Lajmet

​Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike, kërkohet më shumë barazi gjinore

Published

on

Me titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore kanë mbajtur takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325 Gratë Paqja dhe Siguria.

Ky takim tradicional mbahet me qëllim të avancimit të të drejtave të grave në jetën politike dhe publike.

Ud Drejtoresha Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore nga zyra e Kryeministrit, Edi Gusia ka theksuar se ky takim paraqet një nga praktikat e rralla ku takimet mes ekzekutivit dhe shoqërisë civile bëhen traditë e rregullt në bazë vjetore për t’u takuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të barazisë gjinore siç bëjnë agjencia dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore qe shtatë vite me radhë.

“Çka në të vërtetë na bënë kaq vetëmohuese, sakrifikuese dhe insistuese që si gra, vajza kosovare, pa dallim entie, moshe, orientimi seksual, fetar apo politik të jemi konsistente, ta themi atë që na pengon, të diskutojmë çfarë është ajo që po na mban larg shfrytëzimit të mundësive por që çuditërisht disi arrijmë të tejkalojmë, harrojmë, të rimëkëmbemi dhe insistojmë që e ardhmja e Kosovës ka fytyrë gruaje. Kosova ka sfidat e saj, por ka të arritura monumentale me figurat e saj të grave dhe vajzave që spikatin në jetën politike, publike, historike, kulturore dhe sportive. Kosova ka legjislacion, ka praktika, instrumente dhe mbi të gjitha figura të fuqishme të grave që e kanë bërë dhe po e bëjnë historinë. Mirëpo këto të arritura dhe rezultate duhet të mbrohen, duhet të kujdesemi që të mos i humbim brenda nate ashtu siç po ndodh në botë dhe më afër, ku rezultatet e arritura ndër vite vihen në pikëpyetje dhe humben nga presioni i rrymave të ndryshme kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Dhuna duhet të parandalohet dhe trajtohet, sfidat, pengesat, rreziku duhet të analizohen, dhe mbi të gjitha rezultatet duhet të mbrohen dhe të sigurohen se ajo që është arritur me mund dhe sakrificë nuk guxon të humbet”, tha ajo.

Ndërsa, drejtoresha Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka përmendur raportin e progresit të publikuar ditë më parë, për çfarë tha se vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar.

“Është mundësi e veçantë të jemi në nivel të barabartë dhe të avokojmë për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore. Ky bashkëpunim është një shembull si të ecim përpara në punën dhe angazhimet tona feministe. Dy ditë më herët Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit, vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar. Raporti tregon në mënyrë specifike se ku duhet adresuar çështjet gjinore që të arrihet një progres sa i përket barazisë gjinore. Investimet e vazhdueshme shtetërore në barazi gjinore në aspektin e kornizës ligjore por edhe të jetësimit praktik të saj janë të domosdoshme, prandaj është shumë më mirë për shtetin e Kosovës që ato të bëhen me iniciativën tonë se sa pas kërkesave nga partnerët tanë të BE-së. Shoqëria dhe institucionet e Kosovës e kanë të domosdoshme investimin e vazhdueshëm në promovimin e barazisë gjinore“, tha ajo.

Në anën tjetër, fjalë rasti pati edhe Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ka thënë se barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, duke shtuar se dhe këtu duhet të ketë në fokus më të madh nëse duhet të eliminohet pabarazia.

“Sot në 2024 jo vetëm në Kosovë, por globalisht si gra jemi duke jetuar në një kohë jo shumë të lehtë dhe me plotë sfida. Sado që kemi përparuar, ndryshimet politike, fuqizimi i të djathtës ekstreme ka zmbrapsur plot elemente të përparimit për të cilat është luftuar një kohë të gjatë në interes të grave… Sado që ne si Republikë kemi avancuar në rolin e gruas në nivelin politik e publik, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për të krijuar një barazi më të madhe në vend për gjithsecilën kategori, ende kemi shumë punë për të bërë. Kjo ndërlidhet ngushtë me krijimin e mendësisë, barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, dhe këtu duhet të kemi fokus më të madh nëse duam të eliminojmë pabarazinë. Kohën e fundit kemi parë sulme të ashpra ndaj grave në politikë në sferën publike, dhe kjo vjen fatkeqësisht nga burrat, jo nga gratë”, tha ajo.

Këshilltari kryesor politik në Komisionin Evropian, Cyprien Francois ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën në avancimin e të drejtave të grave.

“BE është donatori kryesor për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë, me ambasadën suedeze që e përkrah po ashtu këtë event sot…Institucionet dhe qeveria e Kosovës kanë treguar vullnet për të avancuar të drejtat e grave. Shoqëria kosovare i njeh nevojat për barazi gjinore. Kemi dy presidente, shumica e grave janë deputete dhe më qeveri kemi gra, kjo është shumë pozitive. Barazia do të fillojë sa më shpejtë, vajzat, gratë duhet të angazhuara në të gjitha fushat, të vendosen në pozita më vendimmarrëse. Të ketë mundësi të njëjta për burra dhe gra“, tha ai.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendosë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike si një nga objektivat kryesore strategjike. Në përputhje me objektivat që dalin nga ky Program, Agjencia në bashkëpunim me Qendrën synojnë ta sjellin në vëmendje pozitën e grave në jetën politike dhe publike nga një perspektiv ndërthurëse.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara