Lajmet

Pentagoni ka disa “shqetësime” për lirimin e Viktor Bout në këmbim të Brittney Griner

“Ekziston një shqetësim se ai do të kthehet për të bërë të njëjtën lloj pune që ka bërë në të kaluarën”, tha një zyrtar.

Publikuar

Pentagoni ka deklaruar se ekziston një “shqetësim” se Viktor Bout — i cili u kthye në Rusi dje në një shkëmbim të burgosurish për Brittney Griner — mund të kthehet në tregtinë e paligjshme ndërkombëtare të armëve.

“Unë mendoj se ekziston një shqetësim se ai do të kthehet për të bërë të njëjtën lloj pune që ka bërë në të kaluarën”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes.

Bout thuhet se është tregtari më i suksesshëm i armëve në dekadat e fundit, duke nxitur konflikte në Afrikë dhe më gjerë. Ai po vuante një dënim me 25 vjet burg në SHBA me akuzën e komplotit për të vrarë amerikanë, për të blerë dhe eksportuar raketa kundërajrore dhe për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

Zyrtari tha se Departamenti i Mbrojtjes do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij në Afrikë për të kuptuar faktorët aktual të rrezikut në tregtinë ndërkombëtare të armëve./UBTNews/

Lajmet

MPB-ja njofton se nga data 9 maj serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim i cili mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas MPB-së, kalimi në patentë shofer të RKS-së mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

MPB njofton se nuk kërkohet përsëritje e dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente. Dokumentet që kërkohen janë: letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, si dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS nëse bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në platformën X ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë. Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë. Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka përfunduar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ukaj: DASh-i duhet të përgjigjet nëse Escobar do të marrë një angazhim të ri

Publikuar

nga

Politologu Fidan Ukaj, njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend dhe atyre ndërkombëtare ka komentuar lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka larguar nga detyra Gabriel Escobar-in si i ngarkuar për Ballkanin.

Ukaj ka thënë se shkrimet që janë folur rreth Escobarit kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues në adresë të zotit Escobar.

“Në fakt ne e pamë një reagim, po ashtu një përgënjeshtrim të lajmit të tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që shkrimet që janë folur rreth Escobar-it kanë një konflikt interesi ose ka një çështje që lidhet nga ana e bashkëshortes së tij me Serbinë dhe që do ta dëmton procesin dialogues ose do të ishte një konflikt interesi në adresë të zotit Escobar. Mendoj që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të përgjigjet duke demantuar një gjë të tillë dhe të vazhdojë duke treguar nëse zoti Escobar do ta marrë një angazhim të ri”, ka thënë Ukaj.

Ukaj mendon se nëse do të ishte një konflikt interesi, Escobar nuk do ta merrte angazhimin si përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Ai ka shtuar se i njëjti ka pasur rol të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një lajm të tillë e përgënjeshtroi që i bie që të jetë gënjeshtër e atyre mediave të cilat e kanë publiku dhe mendoj që paraprakisht për angazhimin e diplomateve, zyrtarëve amerikanë në këtë rast të zotit Escobar, mendoj se të gjithë diplomatët kalojnë nëpër filtra të shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se nuk kish pas mundësi me ik një konflikt i tillë interesi ashtu siç është raportu. Por nëse do të ishte një konflikt i tillë interes Escobar nuk do ta merrte angazhimin me qenë përfaqësues i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor e që rol të madh ka dhënë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ukaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ndryshimi i kornizës negociuese për Serbinë, në çfarë pritet t’i bëjë presion BE-ja?

Publikuar

nga

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian muajin e kaluar miratoi vendimin mbi ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në bllokun evropian. Edhe zyrtarisht BE kushtëzoi pranimin e Serbisë në bazë të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë për UBTnews se pas kësaj BE do të insistojë në zbatimin e çdo pike të marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj të arritur në Ohër në pranverën e vitit të kaluar.

“BE-ja sigurt, sipas të gjitha gjasave do të insistojë në zbatimin e pikëpërpikshëm të kësaj marrëveshje”, deklaroi ai.

Megjithatë sipas Ramadanit, në fazën aktuale, Kosova gjendet në presion më të madh të zbatimit të kësaj marrëveshje e shkak është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Presioni më i madh aktualisht është mbi Kosovën, sepse është Bashkimi Evropian janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha palët që po kërkojnë me insistim me këmbëngulje të asociacionit me komunat me shumicë serbe dhe sanksionet për këtë arsye Kosova duke refuzuar të bëjë një gjë të tillë është nën sanksionet e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Pavarësisht presionit, Kosova nuk do duhej të pranojë çdo gjë si kusht për normalizim të marrëdhënieve me shtetin fqinj.

“Kosova do të duhet të ketë shumë kujdes që të mos jetë pala të cilës i drejtohet gishti për ndonjë faj dhe po ashtu kjo nuk do të thotë që Kosova do duhej të pranoj çfarë do që i servohet në tavolinë, vetëm e vetëm që të mos identifikohet si pala që po pengon avancimin dhe progresin në çështjen e normalizimit të raporteve kësisojky është një proces jashtëyakonisht delikat, proces kompleks ku Kosova duhet të ecë nëpër fije të perit dhe të mbajë balancën, baraspeshën në mënyrë që as të mos pranojë çfarë do që i servohet dhe të ndjekë interesat e veta, sovranitetin e vetë, dmth orientimin e vetë dhe po ashtu as të mos pranojë gjithçka”, deklaroi ai.

Korniza negociuese e BE-së është bazë mbi të cilën zhvillohet procesi i negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara