Aktualitet

Pas një lëndimi aksidental, vdes dyvjeçari në QKUK

Published

on

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur mbrëmë në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në në Vrajakë të Rahovecit.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia rajonale në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Sipas informatave të para të pranuara, thuhej se fëmija e gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë.

Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK, ku ka vazhduar trajtimin mjekësor.

“Jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe Gazmend Spahiun, drejtor i Klinikës Intensive i cili po ashtu e konfirmoi vdekjen e dyvjeçarit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara