Shëndeti

Pasojat e mungesës së vitaminës B12

Vitamina B12 është njëra ndër më të ndërlikuarat në organizmin e njeriut.

Publikuar

Vitamina B12 është njëra ndër më të ndërlikuarat në organizmin e njeriut, për shkak të strukturës së saj kimike dhe domosdoshmërisë për njeriun, për shkak të mungesës së saj mund të shfaqen probleme të shumta shëndetësore.

Këtë vitaminë të rëndësishme nuk e sintetizojnë as bimët, as kafshët, por vetëm disa lloje bakteresh – mikroflora e përtypësve, për shembull sintetizojnë vitaminën B12 në sasi të mjaftueshme, andaj pikërisht për këtë janë burim themelor i këtij ushqimi nutrien me prejardhje shtazore.

Disa nga to janë mëlçia, veshkat, zemra dhe muskujt, sepse mu në to grumbullohet vitamina e prodhuar.

Burim i shkëlqyeshëm janë peshqit, vezët dhe produktet tjera me prejardhje shtazore.

Vegjetarianët e rreptë mund të kenë probleme, pasi ata nuk ushqehen me asnjë produkt shtazor dhe mund të shpie deri te problemi me furnizim. Tek vegjetarianët të cilët përdorin së paku qumështin dhe vezët mund të marrin mjaft Vitaminë B12 dhe efektet e mungesës paraqitën shumë rrallë.

Vitamina B12 në krahasim me materiet tjera ushqyese nuk është e pandjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe trupi ka nevoja për sasi të vogla të tij – por të cilat janë me rëndësi jetike.

Efektet e mungesës së Vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12 mund të vërehet në laborator, se në gjak ka më pak rruaza të kuqe të gjakut (të zmadhuara). Veç kësaj, do të ketë probleme me krijimin e qelizave të reja dhe probleme neurologjike.

Simptomat e mungesës janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë.

Lajmet

Ndikimi i temperaturave të larta te personat e shëndoshë dhe te të sëmurët

Publikuar

nga

Shkruan Basri Lenjani

Gjatë stinës së verës temperaturat e larta ditore nuk janë e këndshme për askënd, ndaj vapa tropikale mund të shkaktojë probleme serioze edhe te njerëzit plotësisht të shëndetshëm.

Personat me të rrezikuar janë:

  • Të moshuarit
  • Fëmijët
  • Nēnat shtatëzënë
  • Të sëmurët me sëmundje të zemrës, neurologjike, të mushkërive, metabolike, vaskulare, psikiatrike, alkoolistët, të sëmurët që mjekohen me antidepresivë treciklikë, me antihisatminikë, personat që punojnë në ndërtimtari, bujqit dhe personat e shëndetshëm etj.

Rreziqet kryesore të trupit tonë janë goditja e diellit dhe nga nxehtësia:

  • Sa është organizmi ynë përgatitur për t’u ambientuar, përshtatur me kushtet e reja klimatike?
  • Sa i gatshëm është metabolizmi ynë për të vazhduar me të?
  • Çfarë duhet të bëjmë kur e teprojmë?

Kujdesi i shtuar:

  • Nga ora 11=17:30 h nuk duhet të ekspozoheni rrezeve të diellit, sepse kanë efekt negativ në organizmin e njeriut,
  • Nëse temperaturat janë të larta mbi 35 gradë Celsius, punëtorët që punojnë në ndërtimtari, bujqit, etj. duhet të ndëpresin aktivitetin e tyre punues nga ora 11-17h për shumë arsye, sepse mund të ndodhin sëmundje akute jetëkërcënuese dhe lëndime serioze për jetën e tyre, për shkak të ndikimit të drejtëpërdrejt të rrezeve të diellit..

Të informohen qytetarët:

  • Pushteti lokal i qyteteve duhet të sigurojë burime uji ose cisterna në vende publike me mbipopullim të popullatës, qytetarët mund të freskohen në çdo kohë….
  • Mbroni kokën me çadër ose kapelë, veshja duhet të jetë me ngjyra të çelta, pije freskuese, pemë, perime, të qëndroni në ambiente të freskëta ose nën hije, lëkurën duhet të mbroni me yndyra kundër diellit.
  • Të sëmurët që më parë kanë pasur sulm në zemër, me shtypje të ulët, të lartë, goditje në tru, epilepsi, diabet, të sëmurët depresivë, alkoolistët, të sëmurët që trajtohen me barna kundër alergjisē, të sëmurët më sëmundje kronike të lëkurës, gjendjet pas lëndimeve te të moshuarit, fëmijët, nënat shtatëzënë, personat e shëndoshë dhe drejtuesit e automjeteve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çka është hipertermia?

Publikuar

nga

Shkruan Basri Lenjani

Hipertermia është gjendje e rritjes së temperaturës së brendshme trupore, e cila shfaqet si pasojë e krijimit të tepërt të nxehtësisë në organizëm ose si pasojë e moslargimit të tepërt të nxehtësisë nga organizmi.

Hipertermia mund të emërtohet si sindromi që paraqitet si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta dhe lagështirës nga mjedisi i jashtëm.

Hiperteremia shkaktohet nga: temperaturat e larta të ambientit të jashtëm, lagështia e lartë relative, rritja e aktivitetit fizik, te të moshuarit për shkak të moshës së thyer, fëmijët e vegjël, sëmundjet e mëparshme; sistemi nervor qendror, kardiovaskular, i frymëmarrjes, diabeti, dehidrimi, përdorimi i barnave dhe alkoolit, trashësia, sëmundjet e veshkave, retardimi mental, funksioni i shtuar i gjëndrës tiroide, sëmundjet e lëkurës, etj.

Statistikat

Valët e të nxehtit, ose nxehtësia dhe moti i nxehtë që mund të zgjasë për disa ditë, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shoqëri, duke përfshirë një rritje të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë.

Valët e të nxehtit janë ndër rreziqet më të rrezikshme natyrore, por rrallë marrin vëmendjen e duhur, sepse numri i vdekjeve dhe shkatërrimi i tyre nuk është gjithmonë i dukshëm menjëherë.

Në vitin 2015 mbi 175 milionë njerëz ose më shumë u ekspozuan ndaj valëve të të nxehtit në krahasim me vitet tjera;

Midis viteve 1998-2017 mbi 166 mijë njerëz vdiqën për shkak të temperaturave ekstreme;

Mbi 250 mijë vdekje shtesë çdo vit ndodhin nga sëmundjet e ndjeshme ndaj klimës dhe ky numër do të jetë e më i madh në vitin 2030.

Ndërsa efektet e nxehtësisë mund të përkeqësohen në qytete, për shkak të efektit të ishullit të nxehtësisë urbane (UHI), jetesa dhe mirëqenia e komuniteteve jourbane gjithashtu mund të prishen rëndë gjatë dhe pas periudhave të motit jashtëzakonisht të nxehtë.

Valët e të nxehtit mund të rëndojnë shërbimet shëndetësore dhe të urgjencës dhe gjithashtu të rrisin tendosjen mbi ujin, energjinë dhe transportin duke rezultuar në mungesë të energjisë apo edhe ndërprerje.

Siguria e ushqimit dhe e jetesës mund të jetë gjithashtu e tendosur nëse njerëzit humbasin të korrat ose bagëtinë për shkak të nxehtësisë ekstreme

Gjendjet e hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe: Sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet nga të nxehtit, plogështia nga të nxehtit, goditja nga të nxehtit dhe diellosja.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Studimi global: Pothuajse 2000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit

Publikuar

nga

Gati 2.000 fëmijë nën pesë vjeç vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit, që ka tejkaluar kushtet e këqija higjienike dhe mungesën e ujit të pastër, duke u bërë faktori i dytë më i madh i rrezikut shëndetësor për fëmijët e vegjël në mbarë botën.

Më shumë se 8 milionë vdekje, të fëmijëve dhe të rriturve, u shkaktuan nga ndotja e ajrit në vitin 2021, sipas një studimi të ri nga Instituti i Efekteve Shëndetësore (HEI).

Ajri i ndotur është tani vrasësi i dytë më i madh në nivel global, duke tejkaluar përdorimin e duhanit dhe i dyti vetëm pas presionit të lartë të gjakut, si një faktor rreziku për vdekje në popullatën e përgjithshme. Tek fëmijët nën pesë vjeç, ndotja e ajrit është e dyta pas kequshqyerjes si një faktor rreziku në vdekshmëri.

