Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Fushë Kosovë, Prishtinë, dhe Mitrovicë.

Published

on

Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas Policisë si pasojë e një mosmarrëveshje djali ka sulmuar fizikisht nënën dhe ka demoluar shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 13.10.2021 – 17:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë. Dy vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 00:31. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Gjithashtu në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas është intervistuar, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur nga policia dhe po konsiderohet i arratisur, ndërsa viktima është kthyer në banesën e saj dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 21:30. Viktima  femër  kosovare  ka raportuar  se  është  sulmuar  fizikisht  nga  bashkëshorti  i  saj,  i  dyshuari  mashkull  kosovar,  ku  si pasoj  ka  pësuar  lëndime  trupore.  Viktimës  iu  është  ofruar  tretman  mjekësor  e  më  pas  është intervistuar.  I  dyshuari  nuk  është  hasur  nga  policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, e me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 13.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bëhet më tutje e ditur në raport.

Edhe një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Mitrovicë, 14.10.2021 – 12:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara