Aktualitet

Planeti ‘Super-Toka’, 20 vite dritë larg nesh mund të jetë “i përshtatshëm” për jetë

Published

on

Një planet “Super-Toka” i gjetur jashtë sistemit tonë diellor mund të ketë kushte të përshtatshme për jetë, sipas ekspertëve nga Universiteti i Oksfordit.

Hulumtuesit thanë se planeti ka një masë gjashtë herë më të madhe se Toka jonë, dhe orbitohet në një “zonë të banueshme” të një ylli të ngjashëm me Diellin. Ndërkohë që ndodhet 20 dritë vite larg, shkencëtarët besojnë se planeti – i quajtur HD 20794 d – mund të jetë në distancën e duhur nga ylli i tij për të mbajtur ujë në sipërfaqen e tij, transmeton Telegrafi.

Dr. Michael Cretignier, asistenti i kërkimit në departamentin e fizikës në universitet, tha: “Për fat të mirë, afërsia e tij me ne do të thotë se ka shpresa për misionet e ardhshme hapësinore për të marrë një imazh të tij”.

Për shkak se HD 20794 d orbitohet në një mënyrë eliptike, në vend të një rruge rrethore si Toka, nuk është e qartë nëse do të jetë në gjendje të ‘ketë’ jetë. Ai u identifikua për herë të parë nga Dr. Cretignier në vitin 2022, pasi gjeti një sinjal të mundshëm gjatë analizimit të të dhënave të arkivuara të regjistruara nga spektrografi High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher në Observatorin La Silla në Kili.

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish më pas analizoi dy dekada të vëzhgimeve, për të konfirmuar zbulimin e HD 20794 d.

“Për mua, ishte natyrshëm një gëzim i madh kur mundëm të konfirmonim ekzistencën e planetit”, tha Cretignier.

“Po ashtu ishte një lehtësim, pasi sinjali origjinal ishte në kufirin e mundësive të detektimit të spektrografit, prandaj ishte e vështirë të ishim plotësisht të bindur nëse sinjali ishte real apo jo”, shtoi ai.

Aktualitet

UBT organizon konferencën ‘Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale’

Published

on

Në vazhdën e organizimit të eventeve në UBT, ka filluar të mbahet edhe konferenca ‘Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale’.

Konferenca ka filluar me një fjalim hyrës nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë edhe Zjarrta Osmani e cila është ushtruese e detyrës së Drejtorit nga Zyra për të Drejtat e Autorit, Ligjërues Avdi Krasniqi – Zv. Drejtor i Përgjithshëm si dhe Sadie Topojani që është Udhëheqëse e Sektorit të IP në Doganë dhe Ligjëruese në UBT.

Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe Doganën e Kosovës, dhe synon të ofrojë një pasqyrë të rëndësishme mbi mbrojtjen ligjore të inovacioneve, dizajneve, patentave dhe të drejtave të autorit në sektorë të ndryshëm si teknologjia, inxhinieria dhe biznesi.

Agjenda ka përfshirë edhe pika të tjera si: 
  • Prezantime nga përfaqësues të lartë të institucioneve relevante,
  • Diskutim të hapur dhe mundësi për rrjetëzim profesional,
  • Përmbyllje me përmbledhje të konkluzioneve kryesore.

/UBT News/

 

Continue Reading

Aktualitet

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar?

Published

on

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit në seancën e djeshme, për shkak të mosmiratimit të Raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, u risoll në vëmendje se  ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dolën me qëndrimin se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë,  nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet në Ekzekutiv, duke mos e pranuar, siç thanë, dorëheqjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia dorëzoi kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, para mbledhjes së Komisionit për verifikimin e mandateve të Kuvendit.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi ashpër, duke e cilësuar qëndrimin e opozitës si sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Ç’ thotë Ligji për Qeverinë e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë?

Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

Mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.

Çfarë ndodh në rast se anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet?

Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kështu thuhet në nenin 26 të ligjit, që ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë e parandalimin e konfliktit të interesit. Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).

Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re…

Sa u përket kufizimeve, në ligj thuhet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.

Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më.

Ç’thuhet në Kushtetutën e Kosovës për mandatin e deputetit?

Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës. Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Fillon konferenca për tranzicionin e energjisë në UBT

Published

on

Ka filluar konferenca ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë, Digjitalizimi’, e organizuar nga UBT i cili po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.

Në këtë konferencë po merr pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryesuesja e Komunitetit Nacional CIGRE, Pranvera Dobruna-Kryeziu dhe Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE.

Të ftuar të tjerë janë po ashtu ekspertë të fushës së energjisë elektrike në vend.


UBT News do të ju sjell informacionet kryesore të kësaj konference me rëndësi.

Vlen të përmendet se edhe studentët e UBT-së po e ndjekin këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.

Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.

Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.

 

Continue Reading

Të kërkuara