Raporti i sivjetshëm i gjendjes globale të ajrit , i publikuar në partneritet me Unicef, tregon gjithashtu se fëmijët në vendet e varfra po vuajnë disa nga ndikimet më të këqija, me shkallën e vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit tek fëmijët nën pesë vjeç, 100 herë më i lartë në pjesën më të madhe të Afrikës sesa në vendet me të ardhura të larta.

Pallavi Pant, autori kryesor i raportit, vuri në dukje pabarazitë e mëdha që raporti ka zbuluar. “Pjesa e madhe e barrës mbahen nga fëmijët e vegjël, popullsia më e madhe dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha ajo.

Grimcat e vogla të quajtura PM2.5 – që do të thotë se janë më të vogla se 2.5 mikrometra në diametër – janë fajtorë për më shumë se 90% të vdekjeve globale nga ndotja e ajrit, thuhet në raport. Grimcat PM2.5 mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe janë zbuluar se prekin organet në të gjithë trupin . Është zbuluar se ato lidhen jo vetëm me sëmundjet e mushkërive, por edhe me sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe abortin.

Kitty van der Heijden, zëvendësdrejtoresha ekzekutive e Unicef-it, tha: “Mosveprimi ynë po ka efekte të thella në gjeneratën e ardhshme, me ndikime në shëndetin dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës. Urgjenca globale është e pamohueshme. Është e domosdoshme që qeveritë dhe bizneset t’i marrin në konsideratë këto vlerësime dhe të dhëna të disponueshme në nivel lokal dhe t’i përdorin ato për të informuar veprime kuptimplota, të përqendruara te fëmijët për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve.”/UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vaksinimi i ulët një ndër shkaqet e epidemisë së fruthit në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

nga

Mungesa e imunizimit në masë dhe shkalla e lartë e infektimit me virusin po bën që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të shtohet numri i fëmijëve të prekur nga fruthi e lija. Fruthi, si një sëmundje virale që thuajse ishte zhdukur, transmetohet dhe mund të jetë fatale si për fëmijët, edhe të rriturit nëse nuk parandalohet përmes vaksinimit në kohë.

Simptomat fillestare shfaqen 9 deri 14 ditë pas infektimit dhe përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh, konjuktivit dhe njolla të bardha në brendësi të gojës. Periudhë e rikuperimit zgjat 2–3 javë, shrkuan RTSH.

Beogradi ka shpallur epideminë pasi dhjetëra pacientë janë paraqitur me simptomat e sëmundjes, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë situata është më e rëndë më mijëra pacientë dhe Kroacia raporton për një epidemi të mundshme. Për të mbrojtur në kohë fëmijët nga kjo sëmundje, mjekët prej dekadash rekomandojnë dhe japin vaksinën MMR, me komponentë mbrojtës nga fruthi, rubeola dhe shytat.

“Sipas kalendarit të vaksinimit të vlefshëm në vendin tonë, vaksina bëhet në dy doza, në moshën njëvjeçare dhe kur fëmija regjistrohet në shkollën fillore. Mbrojtja nga doza e parë është 95 për qind, dhe për të pasur të ashtuquajturat ‘imunitet kolektiv’ dhe në këtë mënyrë të parandalojmë shfaqjen e sëmundjes në popullatë, duhet të kemi mbulim vaksinimi 95 për qind ndaj kësaj sëmundjeje. Aktualisht, më pak se 65 për qind e fëmijëve tanë janë të vaksinuar kundër fruthit, kështu që në rastin më të mirë mund të presim epidemi të tilla çdo katër vjet nëse përqindja e fëmijëve të vaksinuar nuk rritet. Aktualisht kemi rreth 4.500 raste të regjistruara në Bosnjë-Hercegovinë që nga dhjetori 2023,” tregon pediatrja boshnjake Aleksandra Vladiçiq (o. Alexandra Vladicic).

Në rënien e numrit të fëmijëve të vaksinuar ka ndikuar më së shumti informimi dhe njohuria e pamjaftueshme e prindërve për vaksinimin, përkatësisht informimi i prindërve nga joprofesionistët dhe forumet e caktuara në internet.

“Një ndikim të madh ka pasur edhe lobi antivaksinim,” përgjigjet Dr. Vladiçiq./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara