Shëndet

Përfitimet që keni nga konsumimi i bajameve!

Published

on

Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë. Sipas një studimi të fundit në SHBA, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.

Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha: “Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”./dritare.net

Shëndet

Pijet mëngjesore që ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit në gjak

Published

on

Diabeti është një gjendje kronike ku nivelet e sheqerit në gjak mbeten të larta, qoftë për shkak se trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, qoftë sepse nuk e përdor atë siç duhet.

Personat me diabet, prediabet ose predispozitë gjenetike duhet të monitorojnë rregullisht glukozën për të parandaluar dëmtimet afatgjata të zemrës, veshkave, shikimit dhe nervave.

Përveç trajtimit mjekësor dhe zakoneve të shëndetshme, disa pije mëngjesore mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Është e rëndësishme të theksohet se ato nuk zëvendësojnë ilaçet, por mund të jenë një mbështetje shtesë.

Uji i farave të lirit

I pasur me fibra dhe acide yndyrore omega-3, ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës e rregullimin e glukozës. Ai mbështet tretjen dhe shëndetin e zemrës.

Selino me lëng limoni

E pasur me antioksidantë, vitaminë K dhe kalium, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular dhe të veshkave. Ka veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Kur përzihet me lëng limoni, ofron vitaminë C, ndihmon thithjen e lëndëve ushqyese, krijohet një pije që forcon metabolizmin.

Lëng limoni ose portokalli i freskët

Ato përmbajnë antioksidantë e vitaminë C, ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ të lidhur me diabetin. Edhe pse portokalli ka sheqerna natyrale, ka indeks glicemik të ulët, kur konsumohet pa aditivë në sasi të vogla. Këto lëngje mbajnë trupin të hidratuar, gjë që është e rëndësishme për rregullimin e glukozës.

Ujë me kanellë

Kanella përmban përbërës që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak gjatë mëngjesit. Ajo ka veti anti-inflamatore.

Përgatitja: Hidhni një lugë çaji kanellë të bluar në një gotë ujë të ngrohtë e lëreni të qëndrojë gjatë natës. Përzieni dhe pijeni në mëngjes.

Çaji jeshil

I pasur me polifenole, veçanërisht katekina, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sheqerit dhe nxisin metabolizmin. Konsumi i rregullt mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe të mbështesë shëndetin e zemrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Përfitimet e pabesueshme të karotave që ndoshta nuk i dinit

Published

on

Karotat shpesh keqkuptohen, por nga ana ushqyese ato janë ideale, madje edhe për ata që duan të qëndrojnë në formë.

Kur shtohen të gjalla në sallata, përmbajtja e tyre e fibrave ndihmon në nxitjen e ngopjes.

Të konsumuara si ushqime të lehta, ato janë të shkëlqyera për të luftuar urinë dhe ofrojnë sasi të madhe karbohidratesh, vitaminash, mineralesh dhe lëndësh tjera ushqyese që ndihmojnë në luftimin e lodhjes dhe “mungesës” së energjisë.

E mirë për zemrën:

Qofshin të gatuara apo të gjalla, ofrojnë antioksidantë , duke përfshirë karotenoide si beta-karoteni, i cili shndërrohet në vitaminë A dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Përveç kësaj, ofrojnë kalcium e magnez.

Forcon kockat:

Ato kontribuojnë në shëndetin e mirë të kockave , pasi beta-karoteni dhe magnezi lehtësojnë thithjen e kalciumit .

Ndihmon me gjumin:

Karotat, veçanërisht kur hahen të gjalla, janë të mira për gjumin falë përmbajtjes së tyre të vitaminës C. Magnezi ndihmon në relaksimin e sistemit nervor dhe përmbajnë melatoninë, e cila nxit gjumin.

Ato mbrojnë trurin:

Ato përmbajnë antioksidantë, siç janë karotenoidet që u japin ngjyrën portokalli. Këto ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ parandalojnë degjenerimin neuronal. Ato ofrojnë vitamina B, që mbështesin kujtesën e zvogëlojnë nervozizmin.

Përfitimet për flokët:

Falë përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe antioksidantëve si vitamina E , karotat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe bukurisë së flokëve , duke parandaluar plakjen e tyre. Ato përmbajnë vitamina B , si B6 , të cilat i forcojnë flokët. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A i shkakton uji i gazuar gurët në veshka?

Published

on

Meqenëse uji i gazuar përmban minerale, a duhet të shqetësoheni se shumë ujë i gazuar mund të shkaktojë gurë në veshka?

