Magazinë

Breshkat gjigante rikthehen në Floreana pas 180 vitesh zhdukjeje

Published

on

Breshkat gjigante po lëvizin sërish në ishullin Floreana në Galápagos për herë të parë pas më shumë se 180 vitesh, në atë që mbrojtësit e natyrës e kanë quajtur një “moment jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

Lirimi i 158 breshkave të reja, të shumuar në robëri, është pjesë e Projektit për Restaurimin Ekologjik të Floreanas, i udhëhequr nga Galápagos National Park Directorate.

Rikthimi i tyre vjen pas një programi “back-breeding” të nisur në vitin 2017, pasi shkencëtarët zbuluan breshka që mbanin trashëgimi gjenetike të breshkës gjigante të Floreanas në ishullin fqinj Isabela.

Specia vendase e Floreanas, Chelonoidis niger niger, u zhduk në vitet 1840, pasi marinarët morën mijëra prej tyre nga ishulli për ushqim gjatë udhëtimeve të gjata detare.

“Në restaurimin e Floreanas është arritur një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, me 158 breshka gjigante të shumuar në robëri që u liruan në natyrë këtë javë”, thuhet në një deklaratë të Galápagos Conservation Trust (GCT) të premten.

“Ky moment i shumëpritur jep shpresë jo vetëm për të ardhmen e Floreanas, por edhe për restaurimin e ardhshëm të ishujve në mbarë botën”, shtoi organizata.

Drejtoresha ekzekutive e GCT-së, Dr. Jen Jones, e përshkroi këtë moment si “rrënqethës”, duke theksuar se ai vërteton dy dekada bashkëpunimi mes shkencëtarëve, organizatave bamirëse dhe komunitetit lokal.

Projekti i ruajtjes u bë i mundur pasi në vitin 2008 shkencëtarët zbuluan breshka me trashëgimi nga Floreana në vullkanin Wolf Volcano në ishullin Isabela.

Studiuesit përzgjodhën 23 breshka hibride me lidhjet më të afërta gjenetike me nënspecien e zhdukur dhe nisën shumimin e tyre në robëri në ishullin Santa Cruz.

Deri në vitin 2025, janë prodhuar më shumë se 600 të çelura, ndërsa disa qindra prej tyre tashmë janë mjaftueshëm të mëdha për të mbijetuar në natyrë.

Sipas GCT-së, breshkat gjigante janë “inxhinierë të ekosistemit” dhe luajnë një rol jashtëzakonisht të madh në rikthimin e ekosistemeve të degraduara, për shkak të mënyrës se si aktiviteti i tyre formëson peizazhin./BBC/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara