Aktualitet

Pirc Musar: Së pari, do të vizitoj rajonin e Ballkanit Perëndimor

Ajo tha se është veçanërisht e shqetësuar për marrëdhëniet Beogradi-Prishtinë.

Published

on

Presidentja e re e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, tha sot se do të zgjedhë vendet e Ballkanit Perëndimor për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit, duke thënë se është veçanërisht e shqetësuar për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Pirc Musar i tha Radio Sllovenisë se zgjedhja e saj e parë do të ishte të vizitonte Gjermaninë, partnerin kryesor tregtar të Sllovenisë, por se ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor e bënë atë të ndryshojë mendje.

Presidentja, në intervistën e parë të madhe pas zgjedhjeve, tha se ajo e konsideron Slloveninë si një “dritare dhe derë drejt BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njoftoi agjencia e lajmeve STA.

Pirc Musar theksoi se si presidente do të flasë sa herë që ta gjykojë të nevojshme, por se nuk do të përzihet vazhdimisht në politikën ditore.

Presidentja e re e Sllovenisë ka thënë se do të ketë një këshilltar për ndryshimet klimatike, kryesisht për shkak se kjo çështje u ngrit nga të rinjtë gjatë fushatës së saj zgjedhore.

Pirc Musar theksoi se para inaugurimit synon të tërhiqet nga posti i drejtoreshës së zyrës së saj të avokatisë.

Ajo nesër do të zhvillojë takimin e parë joformal me presidentin në largim Borut Pahor dhe pas dhjetë ditësh do të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.

Pirc Musar është gruaja e parë që mban presidencën në Slloveni.

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, duke përfshirë sulme fizike, kanosje dhe keqtrajtime psikologjike në Prishtinë, Gjakovë dhe Rahovec.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste, ku në të prinin arrestimet për sulm fizik ndaj bashkëjetueses dhe kanosje ndaj prindit. Në rastin e parë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit me vendim të prokurorit, ndërsa në rastin e dytë, një person është dërguar në mbajtje pasi ka kërcënuar babain e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Dy raste të tjera janë shënuar në Gjakovë, ku një person u arrestua për keqtrajtim të djalit të tij përmes telefonit dhe u lirua në procedurë të rregullt. Ndërkaq, në rastin tjetër po në Gjakovë, një burrë është dërguar në mbajtje pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Në Rahovec është raportuar një rast ku një grua ka marrë ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj pas një konflikti verbal. I dyshuari për këtë sulm është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt sipas vendimit të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dënimi caktohet më 8 shtator

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e përmirësuar të armës apo mjetit të rrezikshëm gjatë hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ngjarja daton nga 21 meci i vitit 2018 gjatë seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, Gjykata mori aktgjykim refuzues për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Vendimi mbi llojin dhe shkallën e dënimit për Sveçlën do të shpallet pas seancës së caktuar për datën 8 shtator 2026, ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Ministri në detyrë mungoi gjatë shpalljes së vendimit, ku u përfaqësua nga avokati i tij Laur Prenaj.

Procedura penale ndaj Sveçlës ishte veçuar nga ish-deputetët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të përfshirë në aktakuzën e korrikut 2019, Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba. Më herët gjatë procesit, Sveçla nuk e kishte pranuar fajësinë, duke e cilësuar hedhjen e gazit si një akt politik që synonte parandalimin e humbjes së territorit të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Humb jetën një 29-vjeçar në Zubin-Potok pas lëndimeve në një kantier ndërtimi, ndalohet një i dyshuar

Published

on

By

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë të martën si pasojë e lëndimeve të rënda të marra gjatë punimeve në një kantier ndërtimi në Zubin-Potok. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin ku po ndërtohet stacioni i ri i Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Ermir Osmani, konfirmoi se viktima, punëtor i një kompanie private, fillimisht u dërgua në shtëpinë e shëndetit në Zubin-Potok dhe më pas u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 11:00.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për këtë rast, policia ka intervistuar dhe ndaluar për 48 orë një person me inicialet B.B. (viti i lindjes 1977) në cilësinë e të dyshuarit.

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe AAK edhe sot para Qeverisë me kërkesën për konstituimin e institucioneve

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vijuar edhe sot aksionin e saj protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, e mbështetur nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aksionit të sotëm iu bashkuan edhe asamblistë e aktivistë nga Komuna e Drenasit. Kjo protestë është vazhdimësi e aksioneve të zhvilluara gjatë javëve të kaluara nga PDK-ja dhe AAK-ja, përmes të cilave po kërkohet thirrja e menjëhershme e seancës parlamentare dhe konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara