Lajmet
Pesë gjërat më të çuditshme që janë gjetur brenda piramidave
Le të shohim disa nga gjërat më të çuditshme që gjenden brenda një piramide, kudo që të jenë në botë.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKur flasim për piramidat, shumica prej nesh mendojnë menjëherë për strukturat monumentale prej guri të Gizës, Mbretit Tut dhe ndoshta edhe Sfinksin e famshëm. Dhe pse jo? Egjipti është shtëpia e 138 piramidave, por nuk është i vetmi vend në botë që mban këto struktura magjepsëse – ka afërsisht njëqind apo më shumë piramida në jug të Sudanit, për shembull.
Le të shohim disa nga gjërat më të çuditshme që gjenden brenda një piramide, kudo që të jenë në botë.
- Kanibalizmi në La Quemad

Gjetja e mbetjeve njerëzore brenda një piramide është e zakonshme. Por jo kur disa janë dëshmi e një vakti të mbetur, e sidomos kur pjesë të këtij vakti të mbetur vareshin dhe ekspozoheshin në publik jashtë mureve të tempullit. E vendosur rreth 670 km në veriperëndim të qytetit të Meksikos, ngjarjet e tmerrshme besohet se kanë ndodhur rreth 1500 vjet më parë nga indigjenët mezoamerikanë. Disa studiues e kanë identifikuar La Quemadan si Chicomostocun legjendar, shtëpia e përkohshme e Aztecs gjatë rrugës për në Anáhuac.
-
- Piramidat e fshehura të Kukulkanit në Chichen Itza

Piramida në Chichen Itza, Meksikë, mund të jetë më famëkeqja me gjithë ato flijime njerëzore për Tlālocun, perëndinë e shiut. Por që nga viti 2016, falë një procesi të quajtur tomografi me rezistencë elektrike u zbulua se nuk ka vetëm një piramidë të brendshme nën të, por dy. Piramida e mesme, e ndërtuar diku midis viteve 800 dhe 1000 pas Krishtit, është e njohur që nga vitet 1930, por kjo piramidë e re 10 metra e lartë, e ndërtuar ndoshta midis viteve 500 dhe 800 pas Krishtit, i jep një kthesë të re historisë së Kukulkanit.
- Piramida e gjarprit me pendë të Teotihuacan

I njohur edhe si Tempulli i Quetzalcoatl, kjo piramidë është rreth 1800 vjet e vjetër. Në vitin 1980, u zbuluan mbetje njerëzore të flijuara që duken të jenë po aq të vjetra sa vetë piramida. Zbulimi i vitit 2003 i një tuneli të brendshëm sekret që përmban një peizazh malor në miniaturë me pellgje të vogla merkuri të lëngshëm, të gjitha të ndriçuara nga një galaktikë yjesh prej ari në muret përreth, ishte mahnitës. Gjithashtu u gjetën kristale në formë sysh, dhëmbë krokodili të bëra nga gur i gjelbër dhe skulptura që përshkruanin jaguarët, që besohet se u ishin lënë si flijime perëndive.
- Sarkofagu i Gizës

Një arkivol miniaturë prej druri kedri i realizuar në mënyrë perfekte vetëm 44 cm i gjatë, që u zbulua në vitin 1907 dhe daton midis 664-525 pes. Brenda ndodhej një fetus i vogël njerëzor i balsamosur vetëm në javën e gjashtëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë të shtatzënisë. Krahët ishin të kryqëzuar dhe ishte lidhur me një kujdes të tillë, saqë mund të supozohet se mbetjet e vogla, ndoshta të abortuara, ishin të një rëndësie të madhe për dikë të rëndësishëm.
5.Mumja Moche

Zonja e Cao është rreth 1750 vjeç dhe u zbulua në një piramidë Moche në El Brujo, Peru në vitin 2006. Ajo ishte mumifikuar nëpërmjet tharjes dhe jo ritualit, dhe trupi i saj ishte shumë i tatuazhuar me gjarpërinj dhe gaforre, merimanga dhe krijesa imagjinare. Ajo u varros me armë dhe bizhuteri, të cilat rezervoheshin vetëm për burra të pushtetshëm, duke bërë që disa të supozojnë se ajo mund të ketë qenë një priftëreshë e lartë. Eshtrat e saj u gjetën së bashku me një trup tjetër femre, që mund të jetë vrarë në ritual, me sa duket për të shoqëruar Zonjën e Caos në udhëtimin e saj në jetën e përtejme./Bota.al
Vendi
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Published
3 minutes agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Lajmet
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Published
29 minutes agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Vendi
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
7 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
8 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
