Kulturë

Pesë libra që ju ndihmojnë të rrisni inteligjencën tuaj emocionale

“Një përkujtim i dashur”, nga Bianca Sparacino, është njëri prej tyre.

Published

on

Mendja juaj mbushet me mendime që në fund shpërfaqin disponimin dhe qëndrimin tuaj të përgjithshëm. Ka gjithashtu raste kur truri prodhon “mendime automatike” mbi të cilat nuk keni kontroll dhe që ndikojnë në sjelljen tuaj.

Kështu, si rezultat i disa mendimeve që shkojnë paralelisht me lloje të veçanta të disponimit, njeriu nuk është në gjendje të menaxhojë në mënyrë të shëndetshme ndjenjat dërrmuese, duke çuar në sjellje inteligjente emocionalisht të ulët.

Këto sjellje rrjedhin nga “lidhjet që ndikojnë në aftësinë për të trajtuar gjendjet tuaja emocionale”, siç është thënë nga Lisa Ferentz, shkrimtare e librit “Letting Go of Self-Destructive Behaviors”. Dhe nëse nuk kontrolloheni, ju mund të “humbni aftësinë për të treguar emocione dhe për të komunikuar në mënyrë efektive nevojat tuaja me të tjerët, duke ju privuar nga koeficienti emocional (EQ)”, shkruan Ferentz, përcjell Klankosova.tv

Për t’ju ndihmuar të rritni nivelin tuaj të EQ, më poshtë i gjeni pesë libra me të cilët do të kënaqeni. Hidhini një sy.

“Libri i gjendjeve shpirtërore”, Lauren Martin

I mbështetur me kërkime, tregime dhe vetë realizim, ky libër ju ndihmon të kuptoni emocionet tuaja dhe i ndalon ato të zhvillohen në pengesa të jetës.

“Një përkujtim i dashur”, Bianca Sparacino

Ky libër ju hyn në punë kur keni nevojë për fjalë për të përqafuar pjesët tuaja të thyera dhe për t’i qepur së bashku. Përkujtues të dashur për të vazhduar pavarësisht sfidave dhe për të përqafuar të kaluarën dhe gjithçka që do të vijë, ky libër është një udhëtim drejt shërimit.

“Kur të jesh gati, kështu shërohesh”, Brianna West

Mjafton një ngjarje e vetme traumatike për t’jua prishur jetën. Ky libër ka të bëjë me lejimin e asaj përçarjeje që të ju shndërrojë në persona të zgjuar dhe të evoluoni në njerëz emocionalisht inteligjentë.

“Bjeshka je ti”, Brianna West

Ky është një libër për sjelljet vetë sabotuese dhe rezistencën ndaj përpjekjeve për të ndryshuar. Por, duke nxjerrë njohuri thelbësore nga zakonet tuaja më të dëmshme dhe duke ndërtuar inteligjencën emocionale, duke kuptuar më mirë trurin dhe trupin tuaj, ju mund të dilni nga rruga juaj dhe drejt vetes suaj me potenciale më të larta të së ardhmes.

“Katër marrëveshjet”, Don Miguel Ruiz

Bazuar në mençurinë e lashtë Toltec, ky libër thyen besimet vetë kufizuese dhe ofron një kod të fuqishëm sjelljeje që mund ta transformojë me shpejtësi jetën tuaj në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashuri./prive.al

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara