Lajmet

Pas shkarkimit të djalit të tij, reagon Haxhi Shala

Published

on

Në mesin e katër konsujve që u shkarkuan mbrëmë nga ushtruesja e detyres së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Flakron Shala, djali i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala, i cili ishte emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Deputeti Shala publikoi një fotografi me të birin përmes së cilës ia uroi ditëlindjen, e mes tjerash e sulmoi Osmanin.

“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë, Kosovën! Urime ditëlindja”, shkroi Osmani në Facebook./UBTNews

Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti…

Posted by Haxhi Shala on Wednesday, November 25, 2020

Aktualitet

Pritet zyrtarizimi i vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

Published

on

Më 24 gusht, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa miratoi ankesën e Listës Serbe dhe anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 21 gusht, me të cilin ishte refuzuar certifikimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në bazë të vendimit të PZAP, i cili obligon certifikimin e Listës Serbe, KQZ ka thirrur një mbledhje ku pritet të anulojë vendimin e 23 gushtit dhe të certifikojë këtë subjekt.

PZAP kishte vlerësuar se KQZ nuk ka ofruar bazë të mjaftueshme ligjore për të vërtetuar se kandidatët e kontestuar bien ndesh me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

Vendimi i KQZ-së

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për të mos certifikuar Listën Serbe, çka la subjektin jashtë procedurave zyrtare për pjesëmarrje. Ky vendim nxiti menjëherë reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.

Një ditë pas vendimit të KQZ-së, Lista Serbe bëri të ditur se e ka depozituar ankesën e saj te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian reaguan ashpër, duke shprehur shqetësimin e tyre për këtë vendim.

Madje Kosova pranoi një paralajmërim me tone të prera se çelësi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian ndërlidhet drejtpërdrejt me karakterin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale.

“Karakteri gjithëpërfshirës i zgjedhjeve lokale që po afrojnë është kyç për marrëdhënien e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Partitë politike që kanë përmbushur kriteret ligjore duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e zgjedhur të marrin detyrat e tyre në mbarë Kosovën, mbi bazën e një procesi të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës – u tha ndër të tjera në reagimin e BE-së.

Pas vendimit të KQZ-së, deputetët e VV-së vunë në shënjestër gjyqtarët e PZAP-së.

Disa prej deputetëve të partisë së Albin Kurtit kanë filluar presionin ndaj këtyre gjyqtarëve, duke i publikuar emrat e tyre.

Kjo nuk ndikoi në vendimin e këtij institucioni, duke hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, nën argumentin e mungesës së bazës së mjaftueshme ligjore.

Continue Reading

Bota

Putin thotë se ka arritur “dakordim” me Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte arritur mirëkuptime me presidentin amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre muajin e kaluar në Alaskë, sipas BBC.

Por ai nuk tha nëse do të pranonte bisedime paqeje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërmjetësuara nga Trump, i cili duket se kishte caktuar të hënën si afat për përgjigjen e Putinit.

Duke folur gjatë një samiti në Kinë, Putin vazhdoi të mbronte vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, duke fajësuar sërish perëndimin për luftën.

Pas takimit në Alaskë, i dërguari special amerikan Steve Ëitkoff tha se Putin kishte rënë dakord për garanci sigurie për Ukrainën, edhe pse Moska ende nuk e ka konfirmuar. Putin foli në Tianjin gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku falënderoi Kinën dhe Indinë për mbështetjen e tyre dhe për përpjekjet për të zgjidhur krizën ukrainase.

Putin theksoi se dakordimi me Trumpin mund të hap rrugën për paqe, por përsëriti se lufta është rezultat i një grushtshteti të mbështetur nga perëndimi dhe përpjekjeve për të futur Ukrainën në NATO. Ai ka kundërshtuar gjithmonë anëtarësimin e Ukrainës në aleancën perëndimore.

Macron të premten tha se Putin përballej me një afat të Trump për të pranuar bisedime paqeje me Zelenskyn, ndërsa Trump vetë i dha disa javë për një përgjigje. Trump propozoi një marrëveshje të përhershme paqeje, pa hyrje të Ukrainës në NATO, por me garanci sigurie nga SHBA dhe Evropa, pa dërguar trupa.

Zelensky priste një kornizë të shkruar për garancitë e sigurisë këtë javë, por Rusia kritikoi propozimet perëndimore si “njëanshme” dhe vazhdoi sulmet ajrore, duke vrarë 23 persona në sulmin më të madh deri tani.

Gjermania dhe Franca kanë premtuar presion mbi Rusinë për të arritur marrëveshje.

Zelensky refuzoi një zonë tampon dhe akuzoi Rusinë se nuk është gati për diplomaci.

Continue Reading

Lajmet

LDK nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, Lushaku: Partitë t’i kthehen veprimeve kushtetuese

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu ka përsëritur qëndrimin për mospjesëmarrje në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Për shumë seanca të cilat u shpallën jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë të paralajamëruara nga ne. Në këtë frymë ka qenë edhe seanca e fundit, e cila pa u kompletuar kryesia u mbyll seanca konstitutive. Në mbledhjen e cila është thirrur nga kryetari i kuvendit nuk do të marrim pjesë“, shtoi ajo.

Ajo e ka quajtur “gabim teknik” votimin e Emilija Rexhepit për nënkryetare.

Ne do të shohim fazat se si do të veprojmë. Bëjmë thirrje që të gjitha partitë politike t’i kthehen veprimet kushtetuese“, shtoi ajo.

Kujtojmë, Dimal Basha u zgjodh kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, por jo edhe kryesia prej pesë anëtarësh. Nënkryetarë u zgjodhën Albulena Haxhiu – Vetëvendosje, Vlora Çitaku PDK, Kujtim Shala LDK dhe Emilja Rexhepi nga komunitete jo shumicë serbe.

Pasi nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk u zgjodh, Dimal Basha tha të shtunën se janë konsumuar të gjitha opsionet, duke e quajtur të mbyllur seancën konstituive.

Continue Reading

Lajmet

Osmani uron për fillimin e vitit të ri shkollor: Qoftë i mbushur me dije e suksese

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Osmani përmes një postimi në Facebook, theksoi se 1 shtatori gjithmonë sjell frymën e një fillimi të ri dhe është një mundësi për secilin të shkruajë histori suksesi.

Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin”, ka shkruar Osmani.

Presidentja uroi që ky vit të jetë i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë.

Continue Reading

Të kërkuara