Shëndet

Pesë arsye pse duhet të pini nga një lëng frutash të shëndetshëm

Trupi juaj hidratohet më së miri.

Published

on

Nuk ka gjë më të shëndetshme sesa një gotë lëng frutash i freskët.

Më poshtë ju rendisim pesë arsye përse:

Detoksikon trupin tuaj
Një gotë lëng i freskët frutash në mëngjes nxjerr jashtë trupit tuaj toksinat e dëmshme. Lëngu i freskët përmban të gjitha enzimat, mineralet, vitaminat të cilat përthithen lehtësisht nga trupi juaj.

Nxit humbjen në peshë
Filloni e pini çdo ditë një lëng frutash të freskët dhe do të shihni ndryshimin që do të ndodhë me trupin tuaj.

Trupi juaj hidratohet më së miri
Lëngjet e frutave i japin një avantazh trupit tuaj sepse e mbajnë të hidratuar për një kohë të gjatë . Nëse ndiheni të lodhur pas një dite të gjatë, mjafton një gotë lëng frutash dhe i keni siguruar në çast trupit tuaj, vlerat më të mira ushqyese.

Ju ndihmon për tretjen
Lëngu i freskët prej frutave dhe kombinimi mes tyre për një shije sa më të mirë, i japin trupin tonë minerale thelbësore dhe enzima që nxisin tretjen e shëndetshme.

Lëng frutash sa herë jeni shumë të uritur
Pjesa më e mirë e lëngut të frutave është që ju plotëson për një kohë të gjatë dhe nuk ju lë të gaboni me ushqimin që konsumoni në rastet kur jeni shumë të uritur.

Për të përgatitur një lëng frutash duhet të keni si filim shumë fruta e perime në kuzhinë dhe sigurisht pak fantazi për t’i kombinuar e për të pasur një shije sa më të mirë. Por nëse u mrekulluat nga të gjitha përfitimet që u rendita më lart, ama nga ana tjetër nuk jeni në humorin e duhur për ta përgatitur një të tillë, ne ju japim zgjidhjen./neps.al

Shëndet

Simptomat që mund të tregojnë se konsumoni shumë yndyrna të ngopura

Published

on

Aknet, urthi, mjegulla mendore dhe lodhja e vazhdueshme mund të jenë shenja të një diete të pasur me yndyrna të ngopura.

Këto yndyrna gjenden në shumë ushqime të përditshme, si gjalpi, djathi, mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara. Sipas CDC-së, dy të tretat e njerëzve konsumojnë më shumë se sasia e rekomanduar.

Yndyrnat e pangopura (vaj ulliri, vaj avokado) janë të shëndetshme, ndërsa yndyrnat e ngopura (gjalpi, vaji i kokosit) mund të jenë të dëmshme në sasi të mëdha.

Simptoma të zakonshme:

Lodhje dhe letargji pas vakteve: Ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura ngadalësojnë tretjen dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni të rëndë dhe përgjumur. Zëvendësimi i mishit të kuq me peshk dhe drithërave të rafinuara me drithëra të plota mund të rrisë energjinë.

Vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën: Marrja e lartë e yndyrnave të ngopura mund të ngadalësojë reagimet dhe të ndikojë tek kujtesa. Dietat me më pak yndyrna të ngopura, si dieta MIND, përmirësojnë funksionin mendor pas disa muajsh.

Fryrje, urth dhe probleme me tretjen: Yndyrnat mund të ngadalësojnë tretjen dhe të shkaktojnë refluks acidik, gazra dhe ndjesi rëndese. Zvogëlimi i ushqimeve të skuqura, mishrave me yndyrë dhe ëmbëlsirave kremoze mund të ndihmojë.

Aknet dhe inflamacioni i lëkurës: Yndyrnat e ngopura rrisin prodhimin e sebumit dhe bllokojnë poret, duke shkaktuar akne. Një dietë e pasur me perime me gjethe jeshile, arra dhe peshk mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës.

Ankthi dhe luhatjet e humorit: Dieta ndikon tek shëndeti mendor. Reduktimi i yndyrnave të ngopura dhe konsumimi i yndyrnave të shëndetshme, si omega-3, ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit.

Dieta mesdhetare, e pasur me peshk, vaj ulliri dhe perime, ka efekt pozitiv tek truri dhe gjendja emocionale.

Si të balanconi dietën?

Zëvendësoni gjalpin me vaj ulliri;

Hani mish të kuq më rrallë dhe peshk më shpesh;

Shtoni më shumë perime, fruta dhe drithëra të plota në vakte. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pse ndiheni të lodhur edhe kur flini mjaftueshëm?

Published

on

Shumë prej nesh zgjohen të lodhur edhe pas një nate të plotë gjumi. Arsyeja nuk është mungesa e orëve të pushimit – shpesh, fajin e kanë zakone të përditshme ose çrregullime të lehta shëndetësore që nuk i lidhim menjëherë me lodhjen.

Për ta zgjidhur problemin, është e rëndësishme të kuptojmë shkakun, ja pesë arsye pse ndiheni të plogësht, pa energji dhe të ngadaltë.

1. Tiroidja nuk po funksionon siç duhet

Ka ndikim të madh në mënyrën si trupi përdor energjinë. Kur nuk prodhon mjaftueshëm hormone, proceset trupore ngadalësohen e ju mund të ndiheni të lodhur, të rënduar dhe pa motivim. Simptomat shfaqen gradualisht e shpesh ngatërrohen me mungesë gjumi ose stres.

Çka mund të bëni?

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur pa ndonjë arsye, konsultohuni me mjekun e kërkoni analiza të gjakut. Testet e thjeshta mund të zbulojnë nëse problemi lidhet me tiroiden ose me sistemin imunitar.

2. Po konsumoni shumë kafeinë

Kafeja është “karburanti” i mëngjesit për shumë prej nesh, por teprimi mund të ketë efekt të kundërt. Me kalimin e moshës, trupi e përpunon kafeinën më ngadalë e mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit – edhe nëse flini menjëherë pas shtratit.

Çka mund të bëni?

Kufizoni kafen në 1–2 filxhanë në ditë, të konsumuar para orës 10:00 të mëngjesit. Nëse pasdite ndjeni mungesë energjie, zëvendësojeni kafen me një frut të freskët ose një shëtitje të shkurtër.

3. Lëvizni shumë pak

Mund të duket paradoksale, por sa më pak lëvizni, aq më pak energji keni. Një mënyrë jetese sedentare ngadalëson qarkullimin e gjakut, ul kapacitetin e mushkërive dhe çon në ndjenjë të përgjithshme plogështie.

Çka mund të bëni?

Nuk keni nevojë për palestër apo vrapime të gjata – edhe 30 minuta ecje e lehtë çdo ditë mund të bëjnë diferencë. Aktiviteti i rregullt ndihmon gjumin, përmirëson humorin dhe rrit nivelin e energjisë.

4. Jeni shpesh nën stres

Shumë prej nesh janë të vetëdijshëm për pasojat, por rrallë e trajtojmë si një problem serioz. Tensioni i vazhdueshëm, mbingarkesa me detyra e streset e vogla e lodhin trupin më shumë sesa mendojmë. Stresi ndikon në cilësinë e gjumit, duke krijuar rreth vicioz lodhjeje.

Çka mund të bëni?

Përfshini në rutinën tuaj momente relaksimi, frymëmarrje të thella, shëtitje të qeta, pak minuta pa ekrane apo disa ushtrime shtrirjeje. Këto ndihmojnë trupin të qetësohet dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

5. Hani shumë, por jo shëndetshëm

Edhe pse mund të konsumoni sasi të mjaftueshme ushqimi, nëse vaktet nuk janë të pasura me lëndë ushqyese, trupi nuk ka nga të marrë energji. Karbohidratet komplekse, proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe uji janë thelbësore për funksionimin optimal të organizmit. Dehidratimi, nga ana tjetër, është një nga shkaktarët kryesorë të lodhjes.

Çka mund të bëni?

Pini ujë, shmangni ushqimet e përpunuara, sigurohuni që vaktet të përmbajnë fibra e vitamina. Nëse ushqeheni mirë e flini mjaftueshëm, por ende ndiheni të lodhur, bëni analiza të gjakut, do zbuloni mungesë hekuri, vitaminash ose ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Lodhja e vazhdueshme nuk është gjithmonë pasojë e një nate pa gjumë. Trupi dërgon sinjale që diçka nuk shkon, dhe për ta dëgjuar, mjafton pak vëmendje ndaj zakoneve të përditshme dhe shëndetit të përgjithshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pse zemra nuk preket nga kanceri?

Published

on

Kanceri është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. Të dhënat e autoriteteve zyrtare tregojnë se çdo vit në vendin tonë regjistrohen rreth 5,500 raste të reja. Më së shumti preken mushkëritë dhe gjiri.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i meshkujve të prekur nga kanceri është katër herë më i lartë se ai i femrave.

Kanceri mund të prekë shumë organe të trupit, si gjiri, mushkëritë, koka, lëkura, zorra e trashë dhe veshkat, por rrallëherë zemrën.

Pse zemra prekët aq rrallë nga kanceri?

Ekspertët shpjegojnë se edhe pse zemra mund të preket nga kanceri, rastet janë të rralla dhe tumoret zakonisht janë beninje.

Për të kuptuar pse zemra është më e mbrojtur nga kjo sëmundje, duhet të kuptojmë më parë funksionimin e qelizave.

Çdo qelizë e trupit ka potencialin të bëhet kancerogjene. Kanceri lind nga mutacionet e ADN-së së qelizës. Para se një qelizë të bëhet kancerogjene, i nënshtrohet një sërë mutacionesh, shumica e të cilave ndodhin gjatë ndarjes së qelizës për të formuar ADN-në e re.

Qelizat e zemrës janë të veçanta, pothuajse nuk ndahen dhe nuk krijojnë qeliza të reja, përveç në rast të lëndimeve. Duke mos u ndarë, mundësia për të pësuar mutacione është e vogël. Ndryshe ndodh me qelizat e gjirit, zorrës së trashë dhe lëkurës.

Ato zëvendësohen vazhdimisht gjatë jetës e ndikohen nga hormone apo faktorë tjerë. Për shkak të ndarjes së shpeshtë, këto qeliza kanë më shumë mundësi të kalojnë mutacione dhe të zhvillojnë kancer.

Zemra, nuk është e ekspozuar ndaj shumicës së kancerogjenëve të jashtëm apo atyre të brendshëm dhe qelizat e saj nuk kalojnë në mutacione, prandaj prekja nga kanceri është jashtëzakonisht e rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Tharja e syrit, shkaqet, simptomat dhe kurat natyrale

Published

on

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në mbarë botën. Ky problem ndodh kur sytë nuk prodhojnë sasinë e mjaftueshme të lotëve për t’i mbajtur të lubrifikuar.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syrit është përdorimi i tepruar i telefonave celularë dhe kompjuterëve. Tharja mund të jetë e parehatshme, pasi shoqërohet me ndjesi djegieje.

Sytë kanë tendencë të thahet në situata të ndryshme, si p.sh.:

Udhëtimi me avion

Qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar

Ngarja e biçikletës

Qëndrimi për periudha të gjata para kompjuterit

Simptomat e tharjes së syrit mund të përfshijnë:

Kruarje dhe djegie në sy

Sklepa dhe skuqje

Ndjeshmëri ndaj dritës

Ndjesia e pranisë së një lënde të huaj në sy

Lëngëzim i syve

Lodhje e syve dhe mjegullim i shikimit

Kurat natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët rekomandojnë të pasurohet dieta me ushqime të pasura me acide yndyrore, sidomos omega-3, të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të lotëve. Përveç ushqimit, disa produkte mund të përdoren edhe jashtë për të lehtësuar simptomat:

Vaji i arrës së kokosit

Vaji ka efekt anti-inflamator dhe zbutës. Merrni 2-3 pika e masazhoni zonën përreth syve për 2-3 minuta. Prisni derisa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sipas nevojës.

Kastraveci

Vendosja e fetave mbi sy për rreth 15 minuta ndihmon në reduktimin e kruarjeve dhe skuqjes. Kastraveci është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Kosi

Përmban vitamina D, B dhe A. Konsumimi i rregullt ndihmon në parandalimin e kruarjeve dhe siguron ushqyesit e nevojshëm për sy të shëndetshëm.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Mbajtja e kompresave të ngrohta mbi sy për 7-8 minuta ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe nxit lubrifikimin natyral të syve.

Continue Reading

Të kërkuara