Lajmet

​Shenjat e fshehura të dehidrimit

Published

on

Kur temperatura tejkalon 30 gradë Celsius, të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje sasisë së lëngjeve që marrim në trup.

Edhe dehidrimi i lehtë, humbja e një deri në dy për qind të lëngjeve të trupit, nëse nuk kompensohet shpejt, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme.

Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e lehtë të njohësh që trupi ka nevojë urgjente për të rimbushur lëngun dhe disa nga shenjat më të zakonshme të dehidrimit në të vërtetë janë të fshehura dhe ne nuk i shoqërojmë ato me nevojën për marrjen e lëngjeve.

Gulçim dhe tharje të gojës

Kur trupi ka mungesë kritike në ujë, prodhimi i pështymës në gojë zvogëlohet, gjë që ndihmon në prishjen e ushqimit dhe shpëlarjen e tij.

Një tjetër shenjë e mundshme e dehidrimit mund të jetë një gojë e thatë dhe “ngjitëse”.

Dhimbjet e muskujve

Një nga arsyet e spazmave të muskujve gjatë ushtrimeve është dehidrimi, rënia e elektroliteve; minerale të tilla si natriumi dhe kaliumi, të cilat na duhen shumë pasi ndihmojnë në ekuilibrimin e niveleve të pH të trupit, kështu që kontrollojnë punën e sistemit nervor.

Nëse papritmas ndjeni dhimbje ose ngërçe muskulore gjatë nxehtësisë, kjo mund të jetë një shenjë se ju mungojnë lëngjet.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës janë treguesi më i zakonshëm i dehidrimit të butë deri të moderuar, dhe mund të jenë të tolerueshëm dhe të butë ose të rëndë dhe intensiv.

Po kështu, dehidrimi mund të shkaktojë një episod migrene, dhe supozohet se një nga arsyet është se mungesa e ujit zvogëlon indet e trurit, gjë që shkakton dhimbje.

Urinë e errët

Një nga mënyrat që mjekët diagnostikojnë dehidratimin është duke ekzaminuar përqendrimin e ujit në urinë dhe ne mund ta shohim vetë nga ngjyra e urinës nëse kemi lëngje të mjaftueshme në trup.

Nëse ngjyra e urinës është e verdhë e zbehtë, ju keni mjaft lëngje dhe një e verdhë e errët mund të jetë një shenjë e dehidrimit, thonë ekspertët nga Klinika Mayo.

Uria

Dëshira për ushqim dhe pije vjen pjesërisht nga hipotalamusi, një zonë e trurit që kontrollon urinë, etjen dhe temperaturën e trupit dhe nëse jeni të uritur shpejt pasi të hani, në fakt mund të keni mungesë të lëngjeve.

Ndonjëherë, natyrisht, uria do të thotë thjesht uri, dhe është e vështirë të thuash nëse është një nevojë për lëngje dhe mjekët gjithashtu këshillojnë të pini më shumë lëngje se zakonisht në verë.

Lodhja

Nëse nuk kemi lëng të mjaftueshëm për të ndihmuar trupin të dërgojë lëndë ushqyese në qeliza, mund të ndiejmë lodhje që nuk ndalet, edhe kur jemi në gjumë.

Hidratimi është i rëndësishëm për shumicën e funksioneve trupore, kështu që mungesa e ujit prek pothuajse të gjitha aktivitetet në trup, madje edhe gjumin, por mjekët gjithashtu theksojnë se marrja e tepërt e lëngjeve nuk ndihmon gjumin, por duhet një “ekuilibër i shëndetshëm”.

lajme

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara