Edhe pse mbeten vetëm tre muaj deri në përfundimin e sezonit, disa emra të mëdhenj të futbollit ende nuk kanë rinovuar kontratat e tyre me klubet. Këta janë disa nga lojtarët kryesorë që pritet të jenë të lirë në merkaton e ardhshme të transferimeve:
Virgil van Dijk – Mbrojtësi holandez i Liverpool-it është i vlerësuar me 28 milionë euro dhe pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos. Deri tani nuk ka rinovuar me “Reds” dhe ka shtuar dyshimet për të ardhmen e tij.
Jonathan Tah – Mbrotësi gjerman i Bayer Leverkusen përflitet për një kalim te Barcelona dhe ka oferta edhe nga disa klube të Premier League.
Mohamed Salah – Egjiptiani ka njoftuar largimin nga Liverpool në fund të sezonit dhe ka shprehur dëshirën për të fituar Premier League përpara se të largohet.
Kevin De Bruyne – Ylli i Manchester City ende nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe ka oferta të majme nga Arabia Saudite dhe MLS, ku duket më i interesuar për një transferim në SHBA.

Trent Alexander-Arnold – Real Madrid është afër nënshkrimit me mbrojtësin e Liverpool-it, që do të largohet nga Anfield pas përfundimit të kontratës së tij në qershor.
Leroy Sané – Sulmuesi i Bayern Munich është në bisedime për rinovimin e kontratës me klubin bavarez dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet së shpejti.
Jonathan David – Sulmuesi kanadez është i lidhur ngushtë me transferimin te Barcelona, Arsenal, Juventus dhe Manchester United, pasi ka refuzuar një ofertë për rinovim me Lille.
Angel Gomes – Ish-lojtari i Manchester United do të mbetet i lirë pasi kontrata e tij me Lille skadon dhe ka tërhequr interesin e West Ham United.
Thomas Partey – Mesfushori i Arsenal-it nuk ka rinovuar kontratën dhe duket se do të largohet nga Londra.
Neymar – Pas përfundimit të kontratës me Santos më 30 qershor, braziliani mund të rikthehet në Evropë, pasi ka shprehur dëshirën për një rikthim në klubet e mëdha europiane.
Këto emra janë disa nga më të diskutuarit dhe priten të jenë në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së verës.