Sport

Pau Torres zëvendësuesi ideal i Sergio Ramosit te Real Madridi

Published

on

Mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres, pëlqehet shumë nga drejtuesit e Real Madridit dhe shihet si zëvendësues afatgjatë i Ramosit, pavarësisht se a largohet nga klubi tani apo më vonë ky i fundit, transmeton Gazeta Express.

Paraqitjet e 23-vjeçarit për Villarrealin kanë qenë të shkëlqyera dhe, në të njëjtën kohë, ai e ka formuar një partneritet shumë të mirë me Ramosin në qendër të mbrojtjes së kombëtares së Spanjës.

Villarreali ia ka vendosur Torresit një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por kjo shifër mund të diskutohet për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, sipas mediave spanjolle.

Real Madridi është pranë marrëveshjes edhe me mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, të cilin mund ta marr falas, duke qenë se atij i përfundon marrëveshja me klubin gjerman në verë.

Për austriakun, thuhet se Madridi e mposhti në garë Barcelonën, por për Torres do të ketë konkurrencë nga Arsenali.

Sport

Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

Published

on

By

Sulmuesi anglez Harry Kane ka lënë të kuptohet se mund të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munich përtej vitit 2027, kur përfundon kontrata e tij aktuale.

Kane tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime për një marrëveshje të re me klubin bavarez, ndërsa dëshira për t’u rikthyer në Premier League është zbehur.

E shoh patjetër mundësinë për ta vazhduar kontratën. Ende nuk kemi biseduar, por nëse lind nevoja, do të flisja hapur me Bayernin,” deklaroi 32-vjeçari.

Që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2023, Kane ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje dhe duke fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.

Kur u largova për herë të parë nga Anglia, do të kisha thënë se do të kthehesha patjetër. Tani, pas disa vitesh në Gjermani, ajo dëshirë është pak më e vogël, por asnjëherë nuk i dihet së ardhmes,” shtoi ai.

Aktualisht, Kane ndodhet me kombëtaren e Anglisë, që të enjten do të zhvillojë një miqësore ndaj Uellsit në Wembley dhe më pas do të përballet me Letoninë më 14 tetor në Riga për kualifikueset e Kupës së Botës./D.B/KP

Continue Reading

Sport

Sulmuesi i Tottenhamit, Myrtaj, kalon nga Shqipëria te Hungaria

Published

on

Sulmuesi i ekipit U18 të Tottenhamit, Leon Myrtaj, ka vendosur të ndërrojë përfaqësimin nga Shqipëria U17 drejt Hungarisë U18, njoftoi klubi anglez.

Tottenhami bëri të ditur se: “Sulmuesi i krahut, Leon Myrtaj, i bashkohet për herë të parë ekipit U19 të Hungarisë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë deri në grupmoshën e 17 vjeçarëve.”

Myrtaj ka luajtur shtatë ndeshje për Shqipërinë para se të merrte vendimin për të ndryshuar përfaqësimin kombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Florian Haxha mungon në grumbullimin e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji

Published

on

Mesfushori i djathtë Florian Haxha nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur të martën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

“Mesfushori i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Suedisë, për shkak të gjendjes shëndetësore,” njoftoi FFK-ja.

Përndryshe, 23-vjeçari Haxha ka luajtur këtë edicion tre ndeshje me Motor Lublinin, ndërsa me Përfaqësuesen e Kosovës ka regjistruar dy paraqitje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Osmani do ta dekorojë Infantinon e FIFA-s

Published

on

By

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shprehur mirënjohje ndaj të parës së vendit, Vjosa Osmani e cila do ta dekorojë kreun e FIFA-së, Gianni Infantino.

Dekorimi i tij do të bëhet gjatë ditës së mërkurë.

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, Vjosa Osmani, Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të gjithë dashamirëve të këtij sporti, dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe nderin që do t’i bëni Presidentit të FIFA-s, mikut të madh të Kosovës, Gianni Infantino, me dekorimin e tij gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë, të mërkurën”, tha ai.

Ademi ka vlerësuar se ky akt është një dëshmi e respektit që ka vendi për rolin dhe kontributin e Infantinos për zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Gianni Infantino ka pasur fatin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, të shpallë Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet”.

Ademi u shpreh se vendimi i Presidentes Osmani forcon partneritetin.

Po ashtu, nën udhëheqjen e tij, FIFA ka ofruar mbështetje të madhe për FFK-në përmes programit “FIFA Forëard”, duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen profesionale të futbollit në Kosovë. Ky vendim i juaji, znj. Presidente, forcon edhe më shumë partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, duke dëshmuar se futbolli është një urë që bashkon njerëzit, gjeneratat dhe kombet”, shkruan Ademi në një postim në Facebook.

Sipas tij, dekorimi i kreut të FIFA-së është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm.

Në emër të FFK-së, edhe një herë dua të ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit dhe për vizionin tuaj që Kosova të përfaqësohet me dinjitet në çdo fushë, përfshirë edhe atë të futbollit”, tha ai./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara