Lajmet

Përhap teori konspirative të çuditshme – Kush është Nikolai Patrushev, këshilltari i afërt i Putinit?

Patrushev është ai që i interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nëpër botë.

Published

on

Nga Susanne Sternthal

Nikolai Patrushev, është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka një ndikim të madh në politikën e qeverisë ruse, në cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Këshilli është vendi ku formulohet politika ruse e sigurisë, dhe qendra ku merren informacione nga burime dhe rrjetet agjenturore jashtë Rusisë.

Patrushev është ai që i interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nëpër botë. Patrushevjep shpesh intervista për mediat shtetërore ruse në lidhje me pikëpamjet e tij konspirative ndaj Perëndimin, dhe atë që Kremlini e përshkruan ende si një “operacion ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë.

Nuk ka asgjë mënyrë për ta përgënjeshtruar dezinformimin e tij, pasi të gjitha mediat e pavarura në Rusi janë mbyllur. Dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë. Si një studiues që merret prej kohësh me Putinin dhe rrethin e tij të ngushtë, për mua është e qartë se marrëdhënia e ngushtë e Patrushev me Putinin, që ka nisur më shumë se 50 vjet më parë, i ka dhënë atij një ndikim të fortë mbi presidentin.

Që të dy e dënojnë shembjen e Bashkimit Sovjetik, dhe që të dy janë shumë mosbesues ndaj Perëndimit, një ndjenjë që ushqehet nga teori konspirative absurde. Patrushev është shfaqur si një nga zërat kryesorë në rrethin e brendshëm të Putinit, që dëshiron zhvillimin e një lufte të pamëshirshme në Ukrainë, me objektivin përfundimtar pushtimin e Kievit.

Mark Galeoti, ekspert britanik mbi shërbimet ruse të sigurisë, thotë se Patrushev është ideologu më i djathtë i Putinit dhe quhet “Skifteri i Skifterëve” brenda rrethit të brendshëm të presidentit rus. Këtu përfshihen ata që ashtu si Patrushev, vazhdojnë të përsërisin dezinformimin se Ukraina është një vend plot me nazistë, dhe se Rusia duhet të mbrohet nga planet e liga të Perëndimit.

Patrushev nuk ngurron të japë intervista. Unë kam lexuar shumë nga intervistat dhe esetë e tij, dhe ato nuk zhgënjejnë asnjëherë, duke zbuluar mënyrën e tij konspirative të tëmenduarit. Më 26 prill 2022, Patrushev dha një intervistë për gazetën shtetërore ruse “Rossiskaya gazeta” .

Ai e filloi me temën e tij të preferuar:synimet e liga të Perëndimit në përgjithësi, dhe të Shteteve të Bashkuara në veçanti. Patrushev tha se ndërsa vendet e tjera janë të frikësuara nga SHBA dhe “nuk mund të ngrenë as kokën”, Rusia “jo vetëm ka guxuar, por ka deklaruar publikisht se nuk do të luajë sipas rregullave të vendosura” nga Amerika.

Në fakt, qeveria ruse nuk ka gënjyer në ato që ka thënë, siç dëshmohet nga lufta brutale që po bën kundër Ukrainës dhe popullit të saj, e cila është në kundërshtim flagrant me të gjitha konventat e luftës. Gjatë intervistës, Patrushev flet për një “komunitet kriminelësh të arratisur nga Ukraina, të cilët janë tani të angazhuar në biznesin e përhapur të shitjes së jetimëve qëjanë larguar nga Ukraina”.

Ndërkohë, Perëndimi, pohon Patrushev, “ka ringjallur tashmë tregun e zi të blerjes sëorganeve njerëzore në dëm të segmenteve socialisht të cenueshme të popullsisë ukrainase, për operacione klandestine transplantimi për pacientët evropianë”.

Perëndimi, vazhdon më tej Patrushev “po u jep mbështetje neo-nazistëve ukrainas, duke vazhduar ta furnizojë me armë Ukrainën”. Më pas Patrushev citon Putinin, që e quajti Perëndimin një “perandori të gënjeshtrës”, pasi ishin vendosur sanksionet. Sipas botëkuptimit të Patrushev, Perëndimi synon që të zvogëlojë “në mënyra të ndryshme popullsinë e botës”.

Putin dhe Patrushev njihen që nga viti 1970. Të dy vijnë nga Leningradi, sot Shën Petersburgu, dhe kanë punuar bashkë në KGB-në e Leningradit në departamente të ndryshme. Po ashtu, që të dy shërbyen në qeverinë e Boris Jelcinit. Në vitin 1998, Jelcin e emëroi Putinin për të udhëhequr FSB-në, pasardhësin e KGB-së, ndërsa Patrushev u bë zëvendësi i tij i parë.

Kur Jelcin e emëroi Putinin si kryeministër në detyrë më 9 gusht 1999, Patrushev zëvendësoi Putinin si drejtor i FSB-së. Mbrëmjen e Vitit të Ri 1999, Jelcin bëri njoftimin e papritur se Putini do ta zëvendësonte atë si president në detyrë. Putin i fitoi zgjedhjet presidenciale më 26 mars 2000.

Pak para se Putini të fitonte zgjedhjet, marrëdhënia e ngushtë Putin–Patrushev u shfaq në sytëe të gjithëve, kur të dy vendosën që natën e Vitit të Ri 2000, të shkonin në Çeçeni bashkë me gratë e tyre për të takuar trupat ruse që luftonin atje. Kjo ndodhi gjatë Luftës së Dytë Çeçenetë viteve 1999-2009.

Pavarësisht masakrave që kryenin përditë në terren trupat ruse ndaj civilëve çeçenë, Putin dhe Patrushev hapën 2 shishe shampanjë, dhe të dyja çiftet pinë ndërsa po udhëtonin me njëhelikopter mbi zonën e luftimit. Pasi kaluan një orë me një njësi ushtarësh rusë të befasuarnga prania e tyre, ata u rikthyen në Moskë.

Një javë përpara inaugurimit të Putinit si presidenti 7 maj 2000, gazeta ruse ”Kommersant”vuri në dukje se Putini ishte duke e mbushur administratën e tij të re me ish-zyrtarë nga FSB, agjencia kryesore e sigurisë ruse, së bashku me SVR, Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme, që kishte qenë gjithashtu pjesë e KGB-ja gjatë periudhës sovjetike, por që tani ishte një agjenci më vete.

Në një artikull të mëpasshëm, “Kommersant” shkroi se agjentët e vendosën “jetën politike nëRusi nën kontrollin e plotë të Kremlinit, nëpërmjet metodave të KGB-së”. Në një intervistë dhënë për mediat në dhjetor 2000, Patrushev sqaroi edhe dominimin e ish-zyrtarëve të FSB dhe SVR në Kremlin, administratën presidenciale dhe në rajonet periferike të Federatës Ruse.

“Ata janë vendosur në nivelet më të larta të pushtetit, pasi kanë pasur role udhëheqëse në institucionet e sigurisë kombëtare”- tha ai. Patrushev shtoi se ekzistonte një “nevojë jetike për të ringjallur trupin administrativ rus me ‘gjak të freskët’… jo me idealistë naivë, por mepragmatistë të ashpër që kuptojnë zhvillimet politike ndërkombëtare dhe të brendshme, kontradiktat dhe kërcënimet që shfaqen”.

I emëruar në vitin 2008, Patrushev është bërë sekretari më jetëgjatë i Këshillit të Sigurimit . Që atëherë, këshilli ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet 1990, kur ishte një mënyrë për të sistemuar me punë veteranët e moshuar të forcave të sigurisë. Patrushev e ka shndërruar atë në një institucion dinamik, që merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e Rusisë, dhe është pozicionuar si kryekëshilltari i Putinit.

Galeoti beson se Patrushev është i rrezikshëm për shkak të “mendësisë së tij paranojake të orientuar nga konspiracionet”. Kjo është thelbësore për të kuptuar Rusinë e sotme, sepse idetë konspirative të Patrushevit dhe këndvështrimi i tij mbi botës, janë thjerrëza përmes së cilës e sheh botën edhe miku i tij Vladimir Putin. /

“The Conversation “ – Bota.al

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 31 tetor 1993-1998

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

31 tetor 1993

Mikel Koliqi – kardinal i parë shqiptaë

Dje në Kishën katedrale të Shkodrës u mbajt një meshë e veçantë me rastin e shugurimit të kardinalit të parë shqiptar, shkëlqesisë së tij, monsinjor Mikel Koliqit, si dhe me rastin e kthimit të arqipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Frano Ilia nga SHBA. Në këtë meshë morën pjesë Ivan Dias, ipeshkv i Pultit, monjisor Robert Ashta, si dhe ndihmësi i ipeshkvit të Shkodrës, monsinjor Zef Simoni, etj.