Gurët në veshka janë depozita jonormale të forta të mineraleve dhe kripërave që formohen në veshka, përbëhen nga depozitat e kalciumit dhe oksalateve. Mund të jenë të dhimbshëm pasi lëvizin nëpër traktin urinar, shkaktojnë bllokim të veshkave.

“Gurët që mbeten në veshka nuk shkaktojnë dhimbje, por çojnë në dëmtime të veshkave ose infeksione serioze të traktit urinar”, thotë urologu Scott D. Miller.

Gurët në veshka formohen kur përqendrimi i mineraleve dhe përbërësve që formojnë gurë në urinë bëhet shumë i lartë.

A mundet uji i gazuar të shkaktojë gurë në veshka?

Uji i gazuar përmban minerale natyrore dhe elementë gjurmë, nga burime nëntokësore. Mendimi i gabuar se uji mineral i gazuar shkakton gurë në veshka vjen nga fakti se përmban minerale. Megjithatë, mineralet janë natyrale në doza të vogla.

Miller shprehet se sasitë e vogla të mineraleve nuk ndikojnë në formimin e gurëve.

Megjithatë, pirja e tepërt e sodës së ëmbël rrit marrjen e sheqerit, duke rritur rrezikun e disa kushteve, siç është diabeti i tipit 2. Dr. Miller thekson se kjo lidhje e ujit të gazuar dhe gurëve është një keqkuptim i madh dhe shton se çdo gjë në moderim nuk mund të dëmtojë, duke përfshirë edhe marrjen e ujit të gazuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim: Një shëtitje e gjatë është më e efektshme për zemrën se disa të shkurtra

Published

on

Një studim i publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine” tregon se një shëtitje e vetme, por më e gjatë, është shumë më e dobishme për zemrën sesa disa shëtitje të shkurtra, veçanërisht për ata që nuk ushtrojnë rregullisht, raporton BBC.

Sipas hulumtimit, ecja pa ndalur për të paktën 15 minuta është ideale për të stimuluar zemrën dhe për të përfituar një “ushtrim kardio” efektiv.

Numri i famshëm prej 10,000 hapash në ditë nuk bazohet në kërkime shkencore, por në një reklamë japoneze. Ekspertët theksojnë se sa më shumë të ecësh, aq më mirë për shëndetin.

Çfarë tregoi studimi?

Studiuesit analizuan të dhënat e 33,560 të rriturve në Britani, moshë 40–79 vjeç, që bënin më pak se 8,000 hapa në ditë.

Ata u ndanë në grupe sipas kohëzgjatjes së ecjeve gjatë javës:

Më pak se 5 minuta – 43%

5–10 minuta – 33.5%

10–15 minuta – 15.5%

15 minuta ose më shumë – 8%

Pas tetë vjetësh, u vërejt se personat që ecnin në periudha më të gjata kishin rrezik të ulët për sëmundje të zemrës krahasuar me ata që bënin ecje të shkurtra.

Edhe ata që ishin shumë pak aktivë (më pak se 5,000 hapa në ditë) përfitonin nga një shëtitje më e gjatë. Rezultatet mbetën të qëndrueshme edhe pas marrjes parasysh të faktorëve si duhanpirja, pesha e tepërt dhe nivelet e yndyrës së dëmshme në gjak.

Si të ecim për shëndetin e zemrës?

Profesori Emmanuel Stamatakis, bashkautor i studimit tha: “Shpesh fokusohemi vetëm tek numri i hapave apo sasia totale e ecjes, harrojmë rëndësinë e mënyrës së ecjes. Ky studim tregon se edhe njerëzit pak aktivë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës duke ecur gjatë njëherësh, idealisht 10–15 minuta.”

Eksperti britanik Kevin McConway shton se studimi tregon lidhjen mes ecjes dhe shëndetit të zemrës, por nuk provon shkakësinë direkte.

Sa duhet të ecim?

Sipas udhëzimeve të NHS, të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta aktivitet të moderuar në javë, të shpërndara përgjatë ditëve. Personat mbi 65 vjeç këshillohen të lëvizin çdo ditë, edhe me aktivitet të lehtë brenda shtëpisë.

Emily McGrath, infermiere e lartë në Fondacionin Britanik të Zemrës, thekson:“Ushtrimi ndihmon çdo njeri të jetojë më gjatë, më lumtur dhe më shëndetshëm. Për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, aktiviteti fizik ndihmon menaxhimin e gjendjes dhe përmirëson mirëqenien. Në fillim mund të duket e vështirë, por trupi përshtatet, dhe çdo përpjekje e vogël ka vlerë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara