Aktualitet

Pas ndërhyrjes së Policisë në një restorant, reagon Oda e Hotelierisë

Published

on

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka reaguar për ndërhyrjen e policisë së një restorant në Prishtinë.

Nëpërmjet reagimi nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës thonë se ka dëshmi që ndërhyrja e policisë ishte brutale dhe është kaluar çdo kompetencë.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës reagon ashpër për rastin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të policisë, me datë 8.03.2021 në ora 22:02 minuta bashkë me pjesëtarë të tjerë nga Inspektorati në restaurant Extra Fish Prishtinë. Sipas informacioneve, pikërisht nga deklaratat e pronarëve kemi dëshmi reale që ndërhyrja ka qenë brutale dhe është kaluar çdo kompetencë! Edhe pse klientët kanë qenë duke i kryer pagesat dhe duke e liruar lokalin, në Restaurant Extra Fish është bërë një ndërhyrje e pazakontë dhe e paparë më herët, duke ushtruar dhunë brutale mbi stafin punues të këtij vendi. Përveç dhunës në hapësirat e restorantit, është ushtruar dhunë edhe më e madhe në stacionin policorë! Njëherit, në bazë të informacioneve akterët pjesëmarrës e kanë ndërruar deklaratën para organeve kompetente pothuajse tre herë radhazi, ashtu siç iu ka përshtatur atyre”, thuhet në reagimin e OHTK.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka disa kërkesa ndaj institucioneve gjegjëse.

“Sa më parë të ndërpriten këto dukuri kaq negative ndaj subjekteve hoteliere; Gjatë inspektimit nga inspektorati mos të ketë prezencë të policisë sepse po paraqesin shqetësim dhe imazh të keq para masës; Mos të ketë ndërhyrje të tilla ndaj subjekteve hoteliere, sepse të njëjtat nuk janë subjekte kriminale, por janë afaristë dhe kontribuues të ekonomisë së vendit; Inspektorati në përputhje me detyrat dhe në bazë të ligjit, ta përfundojnë punën e vet dhe mos ti tejkalojnë kompetencat; Të shqiptohen dënime ndaj akterëve të cilët kanë ushtruar dhunë, dhe kjo gjë të dëshmohet në mënyrë që të jenë shembull për të tjerët që mos të veprojnë në mënyrë të tillë”, thuhet në reagim.

Lajmet

Policia heton dy raste të vdekjes në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të cilësuara si “hetim mbi vdekjen” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Pasi viktima nuk ishte lajmëruar paraprakisht në telefon, dera e banesës u hap me asistencën e zjarrfikësve, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar policinë se kanë gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00, ndërsa është raportuar nga viktima më 16 korrik.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Albanians For America për herë të parë në takimin e CEEC në Capitol Hill

Published

on

Organizata shqiptaro-amerikane Albanians For America (AFA) ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

E përfaqësuar nga Doc Vranici, AFA iu bashkua 18 organizatave anëtare të CEEC-së, ku u diskutuan çështje strategjike si agresioni rus në Ukrainë, situata në Gjeorgji, sanksionet ndaj Rusisë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe mbështetja për organizimin e Samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në kuadër të vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në konferencën “Rritja e qëndrueshmërisë: Një vështrim nga Qendrat e Ekselencës së NATO-s në vendet baltike”, ku morën pjesë kongresmenë amerikanë dhe zyrtarë nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Përfaqësuesit e AFA-së zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë amerikanë, përfshirë përfaqësues të Komisionit të Helsinkit, senatorë dhe kongresistë, ku u diskutua roli i SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe forcimi i sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni u takua edhe me një përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë dhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA.

Sipas organizatës, pjesëmarrja në këtë forum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e zërit të komunitetit shqiptaro-amerikan në institucionet ku hartohen politikat dhe në promovimin e interesave të shqiptarëve në rajon./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara