Lajmet

Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë

Published

on

Në raport me grupet më të reja të popullsisë, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit, por gjithsesi renditen ndër më të pasigurtët në nivel global. Sipas Indeksit Global të Lumturisë 2024, pensionistët shqiptarë zënë vendin e 100-të në renditjen e 143 shteteve të botës, që i rendit ata më poshtë se shumë shtete të tjera, përfshirë ato të Evropës.

Në indeksin e përgjithshëm, ku përfshihen të gjitha grupmoshat, Shqipëria renditet në vendin e 87-të, që do të thotë se në përgjithësi niveli i lumturisë në vend është relativisht i ulët në krahasim me shumicën e shteteve të tjera.

Pensionistët shqiptarë kanë një pozicion shumë më të dobët se grupmoshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe ata të moshës së mesme. Sipas të dhënave të indeksit, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit edhe në krahasim me të rinjtë, duke ilustruar një diferencë të madhe të perceptuar për mirëqenien sociale dhe ekonomike.

Një analizë e thelluar tregon se, krahasuar me vitin 2006, në vitin 2023 pensionistët shqiptarë kishin nivele të ulëta lumturie, duke qenë ndër më të palumturit në Europë. Kjo përkeqësim është pjesërisht i lidhur me uljen e të ardhurave dhe problemet me aksesin në shërbime shëndetësore dhe mbrojtje sociale.

Në nivel global, hulumtimet tregojnë se pabarazia e mirëqenies ka një ndikim më të madh në lumturinë e përgjithshme sesa pabarazia e të ardhurave. Pabarazia në shpërndarjen e lumturisë pasqyron pabarazitë në aksesin ndaj mirëqenies, përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe mbështetje sociale. Për këtë arsye, shtetet që ofrojnë sisteme të forta shëndetësore dhe mbrojtje sociale kanë një nivel më të lartë lumturie për grupmoshat mbi 60 vjeç.

Në Shqipëri, pensionistët kanë një nivel të ulët të mirëqenies dhe po përballen me varfëri të theksuar, pasi shumica e të ardhurave të tyre janë nën nivelin e varfërisë, duke arritur në 6.7 USD në ditë, që është shumë më pak se niveli relativ i varfërisë në shumicën e shteteve të tjera.

Përgjithësisht, shqiptarët mbi 49 vjeç janë më të palumtur se 15 vite më parë, por megjithatë ata përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale. Në vitin 2024, shqiptarët mbeten ndër më të palumturit në Europë pas turqve, për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike.

Në përfundim, pavarësisht ndonjë periudhe përmirësimi në disa aspekte të jetës, pensionistët shqiptarë vazhdojnë të përballen me një mungesë të ndjeshme të lumturisë dhe mirëqenies, që kërkon reforma dhe investime më të mëdha në sistemet e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale./UBTNews/

 

 

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara