Shëndeti

Pini ujë në mëngjes për energji gjithë ditën

Published

on

Mjekët kanë gjetur ritualin që duhet të bëni çdo mëngjes për të mbajtur organizmin në formën më të mirë përgjatë gjithë ditës.

Nga shumë studime të publikuara tashmë, dihet që është mirë që dita juaj të nisë me një gotë ujë, por mjekët këshillojnë që uji i vakët është shumë më i mirë për shëndetin, sesa uji i ftohtë, apo ai me temperaturën e ambientit.

Ja përfitimet nga ky ritual: Ndihmon tretjen, pasi uji i vakët largon toksinat dhe yndyrat e depozituara në trup, duke bërë që sistemi tretës të funksionojë më mirë.

Ndihmon qarkullimin e gjakut, muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe ju do të jeni më energjikë.Lehtëson dhimbjet e kokës, barkut dhe dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet

Ndihmon në rënien në peshë, sepse rrit temperaturën e trupit dhe ndihmon metabolizmin.Ngadalëson plakjen e parakohshme duke rritur elasticitetin e lëkurës.

Shëndeti

OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull

Published

on

By

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan që nga viti 2000 përmes edukimit, përdorimit të rrjetave kundër mushkonjave dhe vaksinimit.

Në këtë proces u shmangën rreth 12.7 milionë vdekje, vlerësoi OBSH-ja në raportin e publikuar të mërkurën.

Shtatëmbëdhjetë vende tani i vaksinojnë në mënyrë rutinore fëmijët e vegjël kundër malaries.

Sipas vlerësimit të OBSH-së, një gjë e tillë mund të shmangë dhjetëra mijëra vdekje çdo vit.

Malaria është sëmundja më e zakonshme tropikale.

Paraziti transmetohet nga mushkonjat anofele, të cilat pickojnë kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës.

Sëmundja shkakton temperaturë të lartë dhe dhimbje të gjymtyrëve dhe mund të trajtohet me barna.

Në raportin e OBSH-së thuhet se, vitin e kaluar, gjithsej 597.000 njerëz kanë vdekur nga malaria – pak më pak se në vitin 2022.

Rreth 95% e vdekjeve janë regjistruar në vendet afrikane.

Atje, shumë njerëz ende nuk kanë mjete për t’i parandaluar infeksionet ose për t’i diagnostikuar dhe trajtuar ato, thuhet në raportin e OBSH-së.

Sipas kësaj organizate, sëmundja infektive është zhdukur tashmë në 44 vende.

Nga 83 vende ku ende shfaqet, 25 kanë tani më pak se dhjetë raste në vit.

Në Afrikë, shkalla e vdekshmërisë është ulur për 16% që nga viti 2015./REL/

Continue Reading

Shëndeti

Zbutni ajrin në dhomë me ujë dhe kamomil

Published

on

Stina e dimrit na imponon që të mbajmë temperaturën më të ngrohtë në ambientin e shtëpisë sonë. Metodat me të cilat ngrohim dhomën janë të ndryshme. E, nëse për të ngrohur ambientin përdorni shporetin apo kaminin, ajri thahet edhe më shumë.

Për t’i dhënë paksa lagështi ajrit, në ndihmë vjen kamomili dhe uji.

Vendosni disa qeska kamomili në një tenxhere me ujë dhe vendoseni mbi shporet apo kamin.

Lëreni ashtu të qëndrojë gjatë tërë kohës sa shporeti qëndron i ndezur.

Ju mund të shtoni ujë kohë pas kohe kur uji të shterohet.

Në këtë mënyrë, do të arrini të mbani lagështinë e ajrit në normën e duhur.

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes! Këto ushqime të plakin para kohe

Published

on

Disa prej këtyre ushqimeve mund të jeni duke i konsumuar edhe në baza ditore. Në organizëm pasqyrohet kultura e të ushqyerit dhe për këtë duhet të keni kujdes se çfarë hani apo pini, në të kundërt keni edhe pasoja.

Por, cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke iu bërë të dukeni më të vjetër nga ç’jeni?

Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” radhit dhjetë prej tyre.

1) Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2) Të dytët janë alkoolet. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Çuditërisht e treta në listë është vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

5) Mishi i kuq. Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

6) Qoftet dhe sallamet. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

8) Shprehja e urtë thotë: gjella me kripë dhe kripa me karar. Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë.

9) Pijet energjike. Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

10) Limonadat. Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad, limoni është shkatërrimtari më i madh gjejmë veten të plakur para kohe. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ç’duhet të bëni për një higjienë të mirë?

Published

on

Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike, duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i mbrëmjes, ju mendoni se i keni të gjitha gjërat nën kontroll.

Ekspertët dhe profesionistët e ndryshëm kanë përpiluar një listë me mënyra se si ta mbani veten të pastër, të shëndetshëm dhe me pamje të mirë.

Sa shpesh duhet t’i pastroni flokët?

Përgjigja e shkurtër? Askush nuk duhet t’i pastrojë flokët çdo ditë. Kjo varet nga lloji i lëkurës: nëse keni lëkurë normale apo të tharë, një apo dy herë në javë mjafton.

Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët?

Ekspertët rekomandojnë t’i pastroni dhëmbët 2 herë në ditë nga dy minuta, edhe pse nuk e specifikojnë kohën kur duhet të ndodhë procesi.

Kur është koha më e mirë për të përdorur antiperspirant apo deodorant?

Koha ideale është para se të flini. Nëse jeni duke përdorur antiperspirant, produkti ka mjaftueshëm kohë për t’i mbyllur poret nga të cilat del djersa.

Sa shpesh duhet të bëni dush?

Shumica prej nesh pastrohemi shumë. Dermatologët kanë treguar se në të vërtetë duhet të pastrohemi vetëm një herë në dy-tri ditë, edhe pse kjo varet nga ajo se ku jetoni dhe sa shpesh bëni ushtrime fizike. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara