Lifestyle

Përse unaza e martesës vihet në dorën e majtë?

Kjo mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta.

Published

on

Është gjë e zakonshme për shumicën e njerëzve që ta mbajnë unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë.

Por, cila është historia e mbajtjes së unazës së martesës në dorën e majtë dhe a duhet çiftet me patjetër ta bëjnë këtë?

Historia se përse unaza e dasmës mbahet në dorën e majtë mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta. Në atë epokë, romakët besonin se vena në gishtin e unazës (gishti i katërt) ndërlidhet direkt me zemrën e personit.

Për shkak të këtij besimi, ata e kishin quajtur atë ‘vena amoris’ apo vena e dashurisë.

Normalisht, për ta festuar bashkimin e dy personave të dashuruar, ata do ta vendosnin unazën në gishtin që simbolizonte dashurinë.

Fatkeqësisht, biologjia e ditëve moderne tregon se të gjithë gishtat e dorës kanë lidhje të venave në zemër, megjithëse tradita mbetet!

Lifestyle

Zgjohesh herët? Shëndeti dhe lumturia të buzëqeshin që në mëngjes!

Published

on

Nëse je ndër ata që i hapin sytë para orës 7 të mëngjesit, studimet kanë lajme të mira për ty: ke më shumë gjasa të jesh më i shëndetshëm dhe më i lumtur.

Të dhënat tregojnë se personat që zgjohen herët përjetojnë më pak stres, kanë humor më të mirë dhe jetojnë me më shumë energji.

Drita e mëngjesit ndihmon trupin të rregullojë ritmin biologjik dhe rrit nivelet e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Përveç kësaj, “early birds” kanë tendencën të jenë më aktivë fizikisht dhe të ndjekin rutina të qëndrueshme, që përmirësojnë cilësinë e jetës.

 

Continue Reading

Lifestyle

Kujdes me planet! Moti do të ndryshojë këtë fundjavë

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët me mundësi të shiut.

Temperaturat do të lëvizin në mëngjes 9°C, kurse maksimalja e ditës arrin deri në 12°C.

Edhe nesër, e diel data 25 maj do të jetë një mot pjesërisht i vranët por nuk do të mungojë as dielli.

Temperaturat do të sillen nga 7°C deri në 15°C. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Mëngjesi do të jetë i vranët me mundësi të shiut, e pasditja do të bëhet me diell.

Temperatura minimale është 11°C kurse ajo maksimalja e ditës do të arrijë në 23°C.

Edhe fundjava pritet të jetë e ngjashme, me vranësina e me temperatura që do të sillen nga 9 deri 15°C. /UBT News/

.

 

Continue Reading

Lifestyle

Ditë me rreze dielli, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët.

Por, nuk do të mungojnë as rrezet e diellit.

Temperatura minimale do të jetë 11°C kurse maksimalja e ditës arrin deri në 22°C.

Edhe nesër, e premtja e datës 23 maj do të jetë mot i ngjashëm me temperatura nga 12 deri në 23°C. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara