Lajmet

Përplasja Greqi-Turqi

Published

on

“Gënjeshtrat kanë mbaruar i dashur Mevlüt”

 “Turqia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën mbi Ligjin e Detit në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ka bërë 400 mbikalime mbi territorin grek! Mevlüt, nuk ka asnjë ligj që lejon fluturimin mbi territorin grek. Gënjeshtrat kanë mbaruar i dashur Mevlüt”, kështu i është shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias homologut të tij turk Mevlüt Tsavousoglou, të enjten pasdite, nga Ankaraja ku patën një konferencë të përbashkët.

Edhe pse shpresat ishin që ky takim të jepte sinjale të një përmirësimi të marrëdhënieve, ai përfundoi në akuza të forta nga të dyja palët.

Dendias shpjegoi për Kathimerini se “çështja me të cilën përballemi me Turqinë është se nuk ekziston asnjë emërues i përbashkët lidhur me kornizën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tona”.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu dhe diplomatët turq që morën pjesë në negociatat me delegacionin grek ngritën të gjitha çështjet mbi të cilat Ankaraja kërkon të imponojë pikëpamjet e saj si: pretendimi se ishujt nuk kanë një raft kontinental dhe zonat detare në Egje duhet të jenë Greqia dhe brigjet e Azisë së Vogël, pozicioni turk thotë se është paradoksale që Greqia të ketë hapësirë ​​ajrore prej 10 milje detare dhe ujëra territoriale prej 6 milje dhe pikëpamja që Traktati i Lozanës parashikon çmilitarizimin e ishujve, shkruajnë mediet greke.

Dy anëtaret e NATO-s janë përplasur ashpër me njëri tjetrin për një sërë çështjesh, por konflikti mbi interesat territorial në Mesdhe i çoi verën e kaluar në prag konflikt ushtarak.

“Fakti që kemi qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, duke nisur nga burimet e energjisë e deri tek Qiproja e ndarë etnikisht nuk mund të fshihet”, tha shefi i diplomacisë greke, i cili megjithatë nënkuptoi se dritarja për negociata mbetet e hapur.

Ai theksoi se Athina vazhdon t`i mëshojë idesë se shënimi i zonës së vet ekonomike dhe shtrirjes kontinentale me Turqinë në Detin Egje si dhe në lindje të Mesdheut, duhet të bëhet në bazë të ligjit ndërkombëtar. Ai i zbuti tonet me Cavusoglou duke e ftuar t`i vazhdojnë bisedimet e tyre në Athinë, çka shihet si mundësi për t`i hapur rrugën një takimi mes vetë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ikona e muzikës country

Published

on

Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë më shumë se gjashtëdekadëshe në muzikë, film dhe televizion. Vdekja e saj u njoftua më 25 gusht 2026 nga familja, ndërsa ekipi i saj bëri të ditur se ajo ndërroi jetë në Nashville pas një beteje të shkurtër me kancerin.

E rritur në varfëri në Tennessee, Parton u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të muzikës country. Ajo shkroi rreth 3 mijë këngë dhe shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën.

Mes këngëve të saj më të njohura janë “Jolene”, “9 to 5”, “Coat of Many Colors” dhe “I Will Always Love You”, ndërsa ndikimi i saj u shtri edhe në kinematografi, televizion dhe filantropi.

Parton ishte gjithashtu e njohur për angazhimin e saj humanitar, veçanërisht për nismën Imagination Library, si dhe për mbështetjen e kërkimeve mjekësore dhe programeve për fëmijët.

Pas lajmit për vdekjen e saj, homazhe kanë ardhur nga emra të njohur të muzikës dhe kulturës, mes tyre Paul McCartney, Elton John, Oprah Winfrey, Taylor Swift dhe Beyoncé.

Dolly Parton largohet nga jeta si një nga artistet më të suksesshme dhe më të dashura të muzikës amerikane, me një trashëgimi që shtrihet përtej muzikës, në film, kulturë dhe bamirësi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot, në ditën e lindjes së Nënë Terezës, kujtohet rrugëtimi i Gonxhe Bojaxhiut

Published

on

Më 26 gusht 1910, në Shkup, lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, gruaja që bota do ta njihte si Nënë Tereza e Kalkutës, një nga figurat më të njohura humanitare të shekullit XX.

E lindur në një familje shqiptare, Gonxhja ishte vajza e Nikollë dhe Drane Bojaxhiut. Babai i saj kishte origjinë nga Prizreni dhe prejardhje familjare nga Fani i Mirditës, ndërsa nëna nga rrethina e Gjakovës.

Në moshën 18-vjeçare, Gonxhja u largua nga Shkupi dhe iu bashkua Motrave të Loretos në Irlandë. Një vit më vonë udhëtoi drejt Indisë, ku do të kalonte pjesën më të madhe të jetës.

Fillimisht punoi si mësuese, por përballja me varfërinë e madhe në Kalkutë e shtyu drejt një misioni të ri. Më 10 shtator 1946, gjatë një udhëtimi me tren, ajo përjetoi atë që e përshkroi si një “thirrje brenda thirrjes”, duke vendosur t’ua kushtonte jetën njerëzve më të varfër.

Në vitin 1948 nisi veprimtarinë e saj në lagjet e varfra të Kalkutës, ndërsa më 7 tetor 1950 mori lejen e Vatikanit për themelimin e Misionarëve të Bamirësisë.

Ajo krijoi qendra për të sëmurët, jetimët, njerëzit pa strehë dhe ata në ditët e fundit të jetës. Veprimtaria e saj më pas u shtri në shumë vende të botës.

Për kontributin humanitar, Nënë Tereza mori çmime të shumta, ndërsa kulmi i vlerësimeve ishte Çmimi Nobel për Paqe në vitin 1979.

Përkatësia e saj shqiptare ishte pjesë e rëndësishme e identitetit. Ajo është cituar të ketë thënë: “Me anë të gjakut, unë jam shqiptare. Nga nënshtetësia, një indiane. Me anë të besimit, unë jam një murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, unë i përkas botës.”

Në vitin 1991, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë për herë të parë dhe hapi një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Në Prishtinë, emrin e saj e mban Katedralja Katolike Shën Tereza.

Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në Kalkutë, në moshën 87-vjeçare. Në vitin 2016, Papa Françesku e shpalli Shën Terezë të Kalkutës.

Pavarësisht admirimit global, figura e saj është shoqëruar edhe me debate dhe kritika lidhur me kushtet në disa prej institucioneve të Misionarëve të Bamirësisë, menaxhimin e donacioneve dhe qëndrimet e saj për disa çështje shoqërore.

Megjithatë, ndikimi i saj në humanizëm dhe bamirësi mbetet i madh. Nga Gonxhe Bojaxhiu e lindur në Shkup te Shën Tereza e Kalkutës, rrugëtimi i saj u shndërrua në një prej historive më të njohura të shekullit XX./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Ilegalja” rikthehet në Muzeun e Burgut të Prishtinës përmes arkivave dhe kujtesës

Published

on

Historia e rezistencës shqiptare në Kosovë do të rikthehet përmes dokumenteve, dëshmive dhe kujtesës në Muzeun e Burgut të Prishtinës, ku do të mbahet ligjërata “Arkiva në pezullim: Kohështrirjet e Lëvizjes së Rezistencës në Kosovë”, me antropologen, historianen dhe shkrimtaren Eli Krasniqi.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të programit “PRISON x RESISTANCE” dhe i kushtohet historisë dhe arkivit të fragmentuar të Lëvizjes Shqiptare të Rezistencës në Kosovë, të njohur si “Ilegalja”.

Në qendër të masterclass-it do të jenë ditarë, shkrime burgu, botime ilegale, procesverbale gjyqësore, këngë dhe dëshmi të mëvonshme, të cilat do të shqyrtohen si pjesë e arkivit të kësaj lëvizjeje.

Sipas organizatorëve, historia e “Ilegales” nuk është ruajtur në një arkiv të vetëm, por është shpërndarë në dokumente, kujtime dhe dëshmi që kanë mbijetuar ndër vite. Kjo e bën arkivin e saj të fragmentuar, ku krahas materialeve të ruajtura mbeten edhe dëshmi që janë humbur, fshehur apo janë rrëfyer shumë më vonë.

Ligjërata do të trajtojë mënyrën se si ilegaliteti, burgosjet, fshehja dhe rrëfimet retrospektive kanë ndikuar në ruajtjen dhe interpretimin e historisë së kësaj lëvizjeje.

Mbajtja e aktivitetit në Muzeun e Burgut të Prishtinës i jep temës një dimension të veçantë, pasi diskutimi për rezistencën zhvillohet në një hapësirë të lidhur drejtpërdrejt me historinë e burgosjeve dhe represionit.

Masterclass-i do të zgjasë 90 minuta dhe organizohet nga Prison Radio, Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe Stralli./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK-ja vazhdon qëndrimin para Qeverisë se bashku me asamblistët nga Mitrovica

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin simbolik të bllokimit të hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Aksionit të sotëm të deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.

PDK-ja ka ditë që po zhvillon këtë protestë para ndërtesës së ekzekutivit me kërkesën e qartë për rikthimin e procesit në Kuvend dhe përmbylljen e konstituimit të institucioneve të reja. Së fundmi, në aktivitete protestuese kundër zvarritjes së këtij procesi është përfshirë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përfaqësuesit opozitarë kanë bërë të ditur se nuk do t’i ndalin aksionet derisa të thirret zyrtarisht vazhdimi i seancës konstituive. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara