Aktualitet

“Pata rastin ta kisha mësuese”, deputetja e VV-së kujton ish-asamblisten e PDK-së që vdiq sot

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka ngushëlluar familjen e ish-asamblistes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryeziu në profilin e saj në Facebook ka shkruar se është lajm jashtëzakonisht i hidhur e tragjik ai për vdekjen e Arzie Nuhiut.

“Si nxënëse e shkollës fillore, pata rastin ta kisha mësuese, periudhën kur ajo mbante praktikën universitare në klasën tonë. E dashur dhe shumë e kujdesshme me secilin nga ne. E tillë ka qenë edhe ndër vite. E tillë do të mbahet mend gjithmonë. I shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Nuhiu, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Arzien. I bëftë dritë shpirt”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Aktualitet

Kryetarja Sinani uron Ditën e Alfabetit: Frymëzim për bashkim dhe krenari kombëtare!

Published

on

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj dite për kombin tonë.

“22 Nëntori është dita që na kujton forcën e bashkimit dhe vizionin e rilindësve tanë për një të ardhme më të ndritur,” ka shkruar Sinani në postimin e saj, duke kujtuar vendimin historik të Kongresit të Manastirit në vitin 1908, kur figura të shquara të kombit u bashkuan për të zyrtarizuar alfabetin e gjuhës shqipe.


Sinani e cilësoi këtë ngjarje si një akt guximi dhe dashurie për kombin, duke theksuar se rruga e nisur nga rilindësit vazhdon sot përmes punës për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të siguruar që asnjë shqiptar të mos ndihet i harruar.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të kujtojmë frymën e bashkimit dhe të përbashkëtës që na udhëhoqi atëherë. Kjo është dita kur kujtojmë se kombi ynë, i ndarë nga kufijtë, ka vetëm një alfabet, një gjuhë dhe një shpirt që na bashkon!”

Kryetarja e Preshevës ka apeluar për vazhdimin e punës drejt një të ardhmeje ku të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë dhe krenarë për trashëgiminë e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal

Published

on

By

Terminali Jugor i Aeroportit Gatwick në Londër është evakuuar paraditen e kësaj të premteje për shkak të një incidenti sigurie. Mediat e huaja raportojnë se shkak për mbylljen është bërë zbulimi i një sendi të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve të pasagjerëve.

Policia e Sussex dërgoi në vendngjarje një ekip për asgjësimin e eksplozivëve si masë paraprake.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Aeroporti Gatwick theksoi: “Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Një pasagjer, i cili sapo kishte mbërritur në Gatwick, tha se i gjithë terminali u evakuua menjëherë, përfshirë edhe pasagjerët e sapombërritur.

Mbërrita me një fluturim rutinë. Kalova në doganë dhe mora vesh që po evakuojnë të gjithë aeroportin. Edhe personat që kaluan sigurinë po nxirren jashtë,” deklaroi ai. Sipas tij, trenat janë ndalur dhe rreth 1000 persona po presin në rrugët dhe parkingjet përreth.

Gjithashtu, kompania Gatwick Express, e cila ofron shërbime trenash drejt aeroportit, ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë. Në një deklaratë, kompania tha: “Policia dhe shërbimet e urgjencës po merren me një incident në aeroport. Për momentin, stacioni dhe aeroporti janë duke u evakuuar. Ne do t’ju këshillonim të shtyni udhëtimin tuaj deri më vonë këtë mëngjes.”

Continue Reading

Bota

Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi mund të qëndrojnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë

Published

on

By

Qytetarët e Kroacisë, Japonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera nuk do të kenë më nevojë për vizë për të hyrë në Kinë nga 30 nëntori i këtij viti.

Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në Kinë për pak më shumë se një vit, ku do të mund të qëndrojnë pa vizë deri në 30 ditë, raportoi të premten Reuters.

Qytetarët e Kroacisë, Japonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera nuk do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Kinë nga 30 nëntori i këtij viti deri më 31 dhjetor 2025, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, transmeton Hina.

Kina gjithashtu do të zgjasë qëndrimin pa viza në vend në 30 ditë nga 15 që janë aktualisht për qytetarët e të 38 vendeve nën atë program, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.

Kina ka hequr më parë vizat për Korenë e Jugut dhe disa vende evropiane për të nxitur turizmin dhe tregtinë mes ngadalësimit të rritjes ekonomike.

 

Continue Reading

Aktualitet

Trashëgimia e Prizrenit në filatelinë kosovare, emision i ri i pullave postare “Kalaja e Prizrenit”

Published

on

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri pullash postare, që ka për temë “Kalaja e Prizrenit”. Ky emision vjen si një nderim dhe një vlerësim për një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës, një trashëgimi e pasur që ka formuar identitetin kombëtar dhe kulturor të vendit. Pullat e reja postare synojnë të promovojnë vlerat e jashtëzakonshme kulturore të Kalasë së Prizrenit dhe rëndësinë e saj për trashëgiminë e Kosovës, si dhe të inkurajojnë ruajtjen e këtyre vlerave për brezat e ardhshëm.  

Kalaja e Prizrenit është një ndër ndërtimet më të lashta dhe më të rëndësishme të rajonit, me një histori që shkon më tej se periudha antike. Ajo ka qenë një pikë strategjike dhe një fortesë e rëndësishme për qytetin gjatë periudhave të ndryshme historike, duke përfshirë dominimin e Perandorive Romake, Bizantine dhe Osmane. Me muret e saj të forta prej guri dhe pozicionin e saj të jashtëzakonshëm gjeografik, Kalaja e Prizrenit ka mbrojtur qytetin dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e këtij rajoni, duke e bërë një simbol të fortë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Kalaja nuk është vetëm një monument i së kaluarës, por një hapësirë e gjallë kulturore, ku zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore të ndryshme, si ekspozita, koncerte, festivale dhe ngjarje të tjera që lidhin të kaluarën me të tashmen. Ajo mbetet një pikë e rëndësishme për ruajtjen e traditave dhe kultivimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

Ky emision i ri i pullave postare, i dedikuar Kalasë së Prizrenit, është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, koleksionistët dhe bizneset të kontribuojnë në ruajtjen e këtij simboli të historisë dhe kulturës kosovare. Posta e Kosovës inkurajon të gjithë ata që merren me filatelinë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasuruar koleksionet e tyre me një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit.

Në një kohë kur filatelia vazhdon të jetë një mjet i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kulturore, ky emision i ri i pullave postare do të mbetet një testament i përjetshëm i vlerave historike dhe kulturore të Kosovës, si dhe një kujtesë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë për brezat e ardhshëm./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara