Lajmet

Paneli i OBSh-së rekomandon dozën e tretë të vaksinës

Doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë.

Published

on

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vaksinat, rekomandoi që njerëzit e moshuar dhe ata me sistem të komprometuar imunitar të marrin dozën shtesë të vaksinës kundër koronavirusit.

Drejtoresha për vaksina e OBSh-së, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja.

O’Brien tha se kjo nuk vlen për të rriturit e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera.

Studimet kanë treguar se mbrojtja nga vaksinimi te njerëzit mbi 65 vjeç zvogëlohet më shpejt, sesa te të rinjtë.

Shumë vende të pasura, përfshirë Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rekomanduar tashmë dozën e tretë për të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobësuar imunitar.

OBSh-ja u bëri thirrje qeverive që kanë shumë vaksina, që të mos iu ofrojnë ato personave nën 65 vjeç, por t’iu japin vendeve që nuk kanë doza të mjaftueshme për t’i vaksinuar njerëzit në nevojë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins në ShBA, koronavirusi ka prekur mbi 238 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë kanë vdekur.

Deri më 12 tetor, në të gjithë botën janë dhënë mbi 6.4 miliardë vaksina./REL/

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste dhune në familje në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara të dhunës në familje në kryeqytet, ku është raportuar për kanosje dhe sulm fizik.

Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur përmes telefonit një grua kosovare. I dyshuari u ndaluar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Më 03.12.2025 është ndaluar dhe arrestuat i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërgruar në mbajtje.“, thuhet në raport

Në një rast tjetër, të raportuar rreth orës 21:50 të së njëjtës ditë, një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy persona pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje.

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.“, thuhet në njoftim.

Rastet janë duke u trajtuar nga autoritetet kompetente./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit nga Policia e Kosovës thuhet se incidenti ka ndodhur pasi policët u kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve.

Gjatë përleshjes nuk është raportuar për lëndime serioze dhe zyrtarët policorë kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftm./UBTnews

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet zyrtarisht paraqitja e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave në rastin ku klientët e tyre së bashku me Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Këtë njoftim mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Krasniqit e kanë bërë ndaras më 2 dhjetor 2025

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më pas, ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi dëshminë më 10 nëntor 2025 dhe vazhdoi edhe më 11 nëntor 2025 dhe 12 nëntor 2025. E ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee dëshmoi më 12 dhe 13 nëntor 2025. Ndërsa, më 17 nëntor e filloi dëshminë Wesley Clark i cili e përfundoi më pas më 18 nëntor 2025.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast./EO/BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara