Lajmet

Pijet më të shëndetshme për zemrën

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Published

on

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik. Gjithçka që hamë dhe pimë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.

Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji

Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 për qind hidratim. Duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi

Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalcium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji

Çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 për qind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja

Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin./Agroweb

Lajmet

​Del Piero kritikon Tudorin: Nuk ka ide të qarta në sulm

Published

on

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kritikuar hapur trajnerin Igor Tudor pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në javën e 6-të të Serie A.

Del Piero u shpreh se skuadra e Tudor nuk ka identitet të qartë në lojë, veçanërisht në repartin ofensiv.

“Tudor nuk ka një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë në sulm. I mungon identiteti dhe nuk ka asnjë sulmues të përshtatshëm për Juventusin sot.”, tha Del Piero.

Sipas tij, bardhezinjtë po vuajnë për kreativitet dhe shpejtësi në manovër. Ai veçoi Manuel Locatellin si të vetmin lojtar që përpiqet të japë ritëm në lojën e skuadrës.

“Juve ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Vetëm Locatelli sjell shpejtësi, ndërsa sulmuesit rrallë kanë raste për gol.”, shtoi ish-sulmuesi.

Del Piero theksoi gjithashtu se rotacionet e shumta të Tudorit po e bëjnë skuadrën të humbasë identitetin.

“Nëse ndryshon shumë, i jep besim të gjithëve, por humbet identitetin tënd. Ekipi e njeh veten vetëm në formacionin bazë, që sot mungon.”, vazhdoi ai.

Në fund, Del Piero lavdëroi Milanin për afrimet e verës si Modric dhe Rabiot, duke theksuar se kuqezinjtë kanë krijuar më shumë personalitet dhe qetësi në lojë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli tjetër i Arsenalit

Published

on

Martin Odegaard i Arsenalit është larguar nga skuadra e Norvegjisë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit.

Odegaard pësoi një dëmtim gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij në Premier League kundër Ëest Ham United të shtunën, dhe megjithëse u përpoq të vazhdonte, ai u zëvendësua përfundimisht nga Martin Zubimendi pas 30 minutash.

26-vjeçari do të humbasë ndeshjen kualifikuese të Norvegjisë për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit të shtunën si dhe ndeshjen miqësore kundër Zelandës së Re më 14 tetor.

Në një deklaratë, Arsenali tha se Odegaard kishte pësuar një dëmtim të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë.

“Martin do të vazhdojë të vlerësohet dhe trajtohet nga ekipi ynë mjekësor gjatë pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, me qëllim rikthimin në aksion sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Sezoni i Odegaard është ndikuar shumë nga dëmtimet, me mesfushorin që ka dëmtuar shpatullën kundër Leeds United në gusht dhe pësoi një përsëritje të atij dëmtimi kundër Nottingham Forest muajin e kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

10 mijë euro ilegalisht në Vërmicë, dogana jep detaje

Published

on

By

Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, megjithëse, ndaj të njëjtit u gjetën dhe u konfiskuan mbi 10 mijë euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Derbi i madh i Superligës zhvillohet sot

Published

on

Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Edhe pse renditja tabelare e të dy skuadrave lë shumë për të dëshiruar në këtë fillim sezoni, ky derbi gjithmonë ofron emocione të forta dhe interesim të madh për ta ndjekur.

Drita, skuadër kampione në fuqi pas shtatë ndeshjeve ka mbledhur vetëm tetë pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani e ka nisur në mënyrë katastrofale këtë edicion pasi kanë mbledhur vetëm shtatë pikë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe janë të fundit në renditjen tabelare, pra në vendin e dhjetë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara