Magazinë

Pas Elon Musk, kush shprehu dëshirë për ta blerë Twitter-in?

Conor McGregor ka pohuar se dëshiron të blejë Twitter-in.

Published

on

Conor McGregor ka pohuar se dëshiron të blejë Twitter-in, pasi Elon Musk vendosi në pritje blerjen e kësaj kompanie prej 35 miliardë funtesh.

Musk po vonon marrjen e tij derisa të verifikojë detajet në lidhje me numrin e llogarive të rreme në Twitter, por këmbëngul se ai mbetet i përkushtuar për të përfunduar blerjen e tij. Ish-kampioni i UFC-së në dy pesha, McGregor, është një nga sportistët më të pasur luftarakë në botë, por ka një vlerë neto në miliona, jo në miliarda.

Kjo nuk e pengoi atë të postonte në Twitter: “Unë po blej Twitter”, muaj pasi ai pretendoi se ishte i interesuar të blinte fillimisht klubet e futbollit Manchester United dhe më pas Chelsea.

McGregor javën e kaluar e gjeti veten të zbritur nga top 10 atletët më të pasur në botë, pasi nuk kishte luftuar që kur u mund nga Dustin Poirier verën e kaluar./prive.al

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktori Edmond Budina pjesë e filmit italian “Raffaella 2000”, që trajton kujtimet e diktaturës në Shqipëri

Published

on

Në Romë kanë nisur xhirimet e filmit “Raffaella 2000”, i cili sjell historinë e një të reje me origjinë shqiptare, kujtimet e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe ëndrrat për liri të frymëzuara nga televizioni italian.

Filmi shënon debutimin në metrazh të gjatë të regjisores Andree Lucini, ndërsa në kastin e aktorëve është edhe aktori shqiptar Edmond Budina, krahas Chiara Ferrara, Laura Adriani, Antonio Bannò, Astrid Meloni dhe Jenny De Nucci.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, xhirimet kanë nisur më 2 nëntor në Romë dhe pritet të zgjasin pesë javë.

Ngjarja zhvillohet në ditën e vdekjes së këngëtares dhe prezantueses italiane Raffaella Carrà. Personazhi kryesor, Maru, një e re me origjinë shqiptare që jeton në periferi të Romës, vendos të ndajë në rrjetet sociale historinë e nënës së saj.

Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, nëna e Marusë ndiqte programet televizive të Raffaella Carràs, duke ëndërruar për lirinë që në atë kohë i mungonte.

Videoja e Marusë bëhet virale dhe i krijon asaj përshtypjen se më në fund ka ndryshuar jetën. Megjithatë, fama e përkohshme e vë përballë zgjedhjeve të vështira, duke e shtyrë të përballet me presionin për t’iu përshtatur kërkesave të algoritmit dhe për të ruajtur vëmendjen e publikut.

Para këtij projekti, regjisorja Andree Lucini ishte angazhuar në realizimin e filmave të shkurtër dhe dokumentarëve. Ndër punët e saj janë “For an Hour of Love”, i prezantuar në Alice nella Città në vitin 2022, “Full of Grace”, i prezantuar në Festivalin e Filmit në Romë në vitin 2024, dhe “The Girl from Prague”, i nominuar për çmimin David di Donatello në vitin 2025.

“Raffaella 2000” është prodhuar nga Pier Giorgio Bellocchio, Manetti Bros. dhe Désirée Manetti për kompaninë Mompracem, si dhe Laura Catalano për 8 Production. Filmi është bashkëprodhim i Mompracem dhe 8 Production, në bashkëpunim me Rai Cinema, dhe është zhvilluar në kuadër të programit Biennale College Cinema 11 të Bienales së Venedikut.

Realizimi i filmit është mbështetur nga Fondi i Ministrisë së Kulturës për Zhvillimin e Investimeve në Kinema dhe Industrinë Audiovizuale./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Hakeri shqiptar që vodhi 90 video nga GTA 6 dënohet me shtatë vjet burg

Published

on

Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar i përfshirë në vjedhjen e 90 videove nga loja “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), është dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Woolwich në Londër.

Sipas vendimit, Kurtaj u lirua menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.

Ai ishte pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$ dhe kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.

Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulme kibernetike edhe gjatë kohës kur qëndronte në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.

Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, prej nga vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, përpara publikimit të lojës. Më pas, publikoi disa prej videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn si një të ri me talent të veçantë, duke e paralajmëruar që të mos i shpërdorojë aftësitë e tij në aktivitete kriminale.

Në dhjetor të vitit 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.

Hetimet ndaj tij u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane./A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara