Shëndet

Pesë suplemente që nuk kombinohen mirë me kafenë

Published

on

Nëse nuk mund ta nisni ditën pa një filxhan kafe, nuk jeni vetëm. Por nëse merrni suplemente çdo mëngjes, është e rëndësishme të dini se kafeja ndikon në mënyrën si trupi i përthith.

Kafeina, polifenolët dhe efekti i tyre diuretik ndikojnë në përthithjen e disa vitaminave dhe mineraleve, ka shkruar Eating Well.

“Për shembull, përthithja e hekurit mund të ngadalësohet nga kafeina”, ka shpjeguar farmacisti Philip Ngo.

Ja 5 suplemente që nuk kombinohen mirë me kafen. Gjithashtu shpjegohet se si mund ta menaxhoni kohën për t’i marrë sa më me efekt.

Hekuri

Thelbësor për qarkullimin e oksigjenit në trup. Megjithatë, kafeja mund të ndikojë ndjeshëm në përthithjen e tij.

“Pirja e kafes me një suplement hekuri mund të ulë përthithjen me 54 për qind”, ka thënë farmacisti Bo Wang.

Kjo nuk ka të bëjë me kafeinën, por me acidin klorogjenik, një polifenol që gjendet te kafeja dhe çaji, ky përbërës pengon përthithjen e hekurit jo-hemik (që gjendet në bimë dhe suplemente). Suplementin me hekur merrni një orë para ose pas kafesë dhe ta shoqëroni me ushqime të pasura me vitaminë C, si limoni ose portokalli, që ndihmojnë përthithjen.

Vitamina D

Thelbësore për shëndetin e kockave dhe imunitetin, por nuk përthithet mirë në praninë e kafeinës.

“Kafeina mund të ulë ndjeshmërinë e receptorëve të vitaminës D, duke reduktuar nivelet e saj në gjak”, shpjegon farmacistja Elise Kim, Pharm.D.

Një studim i 2021 gjeti lidhje midis konsumit të lartë të kafeinës dhe niveleve më të ulëta të vitaminës D. Merreni vitaminën D të paktën një para ose pas kafesë dhe gjithmonë me ushqim që përmban yndyra të shëndetshme, që ndihmojnë përthithjen (si avokado apo arrat).

Vitaminat B

Janë të tretshme në ujë dhe ndihmojnë në energji dhe funksionimin nervor. Por trupi nuk i ruan për periudha të gjata dhe i nxjerr shpejt.

“Kafeina, për shkak të efektit diuretik, mund të rrisë humbjen e vitaminave B përmes urinës”, ka thënë Kim.

Kurse Wang ka shtuar se vitaminën B nuk duhet marrë me kafe ose çaj.

“Prisni të paktën një orë. Mund të merren edhe pa ushqim, por është më mirë pas një vakti”, ka thënë Wang.

Magnezi

Ky mineral ndihmon në gjumë, tensionin e gjakut e relaksimin muskulor. Por kafeina e rrit nxjerrjen nga trupi përmes urinës. Nëse merrni magnez në mbrëmje për të përmirësuar gjumin, shmangni kafen ose pijet me kafeinë pasdite vonë, sepse jo vetëm pengon gjumin, por edhe ul efektin e magnezit.

Kalciumi

Ndihmon në forcimin e eshtrave, por përthithja e tij ndikohet nga kafeja. “Kafeina mund të reduktojë përthithjen e kalciumit dhe të rrisë nxjerrjen e tij në urinë me 77 për qind”, tha Kim. Këshillohet të shtoni qumësht në kafe për të kompensuar humbjen e kalciumit e merrni suplementin një orë pas kafes.

Kafeja ndikon në mënyrën si trupi përthith disa vitamina e minerale, por me pak kujdes në kohëzgjatje, mund t’i përfitoni të dyja.

“Nëse i merrni herë pas here bashkë, mos u shqetësoni shumë, një pjesë e lëndëve ushqyese do përthithet gjithsesi”, ka siguruar Ngo.

Ai ka thënë se duhet bërë kujdes se suplementet duhet të merren kur janë të nevojshme.

“Suplemente duhen marrë vetëm kur ka nevojë. Për një person me dietë të balancuar dhe shëndet të mirë, ato nuk janë të nevojshme”, përfundoi ai.

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara