Lajmet

Pesë barnat që e ndryshuan botën (dhe çfarë shkoi keq)

Këto barna sollën një ndryshim të madh në jetën tonë, në mënyra që nuk e prisnim.

Published

on

Nga Philippa Martyr

Është e vështirë të matet ndikimi i një barne të caktuar në historinë botërore. Por më poshtëpo klasifikojmë 5 barna, për të cilat mund të themi me siguri se kanë sjellë një ndryshim të madh në jetën tonë, shpeshherë në mënyra që nuk e prisnim. Ato na kanë dhënë disa përfitime shëndetësore të pabesueshme. Por nga ana tjetër janë shfaqur me një trashëgimi komplikimesh, të cilat ne duhet t’i analizojmë në mënyrë kritike.

1. Anestezia

Në fundin e viteve 1700, kimisti anglez Xhozef Pristli prodhoi një gaz të cilin ai e quajti “ajri i azotuar” (oksid azoti). Kimisti tjetër anglez Hamfri Devi, mendoi se ai mund të përdorej si qetësues dhimbjesh në kirurgji. Në fakt u bë një ilaç rekreativ. Vetëm në vitin 1834, mbërritëm një moment tjetër historik.

Kimisti francez Zhan-Baptist Dyma emërtoi një gaz të ri:kloroformi. Mjeku skocez Xhejms Simpson e përdori atë në vitin 1847 për të ndihmuar gjatë lindjes së grave. Shumë shpejt anestezia u përdor më gjerësisht gjatë operacioneve kirurgjikale.

Përpara saj, pacientët vdisnin shpesh nga shoku nga dhimbja. Por çdo ilaç që mund t’i bëjë njerëzit të pavetëdijshëm, mund të shkaktojë edhe dëme. Anestetikët e sotëm janë ende të rrezikshëm, për shkak të rreziqeve të shtypjes së sistemit nervor.

2. Penicilina

Ajo që i ndodhi në vitin 1928 mjekut skocez Aleksandër Fleming, është një nga historitë klasike të zbulimit aksidental të një ilaçi. Fleming shkoi me pushime, duke lënë në laborator disa kultura të bakterit streptokok. Kur u kthye nga pushimet, vuri re se penicilium (një ndotës mykotik) e kishte ndaluar rritjen e streptokokut .

Patologu australian Hauard Florej dhe ekipi i tij, e stabilizuan penicilinën dhe kryen eksperimentet e para tek njerëzit  Me financimin e qeverisë amerikane, penicilina u prodhua në masë dhe e ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ajo u përdor për të trajtuar mijëra njerëz në front.

Penicilina dhe pasardhësit e saj, janë ilaçe shumë të suksesshme të vijës së parë për gjendjet shëndetësore që dikur vranë miliona njerëz. Megjithatë, përdorimi i gjerë i tyre ka çuar në shfaqjen e llojeve të reja të baktereve që janë rezistente ndaj ilaçeve.

3. Nitroglicerina

Nitroglicerina u shpik në vitin 1847 dhe e zëvendësoi barutin si eksplozivi më i fuqishëm në botë. Por ajo ishte gjithashtu ilaçi i parë modern për trajtimin e anginës, dhimbja e fortë e gjoksit e lidhur me sëmundjet e zemrës. Punëtorët e fabrikës që ishin të ekspozuar ndaj eksplozivit, nisën të përjetojnë dhimbje koke dhe skuqje në fytyrë.

Kjo ndodhi për shkak se nitroglicerina është një vazodilatator, pra i zgjeron enët e gjakut.

Mjeku londinez Uilliam Murrel eksperimentoi me nitroglicerinë mbi veten e tij, dhe e provoi atë te pacientët e tij me anginë. Ata patën një lehtësim gati të menjëhershëm të dhimbjeve nëgjoks.

Nitroglicerina bëri të mundur që miliona njerëz me anginë të kenë një jetë relativisht normale. Ajo i hapi rrugën prodhimit të ilaçeve të reja, atyre për uljen e presionit të gjakut, beta-bllokuesit dhe statinave. Këto ilaçe kanë zgjatur jetën e miliona njerëzve, dhe e kanë rritur jetëgjatësinë mesatare në vendet perëndimore.

Por për shkak se jetët e njerëzve janë zgjatur, sot ka norma më të larta të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme. Pra, rezultoi që nitroglicerina të ishte një ilaç që e ndryshon botën në mënyra të papritura.

4. Pilula

Në vitin 1951, avokatja amerikane e kontrollit të lindjeve Margaret Sanger i kërkoi studiuesit Gregori Pinkus të zhvillonte një kontraceptiv hormonal efektiv, që u financua nga filantropja e njohur Kethrin Mekormik. Pinkus zbuloi se progesteroni ndihmon në ndalimin e ovulacionit, dhe e përdori atë për të krijuar një pilulë eskperimentale.

Testet klinike u kryen mbi gratë më të varfra, sidomos në Porto Riko, për shkak të frikës nga efektet anësore. Ilaçi i ri u prodhua nga kompania GD Searle & Co me emrin Enovid në 1960, me miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA). Ai u pranua pasi rreziku i shtatzënisë, shihej si më i madh se rreziku i efekteve anësore, si mpiksja e gjakut dhe goditjet në tru.

U deshën 10 vite vjet për të provuar një lidhje midis përdorimit të kontraceptivëve oralë dhe efekteve anësore serioze. Pas një investigimi të qeverisë amerikane në vitin 1970, nivelet e hormoneve në pilulën kontraceptive ranë ndjeshëm. Pilula shkaktoi ndryshime të mëdha demografike globale. Familje nisën të jenë më të vogla në numrin e anëtarëve, teksa u rritën të ardhurat pasi gratë ri–hynë në fuqinë punëtore. Por kjo ngre pikëpyetjen se si mjekët kanë eksperimentuar me trupat e grave.

5. Diazepami

Benzodiazepina e parë, një lloj depresant i sistemit nervor, u zhvillua për herë të parë në vitin 1955 dhe u tregtua nga kompania “Hoffmann-La Roche” me emrin Librium . Kjo dhe barnat e lidhura me to nuk u shitën si “kurë” për ankthin. Përkundrazi, ato ishin menduar t’indihmonin njerëzit të përfshiheshin në psikoterapi , e cila shihej si zgjidhja e vërtetë.

Kimisti polako-amerikan Leo Sternbah dhe grupi i tij kërkimor, e ndryshuan kimikisht Librium në vitin 1959 , duke prodhuar një ilaç shumë më të fuqishëm. Ky ishte diazepami, i shitur nga viti 1963 me emrin Valium. Duke qenë një ilaç i lirë dhe lehtësisht i disponueshëm, ai pati një ndikim të madh.

Gjatë viteve 1969–1982, Valiumi ishte barna më e shitur në Shtetet e Bashkuara. Këto llojbarnash krijuan një kulturë të menaxhimit të stresit dhe ankthit përmes ilaçeve. Valiumi i hapi rrugën antidepresantëve modernë. SSRI i parë, ose frenuesi selektiv i rimarrjes së serotoninës, ishte fluokstina, i shitur nga viti 1987 si Prozac.

“The Conversation” – Bota.al

Vendi

Tetë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Brenda vetëm një dite, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej tetë raste të dhunës në familje, duke shpërfaqur një situatë shqetësuese në disa komuna të ndryshme të vendit. Incidentet e regjistruara përfshijnë sulme fizike, dhunë psikologjike, dëmtim të pronës shtëpiake si dhe raste ku ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja mjekësore për viktimat.

Rajoni i Prishtinës ka shënuar numrin më të madh të rasteve. Në kryeqytet është intervistuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje, ku me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë janë regjistruar tri raste të ndara: në të prinin arrestimi i një gruaje që dyshohet se ka demoluar e thyer orenditë e shtëpisë, si dhe përleshja fizike mes një burri dhe një gruaje pas një përplasjeje verbale, ku të dy u liruan më pas.

Po në Fushë-Kosovë, një burrë është dërguar direkt në mbajtje pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, e cila është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara.

Raste të tjera të dhunës dhe sulmeve fizike janë raportuar edhe në qytete të tjera të Kosovës. Në Graçanicë, policia ka arrestuar një burrë që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një grua, rast ky që do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Në Klinë po ashtu është raportuar një sulm fizik i një burri ndaj një gruaje, me të dyshuarin që është liruar me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq, masa më të rrepta janë marrë në Ranillug dhe Gjakovë, ku dy burra janë dërguar në mbajtje: i pari për shkak se dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj një gruaje, ndërsa i dyti në Gjakovë për ushtrim të dhunës psikike ndaj një burri tjetër në familje. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

United Hospital, modeli i ri i spitalit privat në Kosovë: Teknologji e avancuar, ekspertizë dhe pacienti në qendër

Published

on

By

Sistemi shëndetësor në Kosovë po pasurohet vazhdimisht me teknologji të reja dhe qasje bashkëkohore në trajtimin e pacientëve. Në këtë drejtim, United Hospital Prishtinë po sjell vazhdimisht risi në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit, duke synuar ofrimin e shërbimeve moderne shëndetësore nën një çati.

I njohur si një nga spitalet e përgjithshme private më të mëdha në Kosovë, United Hospital ofron kujdes shëndetësor dhe shërbim emergjent 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke u mundësuar pacientëve qasje në një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore.

Një vizion i ri për shëndetësinë private në Kosovë

Pas një karriere të konsoliduar në botën akademike dhe me një përvojë të gjerë në arsimin universitar, Edmond Hajrizi po e shtrin vizionin dhe ekspertizën e tij edhe në një sektor tjetër me rëndësi të veçantë për shoqërinë – shëndetësinë. Si figurë e njohur në fushën akademike, Hajrizi ka zgjedhur që përvojën e tij profesionale dhe ndërkombëtare ta vërë në funksion të zhvillimit të një modeli bashkëkohor të kujdesit shëndetësor në Kosovë, përmes drejtimit të United Hospital.

Nën këtë qasje, spitali synon të ndërtojë një standard ku ekspertiza profesionale, teknologjia moderne, organizimi institucional dhe kujdesi ndaj pacientit ndërthuren në një model të orientuar drejt praktikave bashkëkohore evropiane. Investimi në pajisje të avancuara, zgjerimi i shërbimeve mjekësore dhe përfshirja e ekspertizës profesionale janë pjesë e një vizioni që synon ta ndryshojë mënyrën se si perceptohet dhe ofrohet kujdesi shëndetësor privat në Kosovë.

Për Hajrizin, përvoja e fituar në ambientet akademike dhe ndërkombëtare nuk mbetet vetëm pjesë e një karriere personale, por po shndërrohet në një qasje menaxheriale dhe zhvillimore që synon të sjellë inovacion, standarde të reja dhe shërbime më cilësore për pacientët kosovarë. Në këtë kuadër, United Hospital po pozicionohet si një projekt ambicioz në zhvillim të vazhdueshëm, ku teknologjia dhe profesionalizmi synojnë të jenë në qendër të kujdesit ndaj pacientit.

Edmond Hajrizi vlerëson se United Hospital është duke avancuar në drejtimin e duhur, duke e mbështetur këtë zhvillim në investimin e vazhdueshëm në kapitalin profesional dhe në përfshirjen e kuadrove të përgatitura, me përvojë dhe bagazh të dëshmuar në fushat e tyre.

Sipas tij, synimi është që përvoja akademike dhe menaxheriale të ndërthuret me praktikat më të avancuara evropiane, për të krijuar një model bashkëkohor të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

“Unë po punoj që ta sjellim përvojën akademike dhe ta ndërthurim atë me situata, praktika dhe eksperienca nga shtetet evropiane. Jam i lumtur që po ndërtojmë një spital model, i cili në fokus ka shëndetin dhe mirëqenien e pacientit. Pacienti për ne është në qendër të vëmendjes dhe kemi filluar që edhe çmimet t’i harmonizojmë me mundësitë dhe pagën e qytetarit kosovar. Pra, pagesa nuk është dhe nuk duhet të jetë fokusi ynë; përkundrazi, në qendër janë rezultatet inkurajuese, shërbimi cilësor dhe përmirësimi i shëndetit të çdo pacienti që viziton United Hospital”, ka deklaruar Hajrizi.

Besimi i pacientëve, dëshmi e një standardi në rritje në United Hospital

Përvoja e pacientëve është një nga treguesit më të rëndësishëm të cilësisë së një institucioni shëndetësor, ndërsa United Hospital po merr vlerësime pozitive për profesionalizmin e stafit mjekësor, komunikimin korrekt me pacientët, përfshirë komunikimin në gjuhë të huaja, higjienën dhe kushtet moderne të ofruara. Në përshtypjet e pacientëve veçohet veçanërisht kombinimi i kujdesit profesional me teknologjinë bashkëkohore dhe ambientet e standardizuara, elemente që, sipas vlerësimeve të publikuara online, u japin pacientëve një përvojë të krahasueshme me standardet që ata kanë hasur në institucione shëndetësore në vende si Gjermania dhe Zvicra.

