Lajmet

Paraqitjet më të bukura të Dua Lipës

Published

on

E talentuar, e bukur dhe shumë e dashur për audiencën… por këto nuk janë të gjitha epitetet që mund ti atribuohen Dua Lipës!

Ajo gjithashtu ka shumë stil, dhe njihet si figura që dominon eventet me veshjet që zgjedhë. Stilistë e dizenjatorë të famshëm botëror dëshirojnë të punojnë për këngëtaren me origjinë nga Prishtina.

Ndër ta së fundi ishte edhe e famshmja Donatella Versace, e cila e mahnitur nga Dua, e kishte zgjedhur atë të jetë fytyra e markës Versace, në koleksionin Vjeshtë 2021.

“Ajo udhëheq, nuk drejtohet”
ishin fjalët që Donatella zgjodhi të përshkruante Dua Lipën.

Megjithatë, edhe pse këtë verë na presin shumë evente për të cilat mund të jeni kurioz se si do të paraqitet Dua, deri atëherë, ne po ju sjellim disa nga paraqitjet më të bukura të saj gjatë viteve të fundit.

1.Dua Lipa në Grammy Awards 2021

Po e nisim me ceromoninë e Grammy Awards 2021. Përveç se arriti të fitonte një Grammy në mesin e gjithë atyre artistëve, Lipa fitoi edhe gjithë vëmendjen e paparacëve dhe mediave rozë me dukjen e saj. Për të ishte kujdesur stilisti i saj Lorenzo Posocco, ndërsa fustani ishte nga marka Versace. Këngëtarja kryesonte e listat e portaleve që vlerësonin paraqitjet e artistëve, si artisja që ishte dukur më së miri./UBTNews

2. Dua Lipa në American Music Awards 2020.

3. Dua Lipa në tapetin e kuq të Met Gala në vitin 2019.

4. Dua Lipa në ceromoninë e Grammy Awards në vitin 2020.

5. Dua Lipa në Mnet Asian Music Awards, 2019.

6. Dua Lipa në Brits Awards, 2018.

7. Dua Lipa në Grammy Awards, 2019.

8. Dua Lipa në amfAR Gala, 2019.

9. Dua Lipa në Aria Awards, 2019

10. Dua Lipa në një event të Variety, 2018.

Lajmet

VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.

Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit Përkujtimor “Adem Jashari”

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs publik për projektimin e Memorialit Përkujtimor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrificës së familjes së tij, për të cilin ka ndarë një buxhet prej 150 mijë eurosh.

Sipas dosjes së konkursit, ky memorial synon të përjetësojë sakrificën unike të familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, e cila përfaqëson një nga rastet më kulminante të gatishmërisë për sakrificë mbinjerëzore për liri. Rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, së bashku me 58 anëtarë të familjes së tij, përfshirë fëmijë, gra dhe pleq, konsiderohet si një ngjarje e veçantë në historinë e njerëzimit në emër të idealit universal të lirisë.

Sipas vizionit të projektit, memoriali do të vendoset në një nga hapësirat publike me potencial në kryeqytet, me qëllim që kjo sakrificë sublime të bëhet pjesë e pandashme e jetës së përditshme urbane dhe e manifestimit të lirisë në hapësirë publike, përmes ndërveprimit të vazhdueshëm me qytetarët.

Projekti është në përputhje edhe me vizionin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për një kryeqytet bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe një fener të trashëgimisë kulturore. Memoriali përkujtimor i familjes Jashari pritet të kontribuojë në forcimin e identitetit kulturor dhe historik të qytetit, shkruan IndeksOnline.

Sa i përket lokacionit, memoriali parashihet të ndërtohet në qendër të Prishtinës, mes ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Xhamisë së Gurit. Ai do të jetë pjesë e projektit për ndërlidhjen e shëtitores ekzistuese që përfundon me sheshin “Ibrahim Rugova” dhe vazhdimin e saj drejt pjesës së vjetër të qytetit, përmes nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”.

Sipas këtij projekti urban, rruga “Agim Ramadani” do të bëhet nëntokësore, ndërsa pjesa sipër saj do të shndërrohet në pllato për këmbësorë, duke mundësuar lidhjen funksionale mes bulevardit ekzistues dhe qytetit të vjetër. Pikërisht mbi këtë pllato është paraparë dizajnimi i memorialit dhe hapësirës përreth tij, që është edhe subjekt i konkursit.

Continue Reading

Lajmet

Aksioni për skandalin e votave, Kryeprokurori i Gjakovës mban konferencë për media në ora 15:00

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi do të mbaj konferencë për media në ora 15:00 bashkë me policinë e që ka të bëjë rreth aksionit mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Kryeprokurori z. Enis Gashi, së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (28 janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës. Konferenca do të mbahet sot në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kati i parë, Salla e Konferencave”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Continue Reading

Të kërkuara