Aktualitet

Pas vaksinës Covid, BioNTech sjell një tjetër risi për malarjen

Published

on

BioNTech, kompania e bioteknologjisë e themeluar nga Türeci dhe Şahin në Gjermani, e bërë e njohur më së shumti për vaksinë anti-covid në bashkëpunim me Pfizer, njoftoi qëllimet dhe objektivat e saj të reja për publikun.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Uğur Şahin, ka tregaur se ata po përgatiten të zhvillojnë një vaksinë kundër malaries, e cila prek miliona njerëz në të gjithë botën çdo vit.

Şahin gjithashtu deklaroi se provat e vaksinës do të fillojnë në fund të vitit 2022.

“Përgjigja jonë ndaj pandemisë ka demonstruar se si shkenca dhe inovacioni mund të transformojnë jetën e njerëzve kur ata punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët. Ne jemi duke punuar për të sjellë risi tona për ata që kanë më shumë nevojë për të. Së bashku me partnerët tanë, ne duam të zhvillojmë një vaksinë të sigurt dhe efektive të bazuar në mARN për malarjen për të parandaluar sëmundjen dhe për të zvogëluar vdekshmërinë. Qëllimi ynë është të krijojmë një zgjidhje të përhershme për kontinentin Afrikan dhe rajone të tjera të prekura nga kjo sëmundje. ” është shprehur Sahin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 409,000 njerëz në 2019 kanë vdekur nga kjo sëmundje ndërsa numri i të infektuar  është 229 milion dhe prek më shumë kontinentin Afrikan.

 Fëmijët nën moshën 5 vjeç dallohen si grupi më i prekur në Afrikë.

Lajmet

Paralajmërohet grevë e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë më 1 shtator

Published

on

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë më 1 shtator 2026, nëse deri më 31 gusht nuk u paguhen pagat për punën e kryer gjatë muajit korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Sipas njoftimit të sindikatës, punëtorëve ende nuk u është realizuar pagesa për punën e kryer në muajin korrik.

“Pas diskutimit, të gjithë kryetarët e shoqatave u dakorduan që, nëse pagat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më 31.08.2026, nga data 1 shtator 2026 do të fillojë grevë e punëtorëve teknikë në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Sindikata ka theksuar se kërkesa e punëtorëve është e qartë: “Puna e kryer duhet të paguhet.”/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar mirëpret gjetjen e mbetjeve mortore në Zubin Potok

Published

on

By

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka mirëpritur punën e autoriteteve vendore për gjetjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe procesin e ekzaminimeve mjeko-ligjore e testimeve të ADN-së për identifikimin e tyre.

Përmes një deklarate zyrtare, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për familjet e personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur që nga konflikti i viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Ne mirëpresim punën e autoriteteve të Kosovës për gjetjen e mbetjeve njerëzore në komunën e Zubin-Potokut dhe për të kryer ekzaminime mjeko-ligjore dhe teste të ADN-së për të identifikuar mbetjet”, thuhet në njoftim.

Nga ambasada theksuan se Mbretëria e Bashkuar mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u ofrojnë përgjigje dhe mbështetje familjarëve pas shumë vitesh pritjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Lirohen nga akuza tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Published

on

Pejë- Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre – Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj –  akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare). Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Published

on

By

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit [email protected] duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Continue Reading

Të kërkuara