

Lajmet
Podujeva me ndërprerje të furnizimit me ujë nesër e pasnesër, shkak punimet teknike
Published
1 month agoon
By
UBTnewsPër shkak të disa punimeve teknike, nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.
Kjo është bërë e ditur nga Kompaniia Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.
“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.
Aktualitet
Apeli liron policët e përfshirë në rastin Agon Zejnullahu
Published
2 minutes agoon
August 1, 2025By
UBT News
Avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur të lirojë nga paraburgimi pesë zyrtarët policorë që po hetohen për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut në Lipjan, më datë 7 korrik 2025.
Apeli ka vendosur që të pandehurve Ibrahim Nela, Albion Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri t’u ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit të mbrohen në liri.
Berisha në një postim në Facebook ka shkruar se pesë zyrtarët policorë që u paraburgosën nga sot janë të lirë.
“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë. I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme. Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, tha Berisha.
Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist. Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.
Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan.
Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit. Por, sipas familjarëve dhe avokatit të tyre mbrojtës, policia ka përdorur forcë të tepruar kundër tij.
Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut.

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i nxehtë dhe me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31 gradë Celcius.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Lajmet
Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare
Published
17 hours agoon
July 31, 2025By
UBTnews
Nga data 1 gusht, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mund të pajiset me certifikata të gjendjes civile, qoftë nëpër komuna apo përmes platformës E-Kosova, nëse nuk e ka deklaruar adresën e tij zyrtare.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), qytetarët e kanë obligim ligjor që ta deklarojnë adresën e tyre. Megjithatë, ende ka persona që nuk janë në dijeni për këtë kufizim.
Për ata që nuk kanë të caktuar numrin e adresës në objektet ku banojnë, është e nevojshme të paraqiten në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për të ndjekur hapat e mëtejshëm dhe opsionet alternative.
Drejtori i ARC-së, Blerim Camaj, thekson se nga nesër (1 gusht), çdo qytetar që dëshiron të pajiset me ndonjë certifikatë të gjendjes civile, duhet fillimisht të plotësojë dhe dorëzojë një formular, e më pas të marrë dokumentin përkatës. Ky proces është i njëjtë edhe për kërkesat e bëra përmes E-Kosova.
Ai tregon se ende ka shumë qytetarë që nuk e kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare, megjithëse deri tani këtë obligim e kanë përmbushur mbi 250 mijë persona.
“Prej vitit 2024 kur ka filluar projekti së bashku me agjensionin kadastral, ARC-në dhe ASHI-në, kanë deklaruar adresën 245 mijë e 534 qytetarë. Ndërsa, që nga dita kur e mbajtëm një konferencë për media me agjencionin kadastral diku mbi 20 mijë kanë deklaruar adresën…Kanë mbetur një numër i madh i qytetarëve pa deklaruar sepse qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën sepse shteti dëshiron të dijë se ku e ka qytetarin e vet. Dhe qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën. Është e vërtetë që deri më tani nuk kemi pasur adresa zyrtare. Por, tani meqenëse agjensioni kadastral e ka bërë sistemin dhe i ka të gjitha adresat zyrtare, ne duhet ta ndërlidhim qytetarin me adresën zyrtare“, thotë Camaj.
Camaj bën të ditur se, në kuadër të projektit, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI), janë të obliguar të kufizojnë disa shërbime për qytetarët deri në momentin kur ata të deklarojnë adresën e tyre zyrtare.
“Ne e dimë që kushtëzimet nuk janë të mira, por është obligim ligjor që të deklarohet adresa. Andaj, ne së bashku me Agjencinë Kadastrale, ASHI-në dhe ARC-në jemi të obliguar që t’i kushtëzojmë me marrjen e disa shërbimeve qytetarët siç janë shërbimin, pajisjen e qytetarëve me certifikatat e lindjes dhe certifikatat e ndryshme të gjendjes civile… Qytetari shkon në komunë e merr formularin e adresës dhe me atë formular e deklaron në gjendje civile. Është një proces shumë i shpejtë. Por, i njoftojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk e gjejnë adresën e tyre dhe vetëm sistemi i agjencionit kadastral e merr informacionin dhe ata i marrin veprimet e nevojshme“, potencon Camaj.