Në momentin kulmor të kësaj ceremonie foli Nunsi Apostolik, monsinjor Ivan Dias, i cili i njoftoi besimtarët me lajmin e shpalljes nga kryetari i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali II të kardinalit të parë shqiptar, monsinjor Mikel Koliqit.

Mikel Koliqi është kardinali i parë në historinë shumëshekullore të katolicizmit shqiptar.

Lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. Studimet e para i mori në Shkodër, ato të mesmet dhe të lartat për inxhinier në Itali. Në moshën 25-vjeçare bëhet prift. Kreu studimet e larta në teologji. Shugurohet meshtar në vitin 1931. Menjëherë emrohet zëvendës i famullitarit i Shkodrës. Pastaj bëhet famullitar i Shkodrës.

Mikel Koliqi ka qenë drejtor i parë i revistës “Kumbana e së dielës”, e cila ndalohet më 1945 me arrestimin e tij. Ai i kaloi 38 vjet në burg e internim. Më 1986 lirohet me amnisti të përgjithshme.

Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1992 Mikel Koliqit i jep titullin “Pishtar i demokracisë”.

 

31 tetor 1995

Gjatë vitit 1990 u vranë në kufi 32 shtetas të Shqipërisë

Gjatë vitit 1990 në kufijt e Shqipërisë u vranë 32 shtetas të Shqipërisë nga forcat kufitare shqiptare, njoftuan dje duke cituar një padi në Tiranë disa radiostacione të huaja.

Në njoftim thuhej se numri i të vrarëve në atë vit është më i madh se numri i të vrarëve për periudhën 1959 – 89. Për 30 vjet ishin vrarë 23 persona.

Njoftohet se organet zyrtare shqiptare kanë përgatitur listën e ta vrarëve dhe të dhënat për vendin e kohën e vrasjes së tyre, kështu që familjet e viktimave të mund të paraqesin padi.

 

31 tetor 1997

Gjendje e rëndë në fshatrat e komunës së Gjakovës

Bandat e armatosura plaçkitëse nga Shqipëria po vazhdojnë edhe më tutje kalimin në fshatrat kufitare të komunës së Gjakovës dhe po vrasin e plaçkisin banorët e kësaj ane.

Sipas njoftimeve nga Dega e LDK-së në Gjakovë, ditëve të fundit, gjendja është shumë e rëndë sidomos në fshatrat Molliq, Koshare, Brovinë, Nivokaz e Botushë.

Kalimet e bandave të ditëve të fundit kanë patur për pasojë edhe një të vrarë në Koshare, Afrim H. Zenunin, që u vra nga banda treanëtarëshe më 28 tetor. Ai kishte shkuar për të marrë sanë për bagëtinë në mesditë, ndërsa kjo bandë e detyroi t’i shpinte në shtëpinë e Xhanajve. Nën kërcënimin e armëve, Afrimi i drejtoi në këtë shtëpi, që është e varfër dhe që mbahet nga ndihmat e fshatit e në të cilin pjesëtarët e bandës plaçkitën çfarë gjetën dhe keqtrajtuan Mehmet Xhanin (52). Pas kësaj ata e detyruan Afrimin t’i dërgonte në shtëpinë e tij. Kur iu afruan shtëpisë, Afrimi thirri babain e tij për t’i bërë me dije se “në shtëpinë e tyre po vinin hajnat”. Në këtë moment, Afrimi u kacafyt me njërin nga pjesëtarët e bandës, i cili shkrepi automatikun dhe plagosi rëndë Afrimin. Meqë Kosharja është fshat malor, dërgimi i tij në Gjakovë u vonua dukshëm dhe kështu Afrimi vdiq nga pasojat e plagosjes.

Sipas njoftimeve, në fshatin Molliq se gjendja është e rëndë sidomos pas 17 tetorit. Këtë ditë, rreth orës 22, tre persona të maskuar e të armatosur me pushkë automatike, revole, thika e bomba, morën peng Kadri Hasanin (16) dhe e urdhëruan që t’i dërgojë në shtëpinë e Hysen Sadriut. Në këtë shtëpi plaçkitësit morën para, stoli ari dhe gjithë tjetër që kishte vlerë. Më pas plaçkitësit shkuan edhe në shtëpinë e djaloshit të marrë peng ku plaçkitën mall me vlerë prej rreth 1000 DM. Më pas djaloshi 16 vjeçar dhe të tjerët u detyruan me forcë që mallin e plaçkitur ta dërgojnë deri matanë kufirit. Atje, rreth orës 3 pas mesnate, plaçkitësit ua morën edhe këpucët dhe i detyruan të kthehen prapa.

Më 22 tetor, plaçkitësit trokitën në disa dyer të fshatit Molliq, ndërsa rreth orës 20:00 tentuan të hyjnë në një shtëpi të fshatit. Por, pasi u mblodhën rreth 50 banorë, plaçkitësit u larguan. Në një shtëpi më të largët ata vodhën dy batanije dhe demoluan orenditë. Po këtë ditë ata vodhën tri lopë në fshatin Nivokaz.

Më 23 tetor, në mesditë, tre plaçkitës të armatosur ia morën me dhunë lopën një fshatari, por meqë për pak kohë u tubuan shumë fshatarë, pas rreth 300 metrash, plaçkitësit e lëshuan lopën.

Më 24 tetor, iu plaçkitën tri lopë Osman Hysenit nga Shishmani.

Më 25 tetor, pas orës 1 pas mesnate, plaçkitës të armatosur vodhën tri lopë në Batushë, dy prej të cilave i lanë të lidhura në malin në afërsi, pasi vërejtën se plaçkitja ishte hetuar.

Më 27 tetor, rreth orës 18:30, plaçkitësit hynë në shtëpinë e Kasëm Ramës për t’ia marrë atij lopën. Ata, në shpejtësi morën peng djalin e tij 13 vjeçar. Pas kësaj u mblodhën disa fshatarë, plaçkitësit lanë djalin, dhe u larguan ngadalë nga vendi i ngjarjes.

Dje, kur u varros i ndjeri Afrim Zenuni, i vrarë nga plaçkitësit, u përhapën fjalë se tre persona të armatosur ishin vërejtur në vendin e quajtur “Shkozë” në afërsi të fshatit Batushë. Ndërsa, pas orës 24:00 në Batushë ata plaçkitën 6 lopë dhe një kali, pronë e Hasan Mehmetit.

Që nga data 15 qershor në fshatrat e përmendura më lart, janë plaçkitur mbi 40 krerë lopë. Ndërsa më parë vetëm në këto fshatra janë plaçkitur mbi 100 krerë lopë, dele e kuaj. Në fshatrat e bashkësisë lokale të Ponoshecit, ku më parë janë plaçkitur mbi 100 krerë bagëti, vetëm këtë vit janë plaçkitur mbi 150 krerë.

Njoftimet nga këto fshatra bëjnë të ditur për një gjendje tepër të tensionuar dhe për shqetësim të përgjithshëm të banorëve të pambrojtur, të cilët përditë e më shumë po bëhen pre e plaçkitësve të armatosur, të cilët për realizimin e qëllimeve të tyre janë në gjendje madje edhe të vrasin njerëzit, faji i vetëm i të cilëve është se provojnë të mbrojnë atë që është pronë e tyre.

 

31 tetor 1998

Në Llaushë u gjetën tri gra të vrara

Sot në Llaushë të Skënderajt u gjetën trupat e tri grave shqiptare, të vrara gjatë sulmit serb në këtë fshat para tre muajsh.

Nënkëshilli i KMDLNJ-së në Skënderaj njoftoi se u gjetën trupat e Fatime Gecit (73) e Mevlude Gecit (45) nga Llausha, dhe trupi i Hamide Terakut (51) nga Vitaku, nënë e 8 fëmijëve. Dy të parat ishin invalide dhe nuk kishin arritur të ikin nga fshati.

Trupat e tyre u gjetën të gropuar së bashku me mbeturina të shtazëve të vrara dhe të mbuluar me pak dhe.

 

Në Lubeniq të Pejës u gjet kufoma e djegur e Mehmet Ukshinajt

Më 27 tetor të këtij viti, rreth 70 metra larg shtëpisë së tij u gjet kufoma e djegur e Mehmet Ukë Ukshinajt (70) nga Lybeniqi i Pejës.

Qerim Ukshinaj, vëlla i Mehmetit i tha KI të Degës së LDK-së në Pejë se forcat serbe kanë ekzekutuar dhe djegur vëllain e tij Mehmetin katër muaj më parë, por që nuk është identifikuar ajo për shkak se në këtë fshat nuk ka jetuar asnjë banorë shqiptarë.

 

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara