Kronikë e zezë

Polici plagosi një 16-vjeçar, arrestohet

Published

on

Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Dubravë të Istogut, ku një person ishte plagosur në kokë.

Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

“Personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë. Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës, njësinë rajonale të hetimeve dhe njësi të tjera do të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë dhe Pejë, ku janë përfshirë disa persona.

Në Prishtinë janë arrestuar dy gra, pasi të njëjtat, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur në mes vete.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Pejë është raportuar një rast i dhunës psikike.

Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për keqtrajtim, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas policisë, pas intervistimit, rasti ndaj tij po procedohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen disa armë në Prishtinë, Podujevë e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e tri armëve në tri raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit zyrtar, kontrollet kanë rezultuar me shoqërimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armatimit në lokacione të ndryshme.

Në fshatin Tërstenik të Drenasit është shoqëruar një i mitur, pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz”.

Ndërkaq, në Podujevë, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar pas kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

Rasti i tretë u regjistrua në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator me 16 fishekë”.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë

Published

on

By

Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana  e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident pune në Gjilan: Një i lënduar, arrestohet pronari i firmës

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh njofton se një person ka pësuar lëndime trupore mesditën e së hënës në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash derisa ishte duke punuar në një firmë.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar pronarin e firmës, i cili pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit.

Rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa detajet e mëtejshme rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit nuk janë bërë të ditura.

Continue Reading

Të kërkuara