Ndërkaq, Camaj tregon se ka alternativa për qytetarët që nuk e kanë numrin e adresës në objektin ku banojnë, porse duhet të lajmërohen në AKK.
“Kemi zgjidhjet alternative për këta qytetarë që nuk e gjejnë adresën. Mirëpo, duhet patjetër që të ketë informacion sistemi i agjencionit kadastral që ky qytetar nuk e ka adresën dhe ata i marrin veprimet e nevojshme“, potencon Camaj.
Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj thotë se qytetarët mund të bëjnë regjistrimin e lindjeve, martesave, vdekjeve e të tjera edhe pa e deklaruar adresën, porse nuk mund të pajisen me to.
“Janë disa raste të cilat ne nuk do t’i kushtëzojmë sa i përket regjistrimit e fakteve, lindjes, martesës dhe vdekjes. Regjistrimet nuk do t’i ndalojmë…Të gjitha faktet që janë të regjistruar që printohen certifikatat e lindjes, që merren për ta kryer një shërbim, ne nuk do t’ia mundësojmë qytetarëve të marrin atë certifikate pa e deklaruar adresën…Nuk do të merr shërbim certifikatën e lindjes, martesës, vdekjes, certifikatën e bashkësisë familjare, këto nuk do të kenë mundësi t’i printojnë nga E-Kosova as t’i marrin në sistemin e gjendjes civile“, tha Camaj.
Lajmet
Veterani që u kanos me deputeten Pacolli, dorëzon kallëzim penal kundër saj
Published
17 hours agoon
July 31, 2025By
UBTnews
Agim Pllashniku, personi që u përfshi ditë më parë në një konfrontim verbal me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër saj. Ai pretendon se gjatë incidentit, që ndodhi në një lokal, Pacolli dhe asistenti i saj kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Pllashniku përpara se ta dorëzonte kallëzimin penal, para gazetarëve tha se Fitore Pacolli ka kërcënuar dhe ushtuar presion ndaj familjes së Pllashnikut, veçanërisht ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Siç tha ai, gruaja e tij ka presion që të largohet nga puna.
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashnikui bëri thirrje deputetes Pacolli, që siç u shpreh ai mos të merret me familjen e tij.
“Unë dhunë s’kam përdorur ndaj Fitore Pacollit, i kam dokumentet. Por, Fitore Pacolli ka përdorur dhunë ndaj meje dhe asistenti i Fitore Pacollit. Fitore Pacolli po merret me familjen time. Me gruan time dhe me vajzën. Po bën apel që ta largojë gruan time nga puna dhe po ka presion. Edhe unë po kam presion në punë. E ka kot. Mos vepro kështu Fitore Pacolli se unë nuk po merren me familjen e Fitore Pacollit. Po të merresha unë me familjen e Fitore Pacollit, ajo e din ku i punon motra dhe e kanë kapur shtetin. Jo që e kanë kapur shtetin, por duan ta kapin edhe popullin. Kjo është shumë keq…Nuk do të merrem me familjen e Fitores. I lutem që ta ndërpresë këtë presion që po e përdor ndaj familjes sime“, tha Pllashniku.
Ndërkaq, avokati i Pllashnikut, Gent Gjini tha se kanë fakte dhe prova se deputetja Fitore Pacolli ka sulmuar palën tjetër.
Sipas Gjinit, Pacolli është dashur të ndalohet në polici për deklarim të rrejshëm se Pllashniku ka pasur revole me vete gjatë incidentit.
“Sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë po dorëzojmë kallëzimin penal ndaj zonjës Fitore Pacolli, deputete nga radhës së partisë Vetëvendosjes. Këtë kallëzim penal e kemi të mbuluar me fakte dhe prova sepse, është këtu pala e dëmtuar ku qytetari është parë në video sesi është sulmuar nga zonja fitore Pacolli dhe asistenti i tij…(Pacolli) ka aluduar dhe ka mbështetur se i njëjti mbanë në çantën e tij revole. Kur zonja fitore është intervistuar në polici ajo aty është dashur të ndalohet sepse ka bërë deklarim të rrejshëm, sepse është kontrolluar zotri Agim Pllashniku dhe nuk ka pasur armë. Ajo ka njollosur familjen e (Pllashniku) dhe familja ka marrë kërcënime në orët e vona“, tha Gjini.
Në videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dëgjohet se Pllashniku i është drejtuar Pacollit me fjalët ‘hajneshë’, teksa tone të larta ndaj tij ka përdorur edhe Pacolli.
Ndërkaq, më 26 korrik policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka hapur rast të kanosjes për Pllashnikun.
Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Apeli liron policët e përfshirë në rastin Agon Zejnullahu

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për ditën e premte

Si të largoni celulitin me disa hapa të lehtë?

Mbape merr fanellën e Modriqit, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

UBT sërish i pari në rangimin e Webometrics – Lider në arsimin e lartë privat në Kosovë

Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

Veterani që u kanos me deputeten Pacolli, dorëzon kallëzim penal kundër saj

Trump po shqyrton një vendim drastik në prag të Botërorit 2026
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit