Lajmet
Kiev: Pema e Krishtlindjes këtë vit krijohet nga predha artilerie
Published
2 years agoon
By
UBT newsPredha artilerie të përdorura dhe pjesë të raketave nga vija e frontit janë përdorur për të krijuar një pemë simbolike të Krishtlindjes në kryeqytetin e Kievit.
“Lufta në Ukrainë vazhdon dhe duhet të bëhet shqetësim për të gjithë shoqërinë”, thuhet në një mbishkrim pranë pemës./UBTNews/
/
Lajmet
Tare qetëson situatën te Milani pas rezultateve jo të mira
Published
8 seconds agoon
October 29, 2025By
UBT News
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës para ndeshjes së sotme kundër Atalantës, që luhet në “New Balance Arena” të Bergamos me fillim nga ora 19:45.
Milani po përballet me disa mungesa të rëndësishme, pasi gjashtë lojtarë janë të lënduar.
“Nuk e kishim planifikuar që gjashtë lojtarë të dëmtoheshin njëkohësisht gjatë pushimit të kombëtareve, kjo nuk ndodh çdo ditë. Por kemi një skuadër të fortë dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në dhjetor, pastaj do të vlerësojmë me trajnerin për të ardhmen,” tha Tare për DAZN Italia.
Ndërkohë, Santiago Gimenez pritet të jetë titullar sonte, edhe pse po kalon një periudhë pa gola.
“Ai duhet të relaksohet. Kjo ndodh me çdo sulmues. Ka besimin e klubit, të trajnerit dhe të shokëve të skuadrës. Gimenez ka treguar se është një golashënues i madh dhe kjo është vetëm një fazë e përkohshme,” shtoi drejtori sportiv.
Milani aktualisht kërkon qëndrueshmëri pas barazimit 2-2 ndaj Pisas fundjavën e kaluar, që i kushtoi vendin e parë në Serie A./S.K/KP/DAZN/
Lajmet
29 vite nga dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Published
2 minutes agoon
October 29, 2025By
UBT News
Britania dhe Shqipëria më 29 tetor të vitit 1996, kanë rënë dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.
Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në vitin 1946, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni ushtarak të qëllimshëm, të paramenduar dhe me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë.
Këto incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së ftohtë.
Versioni shqiptar
Më 15 maj 1946, dy anije luftarake duke lundruar pa flamur ose shenja të tjera identifikimi hyjnë në ujërat territoriale shqiptare në afërsi të Sarandës. Bateria e artilerisë bregdetare u jep sinjal anije luftarake që të ndryshojnë kursin. Pasi anijet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, bateria hap zjarr paralajmërues. Anijet luftarake ngrejnë flamurin anglez dhe tërhiqen nga ujërat territoriale shqiptare.
Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz.
Më 15 maj 1946, drejt nesh erdhi një anije e vogël peshkimi me njerëz të armatosur dhe kërkoi të largoheshim nga ujërat e tyre, pa na afruar asnjë lloj ndihme, e më pas u larguan
Versioni anglez
Më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët tanë ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët tanë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët tanë. (Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej ti paguante 844.000 dollarë Mbretërisë se Bashkuar.
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do tu shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare./S.K/KP/
Lajmet
Tronditet Shqipëria, tre vrasje dhe një shpërthim me tritol në 24 orët e fundit
Published
7 minutes agoon
October 29, 2025By
UBT News
Shqipëria është tronditur ditën e djeshme nga ngjarjet tragjike, ku u konfirmuan tre vrasje dhe një atentat i një shpërthimi me tritol. Ngjarjet ndodhën në qytetet Berat, Durrës, Shkodër dhe Tiranë ka njoftuar Policia e Shtetit.
Berat
Ngjarja tragjike në Berat ndodhi kur pas një konflikti shtetasi Kristo Mema Alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, i cili ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur situata mes dy personave u përshkallëzua në dhunë fizike.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në zonën e kalasë.
Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes me iniciale K.M.
Durrës
Në qytetin e Durrësit, 25-vjeçari Marjan Kodheli u bë e ditur se vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, një 69-vjeçar i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në zonën e Kodrës së Kuajve, në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Pas një ndjekjeje intensive që zgjati rreth dy orë, forcat e posaçme “Shqiponja” arritën ta arrestojnë në lagjen nr. 13 të Durrësit, në një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, në pronësi të motrës së vet. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Shkodër
Ndërkaq, në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit ai mbeti i plagosur.
Tiranë
Në Tiranë, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë duke marrë përmasa tragjike, kur 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes, ku ishin kolegë në të njejtin biznes.
Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit./S.K/KP/TCH/
Lajmet
Malaj: Porti i Durrësit, motor i ekonomive shqiptare në rajon
Published
37 minutes agoon
October 29, 2025By
UBT News
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha së fundmi se Shqipëria dhe Kosova komunikojnë në të gjitha fushat, duke përfshirë ato politike dhe ekonomike dhe kanë marrëveshjet, mirëpo po punohet intenzivisht edhe për funksionalizimin e Dhomës Ekonomike dypalëshe.
Malaj u shpreh se duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm që bizneset të zhvillohen edhe më shumë.
“Shqipëria dhe Kosova janë në një partneritet të vazhdueshëm. Shqipëria dhe Kosova komunikojnë në të gjitha fushat, politike, të biznesit, me marrëveshje të shumta të cilat shumica e tyre kanë gjetur zbatim dhe nga ana tjetër, ne si përfaqësues të shtetit shqiptar na ngelet që të kemi komunikime të vazhdueshme me të gjithë ata që operojnë në Kosovë. Sot ne kemi një takim të parë të kësaj natyre me bizneset nga Shqipëria që operojnë në Kosovë. Ju jam mirënjohës të gjithëve për gjithçka bëjnë në këtë pikëpamje të këtij bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe biznesor mes Shqipërisë dhe Kosovës.”, tha ai.
Ambasadori Malaj komentoi edhe emërimin e ish-ministrit të infrastrukturës së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu në krye të portit të Durrësit, duke thënë se është i lumtur për një gjë të tillë, duke theksuar se ai port është jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarëve.
“Po shkëlqyer, Liburni është miku im. Unë kam uruar Librunin, e kam marrë në telefon e kam uruar dhe jam shumë i kënaqur. Ai port siç u tha edhe sot në prezantimin e Liburnit nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ai port nuk është vetëm i Shqipërisë, ai port është i shqiptarëve, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, pra është i të gjithëve dhe aty lëviz gjithçka. Është motori i ekonomive të vendeve respektive”,tha Malaj.
Ndër të tjera, Malaj tha se ambasada po bën punë intensive për të funksionalizuar dhomën ekonomike dypalëshe, e cila sipas tij, do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve./S.K/KP/
Tare qetëson situatën te Milani pas rezultateve jo të mira
29 vite nga dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Tronditet Shqipëria, tre vrasje dhe një shpërthim me tritol në 24 orët e fundit
Meta prezanton postimet që zhduken pas 24 orësh në Threads
Malaj: Porti i Durrësit, motor i ekonomive shqiptare në rajon
Osmani forcon lidhjet me Jordaninë në kuadër të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite
Disa rrugë në Prishtinë mbesin sot pa ujë
Parashikimi i motit
Sydney Sweeney nxit spekulime për rolin e ri në filmin James Bond
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Aktualitet6 days agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
