Kulturë

“Pete Davidson është personi që i duhej Kimit pas ndarjes”

Kim dhe Pete po e shijojnë lidhjen e tyre!

Published

on

Lidhja romantike e Kim Kardashian West dhe Pete Davidson po shkon me hapa të shpejtë!

Pasi kaluan shumë kohë bashkë në Los Angeles gjatë fundjavës, një burim i tha revistës PEOPLE se Kardashian West po e shijon lidhjen e saj me Pete Davidson, pas ndarjes nga Kanye West.

“Ai është saktësisht personi që i nevojitej Kimit pas ndarjes – dikë që do ta bëjë atë të qeshë dhe të argëtohet me të. Divorci ishte një periudhë e errët për të”, tha ky burim.

Po ky burim shtoi se Davidson e ka prioritet lidhjen e tyre, duke bërë udhëtime të shpeshta për në Los Angles nga shtëpia e tij në Staten Island, New York./UBTNews

Lajmet

“Americana” sjell sonte magjinë e muzikës amerikane në Sheshin “Skënderbeu”

Published

on

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sonte, më 9 korrik 2026, koncertin “Americana” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke filluar nga ora 20:30, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë kryevepra të muzikës amerikane, nga kompozitorë të njohur si George Gershwin dhe Leonard Bernstein.

Koncerti do të interpretohet nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Toshio Yanagisawa, duke sjellë një mbrëmje të veçantë me energji dhe emocione muzikore.

Hyrja në koncert bëhet me rezervim online./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Libri i ditës | Pse ia vlen ta lexoni “Njeriu në kërkim të kuptimit”

Published

on

Nëse jeni në kërkim të një libri që ju bën të reflektoni mbi jetën, sfidat dhe forcën e njeriut për të ecur përpara, zgjedhja e sotme është “Njeriu në kërkim të kuptimit” nga Viktor E. Frankl.

Ky libër rrëfen përvojën personale të autorit në kampet naziste të përqendrimit dhe mënyrën se si, edhe në rrethanat më të vështira, njeriu mund të gjejë një arsye për të jetuar. Përmes një rrëfimi të fuqishëm dhe analizës psikologjike, Frankl sjell mesazhin se kuptimi i jetës mund të gjendet edhe në momentet më të errëta.

I konsideruar si një nga librat më me ndikim në fushën e psikologjisë dhe zhvillimit personal, ky botim vazhdon të frymëzojë miliona lexues në mbarë botën.

Nëse nuk e keni lexuar ende, “Njeriu në kërkim të kuptimit” është një titull që meriton të jetë pjesë e bibliotekës suaj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arianit Lakna hap ekspozitën personale “anGjelus Novus” në Open Art Gallery

Published

on

Artisti Arianit Lakna hap sonte ekspozitën personale “anGjelus Novus”, të kuruar nga Artrit Bytyçi, në Open Art Gallery. Hapja e ekspozitës do të mbahet duke filluar nga ora 19:30.

Ekspozita sjell një cikël veprash ku lajtmotivi i gjelit zë vend qendror, duke krijuar një dialog artistik me veprën “Angelus Novus” të Paul Klee dhe interpretimin filozofik të Walter Benjamin.

Sipas konceptit kuratorial, “anGjeli i Ri” i Laknës shkon përtej referencës klasike, duke ndërtuar një figurë simbolike që mishëron përditshmërinë, punën dhe përballjen me sfidat e jetës.

Një nga veprat qendrore të ekspozitës, “Zgjohu me Gjela”, paraqet figurën e gjelit përballë detyrimeve të përditshme, duke simbolizuar gatishmërinë për t’u përballur me sfidat pa pritur zgjidhje nga të tjerët.

Përmes këtij cikli punimesh, Arianit Lakna ndërton figurën e “anGjelit” si një simbol të ri që përfaqëson vlera dhe ideale të një utopie bashkëkohore. Ekspozita fton vizitorët të reflektojnë mbi jetën e përditshme, përgjegjësinë dhe mënyrën se si individi ndërton raportin e tij me realitetin përmes artit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Keep Going” përzgjidhet në DokuFest

Published

on

Filmi i shkurtër kosovar “Keep Going” është përzgjedhur për edicionin e sivjetmë të DokuFest, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë vendore.

Lajmi u bë i ditur nga ekipi realizues i filmit, i cili shprehu kënaqësinë për këtë përzgjedhje dhe falënderoi aktorët, ekipin artistik e teknik, si dhe të gjithë mbështetësit që kontribuuan në realizimin e projektit.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë Eli Gashi, Luan Jaha, Adriana Matoshi dhe Era Balaj.

Skenari dhe produksioni janë realizuar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ndërsa drejtor i fotografisë është Almir Gjikolli. Ekipi krijues përfshin gjithashtu Leart Rama në montazh, Pellumb Ballata në dizajnin e zërit, Gazmend Nela në kolorim dhe Blerim Shala në skenografi.

Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe partnerëve Ujë Rugove dhe Onix Spa & Thermal Resort.

Me këtë përzgjedhje, “Keep Going” do të shfaqet para publikut të DokuFest në Prizren, duke iu bashkuar një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara