Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot në Prishtinë, moti është kryesisht me diell por me disa vranësira të shpërndara. Marsi ka filluar me temperatura kryesisht maksimale që pritet të arrijë deri në 8°C, ndërsa minimalja do të jetë -1°C.

Lagështia relative e ajrit do të jetë mesatare, dhe erërat do të jenë të lehta deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Edhe nesër pritet të jetë një mot i ngjashëm me minimale 0°C deri në atë maksimale 11°C. /UBT News/

Bota

Iran: Javad Zarif jep dorëheqjen

Published

on

Mohammad Javad Zarif, ish-ministri i Jashtëm i Iranit dhe një avokat i negociatave reformiste me Perëndimin, ka dhënë dorëheqjen pas presionit të ashpër nga fraksionet konservatore të vendit. Zarif, i njohur për rolin e tij në negociatat që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, shpalli dorëheqjen përmes një postimi në internet, duke theksuar se ishte larguar pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij.

Dorëheqja e tij pasoi edhe shkarkimin e Abdolnaser Hemmati si ministër i Ekonomisë nga ligjvënësit konservatorë. Kundërshtarët e Zarifit, përfshirë ata që janë pro vijës së ashpër, e kanë akuzuar për dobësimin e monedhës kombëtare dhe për ndikimin e tij në ekonominë e Iranit./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Rreth 2.100 hektarë të djegur nga zjarri pyjor në Japoninë verilindore

Published

on

By

Rreth 2.100 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor që filloi më 26 shkurt në Japoninë verilindore.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, zyrtarët në një deklaratë në lidhje me zjarrin në qytetin Ofunato të prefekturës Iwate, thanë se rreth 2.100 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor, duke theksuar se operacionet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë me mbi 2.000 zjarrfikës.

Autoritetet thanë se tymi po lëviz drejt zonave të banuara dhe më shumë se 80 ndërtesa janë dëmtuar.

Zyrtarët gjithashtu theksuan se rreth 1.200 banorë të qytetit janë evakuuar për shkak të zjarreve.

Guvernatori i Ofunatos, Fuchigami Kiyoshi, shprehu shqetësimin se flakët mund të përhapen edhe më tej.

Autoritetet raportuan se një trup i djegur është gjetur gjatë operacioneve në zonë më 27 shkurt.

Continue Reading

Bota

Rritet bilanci i vikimave në tregun e karnavaleve në Gjermani, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Bilanci i viktimave nga sulmi i ndodhur këtë të hënë në qytetin e Mannheim-it, Gjermani, është rritur. Sipas medias gjermane Bild, përplasja e një automjeti me një turmë njerëzish në tregun e karnavaleve ka shkaktuar dy viktima, ndërsa 25 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Si pjesë e masave të kërkimit që filluan menjëherë, një i dyshuar u identifikua dhe u arrestua,” deklaroi policia. Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të dyshuarit dhe nuk kanë konfirmuar nëse incidenti po trajtohet si një sulm i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Mannheim-it, ku po zhvillohej një paradë e karnavaleve, një event që mbledh mijëra vizitorë në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Policia ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit ndërsa vazhdojnë hetimet.

Mannheim, një qytet me rreth 320,000 banorë, ndodhet në veri të landit Baden-Württemberg, pranë kufirit me Hessen dhe Rheinland-Pfalz.

Një seri sulmesh në Gjermani gjatë muajve të fundit

Incidenti në Mannheim është një ndër disa sulme të ngjashme që kanë ndodhur në Gjermani gjatë muajve të fundit. Më 13 shkurt, një burrë sulmoi me makinë një demonstratë në Mynih, duke shkaktuar disa të plagosur. Në dhjetor, një tjetër sulm me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg rezultoi me gjashtë viktima dhe rreth 300 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Autori i këtij sulmi ishte një mjek me origjinë nga Arabia Saudite, i cili kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2006.

Autoritetet gjermane po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe vijojnë hetimet për të zbuluar nëse incidenti në Mannheim lidhet me sulmet e mëparshme apo është një akt i izoluar.

Continue Reading

Bota

SHBA zbutet më tej me Rusinë, ndalon operacionet kibernetike ndaj Moskës

Published

on

By

Administrata amerikane ka vendosur të ndërpresë operacionet ofensive kibernetike kundër Rusisë, në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë.

Motivet për këtë vendim nuk janë bërë publike dhe nuk është e qartë sesa ndalimi do të zgjasë. Vetë Departamenti i Mbrojtjes ka refuzuar të bëjë komente.

Direktiva, sipas mediave ndërkombëtare, u dha përpara se Trump të përfundonte përplasjen me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga rimarrja e detyrës, Trump ka zbutur qasjen amerikane ndaj Moskës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që Rusia e nisi mbi tre vjet më parë.

Madje, ai e ka justifikuar nisjen e luftës nga Rusia dhe ka njoftuar planet e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Pa harruar faktin se Shtetet e Bashkuara u bashkua me Rusinë në votimin e fundit në Kombet e Bashkuara sa i takon luftës.

Ndalimi i operacioneve kibernetike ndaj Rusisë vjen teksa sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka dhënë udhëzime të reja për Komandën Kibernetike të Shteteve të Bashkuara.

Vendimi ngre pyetje mbi fuqinë e Amerikës për të luftuar sulmet informatike ruse, ndërhyrjet e Kremlinit në zgjedhje dhe përpjekjet e tij për të sabotuar unitetin e vendeve perëndimore që janë rreshtuar përkrah Ukrainës.

Continue Reading

Të kërkuara