Lajmet

Përse ndodhin rrahjet e ngadalta të zemrës?

Normalisht zemra rreth 60 deri në 100 herë në minutë kur ju jeni duke pushuar apo duke kryer aktivitet normal.

Published

on

Rrahjet e zemrës funksionojnë si tik taku i orës, vazhdojnë pa pushuar asnjë sekondë gjatë gjithë jetës.

Zemra, organi më i rëndësishëm i të gjithë trupit, pompon gjak dhe rreh thuajse në mënyrë precize pa pushim.

Ritmin e mrekullueshëm të saj mund ta ndjeni fare lehtë, duke vendosur dorën lehtë mbi kraharor.

Megjithëse është një ndër organet më të fuqishme të të gjithë orgnizmit, as zemra nuk është imune ndaj problemeve.

Madje është po aq delikate sa e fortë dhe e pashtershme.

E për këtë temë me siguri nuk janë të pakta rastet që mund të keni dëgjuar apo edhe përjetuar.

Ndonëse numri më i madh i shqetësimeve vjen nga rrahjet e shpejta të zemrës edhe ato të ngadaltat mund të jenë një problem më vete, po aq shqetësues.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar se përse kjo ndodh dhe si të veproni në raste të tilla.

Kur ritmi i zemrës quhet i ulët?

Normalisht zemra rreth 60 deri në 100 herë në minutë kur ju jeni duke pushuar apo duke kryer aktivitet normal.

Nën këto shifra rrahjet e saj janë mëse normale dhe të përballueshme nga trupi.

Problemi fillon nëse ato bien nën 60 rrahje në minutë.

Kjo gjendje e trupit quhet bradikardi dhe mund të sjellë një sërë problemesh për organizmin dhe zemrën.

Ndonëse nuk sjell probleme të menjëhershme e të dukshme siç janë rrahjet e shpejta të zemrës, bradikardia mund të sinjalizojë probleme që lidhen me zemrën.

Përse ndodh?

Sinjalet elektrike që kalojnë nëpër të katër dhomat e brendëshme të zemrës, ndihmojnë në mbajtjen e ritmit të zemrës në nivelet e duhura.

Nëse rrahjet e zemrës janë të ulta dhe të ngadalta, mund të jetë një tregues se sinjalet elektrike që zemra merr nga trupi nuk janë të rregullta.

Zakonisht shfaqet me kalimin e moshës dhe përgjatë viteve kur funksionet e trupit fillojnë të dobësohen.

Gjithashtu mund të jetë shfaqet si pasojë e abuzimit me alkollin apo duhanin, nga problemet me presionin e lartë të gjakut apo pas ndonjë ataku në zemër.

Simptomat

Kjo gjendje e trupit mund të shkaktojnë edhe një sërë pasojash shëndetësore shumë shqetësuese.

Personat e prekur nga ky problem mund të vuajnë nga:

Marramendja

Vështirësi në përqëndrim

Gjendje të fikëti

Vështirësi në frymëmarrje

Dhimbje gjoksi dhe kraharori

Kështu nëse ndjeni këto simptoma dhe ndjeni se rrahjet e zemres tuaj janë të ngadalta nën 60 rrahje në minutë bëni kujdes dhe jini gjithnjë nën kontroll.

Nëse keni shpesh episode të gjendjes së të fiktit apo keni vështirësi në frymëarrje është e rëndësishme të konsultoheni sa më parë me një mjek.

Si ta parandaloni?

Për të parandaluar çdo lloj sëmundje dhe problem me sëmundjet e zemrës, kini parasysh të mbani një peshë të duhur trupore.

Gjithashtu të merreni me aktivitet sportiv, të menazhoni presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe nivelet e sheqerit.

Nëse jeni duhanpirës, hiqni dorë dhe praktikoni një stil jetese sa më të shëndetëshëm dhe afër natyrës./AgroWeb.org

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara