Shëndet

Përfitimet që i keni nga çokollata

Published

on

Sipas Abbie Gellman, shefe në Institutin e Edukimit Kulinar, çokollata ka përfitime shëndetësore si antioksidantë dhe aminoacide, të cilat kur konsumohen me masë, ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, zvogëlimin e inflamacionit dhe të tjerë.

Dhe duke qenë se me rastin e Ditës së të Dashuruarve konsumimi i çokollatës rritet, është mirë t’i mësoni të mirat dhe vlerat ushqyese që i përmban ky lloj deserti.

Megjithëkëtë, mundohuni ta shmangni konsumimin e tepruar të sendeve që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, sepse kështu i kundërshtoni vlerat e mira ushqyese që i sjell kakao dhe të cilat e promovojnë shëndetin.

Çokollata është e mbushur me një larmi flavonoidesh. Një kockë e çokollatës së zezë siguron afërsisht 140 miligramë flavonoide. Është vërtetuar se këta antioksidantë kanë efekt pozitiv në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për efekt më të dobishëm të çokollatës rekomandohet të hani çokollatën e zezë. Sa më e madhe përqindja e kakaos në çokollatë, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj.

Sipas Gellmanit, çokollata mund të sigurojë sasi të konsiderueshme të argininës, që është një aminoacid i nevojshëm për prodhimin e oksidit nitrik. Oksidi nitrik e përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton inflamacionin si dhe e rregullon presionin e gjakut duke e bërë zgjerimin e enëve të gjakut.

Për më tepër, flavonoidët në çokollatën e zezë mund të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Në thelb, ky është lajm i mirë për diabetikët e tipit 2.

Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi, që e kontrollon sasinë e glukozës në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e glukozës në dhjam, muskuj dhe mëlçi, si dhe rregullon metabolizmin e përgjithshëm të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Insulina është ajo që mungon tek diabetikët dhe para-diabetikët. Prandaj ndjeshmëria ndaj insulinës luan rol të rëndësishëm për reagimin e duhur të trupit tonë ndaj ushqimit.

Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që hanë sasi të kontrolluar të çokollatës së zezë, të paktën një herë në javë, janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2. Gjithashtu ata që tashmë vuajnë nga kjo gjendje, por konsumojnë sasi të kontrolluar të çokollatës së zezë, kanë presion më të ulët të gjakut dhe nivel më të vogël të sheqerit në gjak, krahasuar me ata që konsumojnë çokollatë të bardhë.

Përmbajtja e fibrave, yndyrave dhe proteinave të çokollatës, gjithashtu mund të ndihmojë në rritjen ndjesisë së ngopjes.

Por mos harroni, derisa përbërësit e gjetur në kakao mund të ofrojnë disa përfitime të fuqishme shëndetësore, ekzistojnë ushqime tjera të cilat përmbajnë vlera ushqyese më të dobishme për organizmin, sjellin përfitime më të mëdha antioksidues, ndihmojnë me shëndetin e zemrës, ulin nivelin e sheqerit në gjak si dhe përmbajnë sasi më të vogla të sheqerit.

Shëndet

Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin

Published

on

Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.

Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.

Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.

Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).

Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.

Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.

Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.

Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara