Kulturë

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të Kanye kundër Kim, familja e saj ndërmerr këtë hap

Familja më nuk e ndjek reperin në Instagran.

Published

on

Nuk duhet të jetë befasi që shumë anëtarë të familjes Kardashian nuk e ndjekin Kayne West në Instagram mes mosmarrëveshjes publike të vazhdueshme mes reperit dhe Kim Kardashian.

Themeluesi i Yeezy së fundmi ka fyer stilin e prindërimit të gruas së tij, duke sulmuar në mënyrë specifike vendimin e Kim për të lejuar vajzën e tyre tetëvjeçare North të përdorte TikTok, madje edhe me mbikëqyrjen e të rriturve.

Klani Kardashian-Jenner duket se i ka ardhur maje hunde me veprimet e pafalshme të reperit Ye dhe përçarjet publike. Një kërkim i shpejtë në Instagram zbulon se Kourtney, Khloé dhe Rob Kardashian, së bashku me Scott Disick dhe Tristan Thompson, nuk e ndjekin më Kanye-n. Modelja Kendall Jenner dhe i dashuri Devin Booker, si dhe nëna dhe babi i dy fëmijëve, Kylie Jenner dhe Travis Scott, gjithashtu duket se kanë shtypur butonin unfollow.

Të fundit në këmbë? Lëreni Kris Jenner dhe Kim Kardashian të ruajnë gjakftohtësinë e tyre dhe të vazhdojnë të ndjekin Kanye, pavarësisht se ai nuk e ndjek asnjërën. Kanye e anuloi Kim-in mes thashethemeve për lidhje mes saj dhe Pete Davidson në nëntor 2021, dhe le të themi vetëm se tensionet dhe drama e mediave sociale janë rritur që atëherë.

Gjatë fundjavës, Kanye postoi një sërë postimesh akuzuese në Instagram që ai i ka fshirë që atëherë. Kim u përgjigj duke postuar një deklaratë publike në historinë e saj në Instagram. “Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publike, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, tha Kim. /Prive.al

Lajmet

Mbrëmje përkujtimore në Bernë për 95-vjetorin e Dritëro Agollit

Published

on

Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi në bibliotekën Kornhausbibliothek një mbrëmje të veçantë kushtuar 95-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli.

Në aktivitet morën pjesë nxënës shqiptarë, mësues dhe dashamirës të kulturës shqiptare në Zvicër, të cilët u njohën me jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Ambasadori Ermal Dredha e vlerësoi Agollin si një krijues që e shndërroi përvojën e njeriut të zakonshëm në art, duke theksuar se veprat e tij mbeten aktuale për shkak të trajtimit të vlerave universale si dinjiteti njerëzor, dashuria dhe raporti i njeriut me kohën.

Mbrëmja u pasurua me recitime nga nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, interpretime muzikore nga Mimoza Nazarko dhe nxënësit, si dhe me materiale filmike dhe incizime nga zëri i vetë Agollit.

Ambasada falënderoi Brikela Andera, bibliotekën Kornhausbibliothek dhe Muzeu Kadare–Agolli për kontributin në realizimin e aktivitetit, i cili mundësoi ekspozimin e dorëshkrimeve dhe materialeve krijuese të autorit.

Pas Bernës, aktivitetet e Vitit të Agollit dhe Kadaresë do të vazhdojnë në Gjenevë, ku gjatë vjeshtës pritet të organizohet një veprimtari kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellma Istrefi, ndërsa producent është Shkumbin Istrefi.

Në këtë film luajnë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Selman Jusufi, Blerta Ismaili, Orgeta Brahimi dhe Liza Curri.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu merr pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”

Published

on

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”, e cila trajton rrëfimet dhe përvojat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se irisi, i vendosur në qendër të ekspozitës, paraqet një shenjë unike të identitetit njerëzor dhe simbolizon praninë, dinjitetin dhe historinë personale të secilit individ.

Ajo vlerësoi punën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe organizatës “Pro Peace”, duke theksuar rëndësinë e rrëfimeve të të mbijetuarve dhe nevojën për t’u përballur me stigmën që ka përcjellë shumë prej tyre pas luftës.

Sipas Haxhiut, personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës janë pjesë e historisë së Kosovës dhe meritojnë njohje, kujdes, drejtësi dhe jetë me dinjitet.

Ekspozita “Sy më Sy” synon të nxisë reflektimin dhe ndërgjegjësimin mbi përvojat e të mbijetuarve, duke sjellë para publikut histori që për vite të tëra kanë mbetur në heshtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare organizon aktivitet për 90-vjetorin e Rexhep Qosjes

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë më 25 qershor një takim nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut dhe shkrimtarit Rexhep Qosja.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet ligjërata me titull “Fjalim për njeriun e fjalës”, e cila do të prezantohet nga Ag Apolloni.

Takimi do të zhvillohet më 25 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Aktiviteti synon të nderojë jetën, veprën dhe kontributin e Rexhep Qosjes në letërsinë, kulturën dhe mendimin shqiptar, me rastin e jubileut të 90-vjetorit të lindjes së tij.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara