Magazinë
Pasuria neto e presidentëve të SHBA-së, para dhe pas presidencës
Published
3 weeks agoon
By
UBTNewsPasuria e zyrtarëve shtetërorë gjithmonë ka qenë intriguese për publikun. Sa pasuri kishin kur morën pushtetin dhe sa pasuri kishin kur përfunduan mandatin? Në kohën tonë, pasuria kryesisht shumëfishohet. Edhe në vende të tjera, kjo zakonisht ndodh. Pagat e larta, mëditjet dhe privilegjet e tjera e mundësojnë këtë. Por ka raste kur pasuria edhe zvogëlohet. Një listë e pasurisë së presidentëve të SHBA-së, para dhe pas pushtetit, na e tregon këtë:
George Washington – 2 milionë dollarë = 2.5 milionë dollarë
John Adams – 800 mijë – 700 mijë
Thomas Jefferson – 3 milionë – 200 mijë
James Madison – 500 mijë – 300 mijë
James Monroe – 1 milion – 500 mijë
Andrew Jackson – 500 mijë – 1 milion
Abraham Lincoln – 85 mijë – 1.5milion
Ulysses S. Grant – 1 milion – 80 mijë
Theodore Roosevelt – 3 milionë – 2 milionë
Woodrow Wilson – 500 mijë – 600 mijë
Herbert Hoover – 100 mijë – 50 mijë
Franklin D. Roosevelt – 60 mijë – 65 mijë
Harry S. Truman – 1 milion – 600 mijë
Dwight D. Eisenhower – 1 milion – 1 milion
John F. Kennedy – 1 miliard – 8 milionë
Lyndon B. Johnson – 20 milionë – 10 milionë
Richard Nixon – 2 milionë – 15 milionë
Gerald Ford – 1.5 milionë – 7 milionë
Jimmy Carter – 2 milionë – 10 milionë
Ronald Reagan – 10 milionë – 15 milionë
George H. W. Bush – 4 milionë – 25 milionë
Bill Clinton – 1.3 milionë – 80 milionë
George W. Bush – 20 milionë – 40 milionë
Barack Obama – 1.3 milionë – 70 milionë
Joe Biden – 2 milionë – 10 milionë
Donald Trump – 3 miliardë – 2.5 miliardë
You may like
Magazinë
Zbulohen artistët e parë për festivalin e madh në Bristol në vitin 2026
Published
2 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Një nga festivalet më të mëdha falas në Mbretërinë e Bashkuar, Bristol Harbour Festival, ka zbuluar artistët e parë që do të performojnë në edicionin e vitit 2026.
Festivali zhvillohet çdo korrik dhe për një fundjavë e kthen qytetin e Bristolit në një qendër të madhe arti dhe muzike. Sivjet ai do të mbahet nga 17 deri më 19 korrik.
Në natën e parë të festivalit do të performojnë Fedzilla, Sam and the Womp dhe artisti vendas Dr Meaker.
Ky aktivitet tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë, të cilët mblidhen pranë portit të qytetit për të shijuar muzikë, art dhe performanca të ndryshme.
Koordinatorja e programit muzikor të festivalit, Noemi Antonelli, tha se qëllimi është që programi të pasqyrojë skenën aktuale muzikore të Bristol-it.
Ndërsa Tony Dyer, udhëheqës i Këshillit të Qytetit të Bristol-it, tha se festivali është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit.
“Bristol Harbour Festival bashkon komunitetet dhe tregon kreativitetin që e bën qytetin tonë të veçantë,” tha ai.
Shumë artistë vendas do të marrin pjesë përmes programit “Made in Bristol”, ku më shumë se 300 artistë kanë aplikuar për të performuar.
Këtë vit do të ketë edhe disa risi, përfshirë një skenë të re për muzikantët e rrugës në Cascade Steps. Ndërkohë, në Millennium Square të shtunën do të ketë muzikë folk dhe americana, ndërsa të dielën soul dhe funk.
Po ashtu, anija-klub Thekla do të organizojë sërish diskon e heshtur (silent disco), një nga aktivitetet më të njohura të festivalit.
Burimi: BBC
Magazinë
A e ka humbur shkëlqimin “djali i artë” i Hollywood-it, Timothée Chalamet?
Published
2 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Aktori i njohur i Hollywood-it Timothée Chalamet është përballur me kritika të shumta pas komenteve të tij të fundit për baletin dhe operën, duke nxitur debat në botën e artit dhe kulturës.
Në një intervistë me aktorin Matthew McConaughey, me të cilin kishte luajtur në filmin Interstellar, Chalamet deklaroi se nuk dëshiron të punojë në fusha si baleti apo opera, duke thënë se janë forma arti për të cilat “askujt nuk i intereson më”. Edhe pse ai më pas shtoi se kishte respekt për artistët e këtyre disiplinave, deklarata e tij shkaktoi reagime të forta.
Mes kritikëve ishte edhe sopranoja amerikane Isabel Leonard, e cila tha se komentet e aktorit tregojnë mungesë respekti ndaj artistëve të tjerë. Debati u përhap edhe në rrjetet sociale dhe në mediat e kulturës pop, ndërsa disa institucione artistike reaguan me ironi.
Kompania Seattle Opera madje ofroi zbritje për biletat e operës Carmen duke përdorur kodin promocional “TIMOTHEE”, duke e kthyer polemikën në një formë marketingu.
Komentet e Chalamet erdhën në një moment të ndjeshëm, pasi aktori është i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë në Academy Awards për rolin e tij në filmin Marty Supreme.
Megjithatë, sipas disa analistëve të industrisë së filmit, polemika mund të mos ketë ndikim të madh në garën për Oscar, edhe pse aktori ka humbur disa nga çmimet paraprake si BAFTA Awards.
Pavarësisht kritikave, Chalamet mbetet një nga aktorët më të përfolur të brezit të tij dhe ende konsiderohet kandidat i fortë në garën për çmimin më prestigjioz të kinemasë.
Marrë dhe përshtatur nga BBC.
Magazinë
Bryan Larkin tregon përvojën e rëndë gjatë xhirimeve të “Jailbroken”
Published
1 day agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Magazinë
A po ndryshon Hollywood-i? Aktoret mbi 60 vjeç po fitojnë gjithnjë e më shumë Oscar
Published
1 day agoon
March 9, 2026By
UBTNews
REL: Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit
Ndeshja Kosovë–Sllovaki, shiten të gjitha biletat
Pesë lojtare iraniane të futbollit marrin azil në Australi pas AFC Women’s Asian Cup
REL: Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 11-të të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit?
Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Sot nis spektakli i 1/8 së finales së Champions League
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 10 mars, nga viti 1993-1999
Zyrtari i FIFA-s: Kupa e Botës është shumë e madhe për t’u shtyrë
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
