Botë

Paralajmëron Presidenti i Ukrainës: Rusia mund të pushtojë Europën nga Bjellorusia

Published

on

Presidenti i Ukrainës dha një paralajmërim të fortë, duke thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një akt agresioni kundër anëtarëve të NATO-s që në vitin e ardhshëm. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten, Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi mund të vijë nga Bjellorusia.

Zelensky përmendi Bjellorusinë si një trampolinë për një sulm të mundshëm në të ardhmen.

Sipas tij, Rusia po përgatit 15 divizione rreth 150 mijë trupa në drejtimin e Bjellorusisë. “Nuk jam i sigurt nëse do të sulmojnë Ukrainën, por do të sulmojnë. Ndoshta Ukrainën, ndoshta Poloninë, ndoshta vendet baltike”,- tha Zelenski.

Më herët këtë javë, Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes dha një paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se Rusia mund të gjejë mundësinë për të nisur një luftë në shkallë të gjerë në Evropë brenda pesë viteve.

Në fillim të vitit 2022, Rusia përdori Bjellorusinë si një trampolinë për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Kjo u parapri nga lejimi i forcave të armatosura ruse nga Minsku për të zhvilluar “stërvitje ushtarake” disajavore, të cilat ishin një fasadë për pushtimin e planifikuar.

Më 24 shkurt, trupat ruse hynë në Ukrainë nga Bjellorusia, duke pushtuar menjëherë pjesët veriore të rajoneve të Kievit dhe Çernihivit.

Forcat ruse hynë në qytetet kryesore duke i mbajtur ato të pushtuara deri në fund të marsit. Sipas vlerësimeve të NATO-s, forca sulmuese që hyri në Ukrainë nga Bjellorusia kishte deri në 30 mijë  trupa ruse.

Dhjetorin e kaluar, aleati i PutinitAlexander Lukashenko, tha se vendi i tij po priste dhjetëra armë bërthamore ruse dhe do të përgatiste objekte për dislokimin e planifikuar të raketave më të reja balistike hipersonike të Moskës.

Botë

​Ukraina pranon propozimin e paqes, Zelensky: Ka shumë punë përpara

Published

on

By

Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë me vetëm “detaje të vogla” të pazgjidhura, tha një zyrtar amerikan, edhe pse Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se duhej bërë më shumë punë.

Kjo vjen ndërsa Sekretari i Ushtrisë Amerikane Dan Driscoll zhvillon takime me zyrtarë rusë në Abu Dhabi në lidhje me një plan të propozuar për t’i dhënë fund luftës, sipas një zyrtari amerikan, shkruan CNN.

Megjithatë, Rusia mund të refuzojë një plan të ndryshuar paqeje të SHBA-së nëse kushtet e tij janë “thelbësisht të ndryshme” nga mirëkuptimi i arritur gjatë samitit SHBA-Rusi në Alaska, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme vdekjeprurëse gjatë natës, duke vrarë të paktën shtatë persona në Kiev. Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në Rumani pasi të paktën një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore./KP

Continue Reading

Botë

​Kallas: Rusia “definitivisht” nuk do të kthehet në G8

Published

on

By

Një plan përfundimtar paqeje duhet ta bëjë të pamundur që Rusia të pushtojë sërish, thotë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kaja Kallas tregoi në programin Today të BBC Radio 4: “Nëse duam ta përfundojmë këtë përgjithmonë, ne me të vërtetë duhet të kemi lëshime nga ana e Rusisë”.

Sipas Kallas, kjo qasje do t’i kërkonte Rusisë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj, shkruan BBC.

“Nuk mund të kemi një situatë ku ti pushton një vend tjetër… dhe të mos ketë llogaridhënie”.

Sa i përket rikthimit të Rusisë në G8, Kallas thotë se kjo “definitivisht nuk” duhet të ndodhë.

“Nuk mund të kthehemi në normalitetin e dikurshëm… si mund ta imagjinoni këtë?” i thotë ajo programit.

Shefja e politikës së jashtme, duke përshëndetur “kauzën fisnike” të Presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e paqes në Ukrainë, gjithashtu theksoi se duhet të pyesim se çfarë “me të vërtetë sjell paqe” në vend./KP

Continue Reading

Botë

Macron: Evropianët janë të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Published

on

By

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e ngrira ruse, të cilat Donald Trump po i propozon si pjesë të planit të tij për të investuar në projekte të udhëhequra nga SHBA-të për të rindërtuar Ukrainën, shkruan ANSA.

“Evropianët janë të vetmit që duhet të thonë, meqenëse është pjesë e planit, se çfarë do të bëhet me asetet e ngrira ruse të mbajtura nga evropianët”, theksoi kreu i shtetit.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Nëse do të donte do ta bënte. Por, sot ai vazhdon të vrasë civilë dhe vazhdon të shkatërrojë në mënyrë metodike gjithçka që lidhet me energjinë elektrike dhe ta zhytë popullsinë në të ftohtë dhe errësirë”, shtoi ai.

Për presidentin francez “paqja fillon me një armëpushim”.

Continue Reading

Botë

Rusia sulmon me dronë në banesat e Kievit, vritet një person

Published

on

By

Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev herët të martën, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy ndërtesa banimi dhe duke vrarë një person, tha një zyrtar i lartë.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, tha se një person u vra dhe shtatë u plagosën në sulmet ajrore, të nisura pas orës 1 të mëngjesit, shkruan Reuters.

Njësitë e mbrojtjes ajrore ishin në veprim rreth kryeqytetit dhe administrata ushtarake tha se ishin vendosur si dronët ashtu edhe raketat. Një alarm i ri ajror u shpall në kryeqytet pas orës 5 të mëngjesit./EO

Continue Reading

Të kërkuara