Teknologji

Paralajmërim për përdoruesit e Gmail: Bëni këto ndryshime tani!

Published

on

Një ndryshim i madh po vjen për Gmail dhe injorimi i tij mund t’ju vërë në rrezik të humbisni plotësisht aksesin në llogarinë tuaj.

Gjigandi i teknologjisë po shtrëngon masat e sigurisë së llogarive të tij, duke kërkuar të gjithë përdoruesit e Gmail të bëjnë përditësime kyçe në llogaritë e tyre.

Përditësimi do t’u kërkojë përdoruesve të aktivizojnë Verifikimin me 2 hapa, i cili përfshin fjalëkalimin e tyre dhe një hap të dytë, siç është një njoftim në smartphone, një aplikacion verifikimi ose një çelës sigurie.

Google ka filluar t’u dërgojë përdoruesve email-e paralajmëruese specifike për llogarinë dhe kërkesa për hyrje duke i udhëzuar ata të ndërmarrin veprime.

Këto njoftime përfshijnë afate kohore të personalizuara, të cilat zakonisht japin 15 deri në 30 ditë për t’u përmbajtur para se qasja të kufizohet ose bllokohet.

Ky veprim vjen si pjesë e një shtytjeje më të gjerë të industrisë për të luftuar përmbytjen e spam-it, phishing-ut dhe email-eve të rreme që janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u deshifruar nga ato të vërteta. Inteligjenca artificiale e Google filtron pjesën më të madhe të saj, por ndërsa ‘kriminelët’ kibernetikë bëhen më të sofistikuar, kompania po i forcon edhe më tej mbrojtjet e saj.

Një anketë e kohëve të fundit e Google zbuloi se mbi 60 përqind e përdoruesve në SHBA kanë vënë re një rritje të mashtrimeve online, veçanërisht nëpërmjet mesazheve me tekst dhe email-it . Afërsisht një e treta kanë përjetuar personalisht një shkelje të të dhënave.

Teknologji

YouTube penalizon përdoruesit që nuk duan reklama

Published

on

YouTube ngadalëson riprodhimin e videos për përdoruesit që bllokojnë reklamat.

YouTube ka filluar të ngadalësojë qëllimisht riprodhimin e videos për përdoruesit që përdorin bllokues reklamash, duke futur vonesa dhe kufizime teknike për të mbrojtur të ardhurat e saj vjetore prej 28 miliardë dollarësh nga reklamat.

Përdoruesit që përdorin shtesa si uBlock Origin po shohin ngarkim më të ngadaltë të videos, ndërprerje në ekran dhe mesazhe që i nxisin ata të çaktivizojnë bllokuesit e reklamave ose të blejnë një abonim YouTube Premium.

Strategjia e re është pjesë e një ofensive më të gjerë nga Google, e cila testoi metoda të ndryshme për të luftuar bllokuesit e reklamave duke përfshirë ndalim të plotë të shikimit të videove pas tre shikimeve për përdoruesit që përdorin bllokues reklamash, që në vitin 2023.

Përdoruesit në të gjitha rrjeteve, duke përfshirë Reddit dhe forumet e shfletuesve Brave, kanë raportuar këto probleme, duke sugjeruar që Google mund të jetë duke synuar llogari specifike përdoruesish, pavarësisht nga lloji i shfletuesit.

Sfondi financiar i këtij veprimi është i qartë, YouTube gjeneroi 28 miliardë euro të ardhura nga reklamat në vitin 2024, duke e bërë reklamimin gurthemelin e modelit të saj të biznesit. Një abonim YouTube Premium mbetet e vetmja alternativë për përdoruesit që duan një përvojë pa reklama.

Analiza teknike tregon se ngadalësimi arrihet duke përdorur funksionin setTimeout të JavaScript, i cili prezanton një vonesë prej pesë sekondash para se të ngarkohet përmbajtja. Gjatë kësaj periudhe, përdoruesve u shfaqet një mesazh nga mbështetja teknike për të çaktivizuar bllokuesit e reklamave.

Ky ngadalësim ndikon jo vetëm në luajtje, por edhe në funksionalitete të tjera – komentim, ngarkim videosh të reja dhe opsione bazë të faqes. Disa përdorues raportojnë gjithashtu probleme me zërin gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta.

Edhe pse këto masa zbatohen gradualisht, ka ende një mënyrë për t’i anashkaluar ato.

Përdoruesit e plugin-it uBlock Origin mund të përdorin një filtër të veçantë: www.youtube.com##+js(nano-stb, resolve(1), *, 0.001), për të zvogëluar vonesën nga pesë sekonda në 0.001 milisekonda. Rekomandime të tjera përfshijnë përdorimin e modalitetit të shfletimit privat, pastrimin e cookie-ve ose çaktivizimin e disa opsioneve në cilësimet e plugin-it.

Përdoruesit e macOS mund të përdorin funksionin Hide Distractions të Safari-t, ndërsa përdoruesit e shfletuesit Brave mund të përditësojnë bllokuesit e tyre të reklamave në menunë Shields → Content Filtering.

Continue Reading

Teknologji

Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran

Published

on

Bitcoin u rrit me 0.5% të martën, duke zgjatur fitimet nga sesioni i mëparshëm, pas raporteve se Irani mund të kërkojë armëpushim në konfliktin me Izraelin.

Megjithatë, tregjet e kriptove mbetën të ndjeshme, pasi tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ndërsa investitorët presin me kujdes vendimin e radhës të Rezervës Federale të SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump dha një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, ndërsa sulmet midis Teheranit dhe Jerusalemit vazhduan.

Ndërkohë, Banka e Japonisë mbajti normat e interesit të pandryshuara, pa ndikuar ndjeshëm në tregjet kripto.

Bitcoin tregtohej rreth $107,066, duke mbetur brenda intervalit të zakonshëm të qershorit.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Nissani planifikon t’i reduktojë aksionet në Renault

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Nissan Motorit, Ivan Espinosa, ka thënë se prodhuesi i automjeteve planifikon të zvogëlojë aksionet e tij në partnerin francez Renault, raportoi gazeta e biznesit Nikkei.

Nissan dhe Renault patën njoftuar në mars se kanë rënë dakord të ulnin pjesëmarrjen minimale të kërkuar tek njëri-tjetri në 10% nga 15%.

Sipas marrëveshjes së tyre, çdo shitje aksionesh duhet të koordinohet me palën tjetër dhe përfshin të drejtën e refuzimit.

Shitja e një pjese prej 5% të aksioneve të Renaultit do të sillte rreth 640 milionë dollarë me çmimet aktuale të aksioneve, fonde që Nissani planifikon t’i përdorë për zhvillimin e automjeteve në kushtet sfiduese të biznesit.

Nissani aktualisht mban 15% të kompanisë franceze, sipas të dhënave të LSEG.

Continue Reading

Teknologji

Familja Trump prezanton telefonin T1 ngjyrë ari

Published

on

Familja Trump po lanson një rrjet celular, Trump Mobile, dhe një telefon të markës Trump, T1, i cili sipas tyre do të prodhohet në Amerikë.

Trump Mobile po lanson rrjetin “Plan 47” për 47.45 dollarë në muaj.

Do të funksionojë me telefonat ekzistues, por nëse preferoni, kompania do të shesë gjithashtu një telefon T1 prej 499 dollarësh me ngjyrë ari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një njoftim për shtyp, Trump Mobile e quan atë “një telefon inteligjent elegant, ari, i projektuar për performancë dhe i projektuar dhe ndërtuar me krenari në SHBA”. Është i disponueshëm për porosi paraprake me depozitë prej 100 dollarësh e do të jetë i disponueshëm nga gushti 2025 ose shtatori 2025.

Detajet mbi vetë telefonin janë të pakta. Faqja e produktit përfshin atë që duket të jetë një imazh i përpunuar në Photoshop i një telefoni të lyer me ngjyrë ari me një logo “T1” dhe flamur amerikan në pjesën e pasme.

“Trump Mobile do të revolucionarizojë telefonat celularë, thirrjet mobile”, tha Eric Trump.

Ndërmarrja e re u njoftua nga Organizata Trump, entiteti kryesor mbajtës për shumicën e bizneseve të Donald Trump, që kontrollohen nga fëmijët e tij.

Continue Reading

Të kërkuara