dhe në punë, duke nënvizuar rolin e familjes dhe mbështetjes reciproke në ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe me ndikim shoqëror.

Ju ftojmë ta ndiqni episodin e plotë të këtij podcasti në kanalin zyrtar në Youtube: Pa Komplekse – me Elionin

Continue Reading

Aktualitet

Rektori Edmond Hajrizi pjesëmarrës në Experience Fest California – Virtual Campus Edition 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ngjarjen ndërkombëtare Experience Fest California – Virtual Campus Edition, e cila po mbahet në Kaliforni, në format virtual.

Në kuadër të këtij eventi dyditor, Rektori Hajrizi mbajti prezantimin me temën “Coastal Academy: From One Campus to Global Reach”, prezantimi trajtoi gjithashtu procesin e modernizimit dhe rigjallërimit të sistemit arsimor, përmes integrimit të inovacionit, teknologjisë immersive dhe bashkëpunimeve strategjike që synojnë përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.

Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në këtë ngjarje të organizuar nga EON Reality përforcon angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim, inovacion akademik dhe rol aktiv në transformimin global të arsimit.

UBT ka një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe strategjik me EON Reality, kompani globale lidere në zhvillimin e teknologjive immersive për edukim dhe trajnim profesional. Ky bashkëpunim përfaqëson një model inovativ të integrimit të teknologjive të avancuara në arsimin e lartë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e kampuseve virtuale, ofrimin e mësimdhënies interaktive dhe aplikimin praktik të njohurive akademike.

Continue Reading

Aktualitet

Laura Fazliu shpallet Sportistja e Vitit 2025 nga Federata e Sportit Universitar

Published

on

By

Xhudistja e njohur kosovare, Laura Fazliu, është shpallur Sportistja e Vitit 2025 nga Federata e Sportit Universitar, si vlerësim për suksesin e jashtëzakonshëm të arritur në FISU World University Games 2025, ku fitoi medaljen e argjendtë, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe krenari. Ky çmim konfirmon edhe një herë përkushtimin, disiplinën dhe talentin e saj në arenën ndërkombëtare të sportit universitar.

Laura Fazliu është studente në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, ku krahas angazhimit akademik po ndërton edhe karrierën e saj sportive në nivelet më të larta. Ajo përfaqëson shembullin më të mirë të harmonizimit të studimeve me sportin elitar, duke u kthyer në frymëzim për studentët dhe të rinjtë që synojnë sukses si në arsim ashtu edhe në sport.

Me mbështetje të fortë institucionale dhe përkushtim të vazhdueshëm, kampionët ndërtohen çdo ditë – sot dhe në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

CORE ED Academy sjell qasje të reja pedagogjike në drejtësinë për të miturit

Published

on

By

U mbajt punëtoria në kuadër të projektit CORE ED Academy, me titull: “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të projektit ndërkombëtar CORE ED Academy, objektivave dhe aktiviteteve kryesore të tij në fushën e edukimit dhe drejtësisë për të miturit.

Projekti CORE ED Academy synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, përmes zhvillimit të ndërhyrjeve dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit. Projekti ofron trajnime të specializuara dhe kurikula të reja në fushën e pedagogjisë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ndërlidhur ngushtë me tregun e punës dhe me nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Continue Reading

Të kërkuara