Lajmet

Pezullohen pagat për prokurorët e dorëhequr serbë

Maloku edhe njëherë ka shprehur kundërshtimin e Këshillit për procesin e vetingut me ndryshime kushtetuese.

Published

on

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, në konferencën vjetore për medie ku prezantoi punën njëvjeçare të KPK-së, tha se dorëheqja e prokurorëve serbë ka krijuar një situatë jo të këndshme dhe komplekse dhe kërkesat e këtyre prokurorëve Këshilli ka vendosur t’i trajtojë një nga një dhe pas vitit të ri do të vendosin në mënyrë meritore për këto dorëheqje. Ai tha se KPK për të gjithë këta prokurorë ka marrë vendim për pezullim të pagave.

Maloku edhe njëherë ka shprehur kundërshtimin e Këshillit për procesin e vetingut me ndryshime kushtetuese. Sipas tij, një proces i tillë nuk është i dobishëm as për sistemin dhe as për qytetarët.

Në këtë konferencë, Maloku theksoi se gjatë këtij viti kanë arritur të hartojnë planin strategjik prokurorial 2022-2024, dhe rregullore të tjera.

Kryesuesi i KPK-së si sfidë për këtë institucion gjatë vitit 2022 e ka ngritur moszgjidhjen e kryeprokurorit të shtetit, uljen e pagave për gjyqtarët, buxhetin e vogël, kushtet jo të mira të hapësirave. Ai po ashtu tha se kanë pasur rezultate në luftimit të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Lajmet

Çitaku: Kurti duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare

Published

on

By

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare.

I bëjmë thirrje deputetit Kurtit të reflektojë, të zhbllokojë situatën, ta ndërrojë kandidaten, në mënyrë që institucionet të konstituohen. PDK-ja ka qenë e përgjegjshme dhe konstruktive gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të mundohemi me çdo gjë për ta zhbllokuar situatën”, tha Çitaku.

 

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: AAK e gatshme për kandidat konsensual

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e Kuvendit, duke u shprehur e gatshme të votojë një kandidat konsensual që në seancën e parë.

Ai theksoi se vonesat po e dëmtojnë Kosovën dhe akuzoi kryeministrin Albin Kurti për qëndrim të jashtëligjshëm në detyrë.

Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshë. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive ndërpritet, vazhdimi më 23 maj

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 52 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.

54 deputetë kanë votuar për, kundër një,  asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë.

Çfarë do që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Të kërkuara