Teknologjia moderne në shërbim të pacientit

Një prej veçorive të institucionit është fokusimi në pajisje dhe teknologji bashkëkohore. Ndër pajisjet e përmendura është edhe CT me reduktim të rrezatimit deri në 40%, ndërsa në fushën e fizioterapisë përdoren pajisje BTL për dekompresim 3D të shtyllës kurrizore.

Këto teknologji synojnë të mbështesin proceset diagnostikuese dhe terapeutike, duke i dhënë stafit mjekësor mjete moderne për vlerësimin dhe trajtimin e pacientëve.

Shërbime të shumta mjekësore

United Hospital përfshin një gamë të gjerë departamentesh dhe shërbimesh, ndër to:

Kardiologji, kardiologji invazive dhe kardiokirurgji

Anesteziologji dhe mjekim intensiv

Kirurgji e përgjithshme dhe kirurgji torakale

Gjinekologji dhe obstetrikë

Pediatri dhe neonatologji

Ortopedi dhe traumatologji

Mjekësi interne

ORL dhe pulmologji

Radiologji

Kombinimi i ekipeve të specializuara, infrastrukturës spitalore dhe teknologjisë moderne synon të krijojë një qasje sa më të integruar ndaj nevojave shëndetësore të pacientëve.

Kujdes shëndetësor 24/7

Një tjetër element i rëndësishëm është shërbimi i emergjencës dhe kujdesi shëndetësor gjatë gjithë kohës. 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pacientët mund të kërkojnë ndihmë mjekësore në ambientet e spitalit.

Me zhvillimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe zgjerimin e shërbimeve, United Hospital synon të jetë pjesë e transformimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor privat në Kosovë, duke sjellë pajisje, metoda dhe shërbime të reja në funksion të pacientëve./rajonipress/

📍 Lokacioni: Magjistralja M2, Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë
📞 Kontakt: +383 46 607 070 / 038 60 70 70
🕐 Shërbimet: 24/7

 

Continue Reading

Vendi

Përzgjedhësi i Izraelit: Kosova ka cilësi të lartë, na pret ndeshje e vështirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart cilësinë e Kosovës në prag të përballjes së sotme në Ligën e Kombeve, e cila zhvillohet në Debrecen të Hungarisë nga ora 20:45.

Izraeli ndodhet nën presion të madh për të marrë pikët e para në këtë edicion, pas dy humbjeve radhazi ndaj Austrisë dhe Irlandës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Ben Shimon tregoi se pas analizës së gabimeve të vetes, stafi teknik ka studiuar me kujdes lojën e “Dardanëve”.

“Në ditët e para u përqendruam te vetja, se si të rikuperohemi dhe çfarë bëmë gabim. Më pas, vëmendjen e zhvendosëm te Kosova dhe avantazhet e saj,” deklaroi Ben Shimon.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një nga përfaqësueset më cilësore të grupit.

“Ata janë një ekip me cilësi shumë të lartë, ndoshta më i miri në shtëpi së bashku me Austrinë. Ne presim një ndeshje të vështirë dhe komplekse, të cilën do të donim shumë ta fitonim.”

Ndeshja e sotme ka rëndësi të veçantë për të dyja taborët: Kosova kërkon të ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas fitores me Irlandën dhe humbjes me Austrinë, ndërsa Izraeli synon me çdo kusht të dalë nga kriza e rezultateve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dita e ndeshjes: Dardanët kërkojnë fitoren përballë Izraelit

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin në terren neutral, në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit në Hungari.

Kombëtarja e Kosovës e nisi këtë edicion me një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, por u mposht tri ditë më vonë nga Austria me rezultat 3-1. Me tri pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, “Dardanët” renditen aktualisht në vendin e dytë në grup, pas Austrisë që kryeson me gjashtë pikë të plota.

Kundërshtari i sotëm i Kosovës, Izraeli, e ka nisur kampanjën në mënyrën më të keqe të mundshme. Pasi u mposht 3-1 nga Austria, izraelitët pësuan një tjetër humbje të thellë 3-0 ndaj Republikës së Irlandës. Me zero pikë dhe vetëm një gol të shënuar, ata ndodhen në fund të tabelës.

Për përzgjedhësin dhe futbollistët e Kosovës, sfida në Debrecen është një mundësi ideale për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Një fitore sot do t’i jepte ekipit moralin e nevojshëm përpara përballjes tjetër përcaktuese ndaj Austrisë, e cila zhvillohet më 4 tetor.

Ndeshja Izrael – Kosovë luhet sot, me fillim nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara