Kulturë

Përkujtohet Asdreni, 153 vjetori i lindjes së Aleksandër Stavre Drenova

Published

on

Asdreni me figurën shumë dimensionale të tij si poet, erudit apo atdhetar këtë muaj përkujtohet për 153 vjetorin e lindjes.

Emrin e tij e lidhim në mënyrë të menjëhershme me himin kombëtar dhe me  sferën letrare ku Asdreni mbetet një pikë shumë e fuqishme.

Aleksandër Stavre Drenova shquhet për idilizmin në paraqitjen e jetës fshatare, ka fjalë simpatie vezulluese për bujqit mediates.

Mendohet se tek poezia e tij në fillim reflektohet një kalim romanticizmi në realizëm, i ndikuar nga Emil Zola.

Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një jetë të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.

Në lirikën poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, u jep frymë më të hapur kushtruese, jo më kot ai lëvron llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat “Betimi mbi flamur” (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni Kombëtar, vjersha “Përpara”, që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm.

Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Adreni u nda nga jeta në 1947 në Rumani.

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll sezonin me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta përmbyllë sezonin artistik 2025/2026 me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”, një mbrëmje e veçantë që sjell në qendër fuqinë e tingullit, fjalës dhe imagjinatës.

Nën dirigjimin e Hajrullah Sylës dhe me solist violinistin Festim Fanaj, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur me vepra të kompozitorëve bashkëkohorë nga vende dhe kultura të ndryshme.

Koncerti do të mbahet më 25 qershor, duke filluar nga ora 19:30, në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Me këtë koncert, Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll një tjetër sezon të suksesshëm artistik, duke ftuar dashamirët e muzikës në një udhëtim të veçantë përmes tingujve dhe emocioneve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përurohet “Oda e Zejtarëve” në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës

Published

on

Në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës është përuruar “Oda e Zejtarëve”, një projekt i dedikuar promovimit të zejeve tradicionale dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka vlerësuar rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin kulturor dhe turistik të komunës.

“Sot, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, përuruam Odën e Zejtarëve – një projekt i veçantë për qytetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, ka deklaruar Gjini.

Sipas tij, projekti do t’u shërbejë zejtarëve lokalë si një hapësirë e dedikuar për promovimin e zejeve tradicionale, ndërsa të rinjtë dhe vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Investimi është realizuar në kuadër të projektit “Ndërlidhja e turizmit përmes trashëgimisë kulturore dhe zgjidhjeve inteligjente në Lezhë dhe Gjakovë”, i financuar nga Programi IPA Cross-Border Shqipëri–Kosovë.

Kryetari Gjini ka theksuar se zhvillimi i turizmit dhe fuqizimi i ofertës kulturore të Gjakovës mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Siparantum Kids sjell mbrëmje artistike në Prishtinë për Festën Ndërkombëtare të Muzikës

Published

on

Në kuadër të Festës Ndërkombëtare të Muzikës, Siparantum Kids organizoi një mbrëmje të veçantë artistike në zemër të Prishtinës, duke sjellë para publikut performanca të zërave të rinj.

Me një program të përzgjedhur muzikor, fëmijët interpretuan këngë korale dhe përcollën mesazhe bashkimi, gëzimi dhe shprese, duke dëshmuar fuqinë e muzikës si një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve.

Sipas Ambasadës Franceze në Kosovë, e cila ka mbështetur këtë aktivitet kulturor, çdo tingull, buzëqeshje dhe duartrokitje e mbrëmjes ishte një festë e talentit, kreativitetit dhe dashurisë për artin.

Ngjarja mblodhi artdashës dhe qytetarë të shumtë, duke e kthyer Prishtinën në një hapësirë feste dhe promovimi të kulturës përmes muzikës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Prishtinë

Published

on

Pas gjashtë ditësh me aktivitete letrare, dje është mbyllur edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Panairi mblodhi dhjetëra shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe treva të tjera shqiptare, duke sjellë mijëra tituj librash, promovime dhe takime me autorë. Mysafir nderi i këtij edicioni ishte shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.

Një ditë para mbylljes, u ndanë edhe çmimet tradicionale të panairit, me të cilat u vlerësuan autorë, përkthyes, studiues dhe vepra të spikatura të vitit.

Përfaqësues të shtëpive botuese vlerësuan interesimin e lexuesve, por theksuan se ndryshimi i datave të organizimit ka ndikuar në numrin më të vogël të vizitorëve krahasuar me vitet e kaluara.

Në kuadër të panairit, lexuesit patën mundësi të përfitojnë nga oferta të shumta, tituj të rinj dhe zbritje të konsiderueshme, ndërsa interesim të veçantë pati për librat akademikë, teknologjinë, inteligjencën artificiale, si dhe literaturën për fëmijë.

Panairin e Librit “Prishtina 2026” e vizitoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci./rtk/

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara