Lajmet

PDK dhe AAK këmbëngulin për Trustin

Sipas tyre, tërheqja e një shume të kursimeve pensionale është nevojë emergjente e qytetarëve.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po këmbëngulin për miratimin e Projektligjit për Trustin. Sipas tyre, tërheqja e një shume të kursimeve pensionale është nevojë emergjente e qytetarëve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se deputetët e mazhorancës duhet të reflektojnë për miratimin e Projektligjit për Trustin.

“Secili deputet e ka mandatin e vet të lirë dhe duhet të reflektojë dhe mendojë për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Kjo iniciativë e PDK-së nuk ka ardhur thjesht si iniciativë politike për të bërë debat, por si rezultat i kërkesës së qytetarëve të Kosovës që t’iu krijohet mundësia që të bëjnë tërheqjen e një shume të caktuar të kursimeve të tyre që janë në Trust. Besoj se do të ketë një reflektim nga deputetët e mazhorancës dhe kjo iniciativë të kalojë. Sa i përket përqindjes ne jemi të hapur dhe kemi thënë edhe më herët që të kemi një dakordim edhe me mazhorancën se në çfarë mase duhet të shkojë tërheqja e këtyre mjeteve”, tha ai.

Në linjë të njëjtë u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Kërkesa në kryesi është shumë e qartë, silleni ligjin për trustin sa më shpejtë në seancë plenare. Tashmë deputetët e shumicës e dinë, e kuptojnë sa e rëndësishme është që kontribut-dhënësit, të punësuarit që i kanë paratë e tyre në këtë krizë t’i tërheqin përmes këtij ligji”, shtoi Tahiri.

Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila bëri të ditur se seanca plenare e radhës do të mbahet të enjten më 19 maj.

Mungesën e Projektligjit për trustin në këtë seancë nuk e përmendi, por tha se do të debatohet për gjendjen e sigurisë në vend dhe një sërë pikash të tjera.

Krahas kësaj, ajo tha se Kuvendi inicioi edhe formimin e grupit punues për reformën zgjedhore, për çka përmendi disa nga kërkesat që duhet të adresohen.

“Janë kërkesa të akumuluara ndër vite. Ju e dini që disa herë janë bërë përpjekje për të hyrë në procesin e reformës zgjedhore, mirëpo për shkak të zgjedhjeve në nivelin qendror apo zgjedhjeve të rregullta që kemi pas në nivelin lokal janë shtyrë. Tash janë disa pika që janë diskutuar, fillimisht në deklaratën e përbashkët të grupeve parlamentare së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Do të shohim kur të fillon puna që të merren të gjitha komentet në trajtim sa i përket proceseve zgjedhore dhe natyrisht rekomandimet që i shohim të nevojshme për t’u përfshirë. Nuk është vetëm çështja për votimin e diasporës, por është një prej çështjeve edhe ajo. Mundësia dhe përkushtimi ynë që të lehtësojmë votimin e shtetasve tanë që janë me vendqëndrim jashtë vendit. Por, gjithashtu janë edhe disa çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në përgjithësi”, theksoi ajo.

Në kuadër të reformës zgjedhore, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se duhet të trajtohen edhe disa tema të mëdha, siç është mënyra e zgjedhjes së presidentit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka një qëndrim më të avancuar, jo trajtimin e vetëm problemeve teknike, por edhe temave të mëdha. Tema e parë është a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt apo sistemin që e kemi, tema e dytë a duhet të jetë Kosova një zonë apo shumë zona, tema e tretë, procesi i numërimit të votave se a duhet të numërohet në klasë apo qendër të vendvotimit”, deklaroi ai.

Në rend të ditës në seancën e së enjtes pritet të jenë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara